Connect with Us

Nga Elvi FUNDO/ Dyfytyrësia e Sali Berishës me Luli Bashën

Politikë

Nga Elvi FUNDO/ Dyfytyrësia e Sali Berishës me Luli Bashën

Publikuar

-

/
cna lajme politike

Një betejë ka filluar brenda Partisë Demokratike, ku lideri historik Sali Berisha, ka shpallur një lëvizje, atë që ai e quan Foltore, ku qytet më qytet po mbledh militantë të Partisë Demokratike dhe strukturat e saj.

Një takim si kurrë më parë, që në fakt Lulzim Basha nuk ka mundur ta bëjë dot kurrë. Edhe pse Berisha është 77 vjeç, duket plot energji, aktiv dhe i palodhur, një lëvizje që askush nuk e priste dhe të gjithë kanë ngelur gojëhapur.

Edhe më pesimistët, apo edhe kundërshtarët e tij përfshirë edhe ata që ndoshta e urrjenë Berishën, thonë një fjali: “ Është i palodhur, i papërsëritshëm në llojin e vet dhe e quajnë një kafshë politike.”

Kjo Foltore e Berishës, ka nxjerrë qartazi në pah faktin, se Partia Demokratike, tashmë është pas tij. Lulzim Basha ka ngelur i vetëm në zyrë, me një grup të vogël njerëzish, nuk bëhen as dhjetë të tillë, përfshirë të gjithë ata që ka në grup parlamentar dhe ata që ka në drejtimin e partisë.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Lëviz i çoroditur, ka problematika, konfliktohet me Forumin Rinor, përjashton kryetarë degësh, po tenton të mbajë partinë me emra dhe individë që nuk kanë lidhje me të, me shumë personazhe butaforikë, qesharakë, të pa peshë në politikë të sjellë prej tij, që nuk kanë lidhje me bazën.

Pikërisht dhe kjo është pjesa kryesore e defektit të Bashës në lidhje me Partinë Demokratike, sepse e vërtetë është ajo që ka thënë Sali Berisha disa javë më parë se, në PD Lulin nuk e kanë dashur, por e mbështesnin se e mbështeste Berisha.

Një pjesë e mbështetësve të Lulzim Bashës kanë një tezë: Dyftyrësinë e Sali Berishës dhe disa që e mbajnë veten si intelektualë shtrojnë edhe një pyetje: Kë Sali të besojmë, atë që mbështeste dje Bashën apo atë që sulmon sot Bashën.

Kë Sali të besojnë atë që thoshte se Basha ka bërë gjithë e gjithë këto të mira për Shqipërinë dhe PD, ndërsa tani Berisha po e quan dele të zezë të partisë dhe njeriun kryesor që e ka shkatërruar atë dhe e ka çuar nga humbja në humbje.

Analiza është mjaft e thjeshtë për të gjithë ata që ngrenë dyshime.

Është e vërtetë, Sali Berisha e ka mbështetur për gjithçka Lulzim Bashën.  E mori nga rruga në 2005, e futi në PD, i dha drejtimin e Kopit, e bëri tri herë ministër, skandal pas skandali, Lulzim Basha “rritej” në PD, u bë kryetar Bashkie, dështoi ashtu siç dihet dhe ishte këmbëngulja e Berishës që e vuri në 2013 pa asnjë diskutim kr

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

yetar të PD-së. E vendosi.

Ndoshta edhe pa ndërhyrjen e Berishës, Basha mund të fitonte përballë Olldashit, për faktin se ai ishte kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe në partitë politike shqiptare ishte bërë një lloj lëvizje e tillë më parë në PS, përsa kohë Edi Rama kishte marrë drejtimin e kësaj partie pasi kishte marrë drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

Por Berisha e mbështeti. Më pas në gabimet e Lulit, ndoshta ka patur edhe ai ndikimet e tij, në vendimet deri në vitin 2017, kur në fakt këshilltarët e Lulzim Bashës i kërkuan në atë kohë të largonte Berishën dhe të dilte si lider mbi të. Gjë që Lulzim Basha nuk e bëri, por vrau të gjithë bashkëpunëtorët e Berishës, duke i hequr dhe nga lista, duke i sulmuar.

Publikisht e filloi me Majlinda Bregun, shkoi tek Ridvan Bode, goditi Jozefina Topallin, Astrit Patozin e kështu me radhë.

Pro nuk ishin vetëm këta. Përtej tyre u godit në bazë, kryetarë degësh, kryetar seksionesh, grup seksionesh pra, lufta lart ishte dhe më e ashpër poshtë. Në rast se lart dikush qëllohej, poshtë merrej mitralozi dhe vritje gjithë anëtarësia. Berisha e mbështeti Lulzim Bashën edhe në 2017, pas humbje ndoshta me idenë e qartë se do të vinte koha pas 8 vjetësh.

Ka qenë i bindur se pas katër vitesh PD ndoshta nuk do të vinte dot në pushtet, por pas 8 vjetësh rruga do të ishte më e qartë. Skena politike dhe qartësimi i saj si një opsion tripolar politik.

Dalja e LSI kundër socialistëve ia qartësonte shikimin Berishës për të shpresuar se pas 4 vjetësh, pra në 2021, Basha mund të bëhej kryeministër, sepse ndarja e së majtës, ku LSI kishte rreth 240 mijë vota dhe një rritje normale e PD do të sillte një koalicion tjetër në pushtet.

Do të rrëzonte Edi Ramën. Por veprimet e Bashës duket se më pas ishin problematike. Që nga diegja e mandateve, moshyrja në zgjedhjet lokale e kështu me radhë. Beteja të lëna në mes, nga Rruga e Kombit tek Unaza e kështu të tjera si teatri, përplasje, beteja të humbura të Lulit, kërcënime, kërcitje dhëmbësh deri te deklarimet se, do të duhet të kalonin mbi trupin e tij e në fakt trupi i Lulit u bë autostradë .

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna showKëto të gjitha Sali Berisha i mbështeti.

 

Mbështeti partinë politike. Ata që i thonë është një kafshë politike, kjo është e vërtetë. Mbështeti vendimet e partisë, mbështeti vendimet e shumicës, këtë se ka bërë vetëm Sali Berisha, e kanë bërë shumë njerëz aty, që kanë qenë kundër por në publik kanë mbajtur qëndrimin politik të partisë.

Pikërisht ky është ai thelbi i një force politike, që shumica vendos, por ajo që ka bërë Basha është që nuk vendoste me shumicën apo i kërkonte mendim, por pasi merrte vendim dhe e vendoste se ç’do të bëhej, atëherë kërkonte mbështetjen e shumicës së njerëzve që në fakt në strukturat  drejtuese thuhej se i kishte totalisht nën kontroll.

Këtu e ka mbështetur  Berisha dhe i ka bërë të gjithë, por ka një fakt. Sali Berisha nuk ka dashur që të digjen mandatet. Ka një deklarim të mbledhjes së kryesisë nga ato që Lulzim Basha regjistron ku në grup parlamentar më pas ku është mbledhur për të diskutuar djegien e mandateve Berisha ka qenë i pari që ka theksuar se rruga e djegieve të mandateve është një rrugë  pa krye, e cila mund të çojë në rrënimin e PD.

Dalja nga sistemi, nuk kemi më parti politike por një shoqatë. Kjo është ajo që ka theksuar Berisha.

Këtë e ka dëgjuar jo një , por gati 40 deputetë të pranishëm në mbledhjen e grupit parlamentar. Pas kësaj ka të tjera akte dhe veprime që janë ditur nga shumë bashkëpunëtorë të Bashës dhe Berishës, me të cilët shpesh ndante mendim . Deri këtu jemi tek pjesa që Berisha mbështeti Lulzim Bashën.

LEXO EDHE:  "Na ke zhgënjyer, hap krahun"/ Demokratët paralajmërojnë Bashën

Ka dhe raste që kanë debatuar, por fakti është që Berisha e ka mbështetur publikisht çdo akt, çdo qëndirm të Lulit, për më tepër ka dhënë të gjithë energjinë e tij që Luli të bëhej një lider.

Tani një përgjigje për këta që thonë se Luli i djeshëm dhe Luli i sotëm çfarë ndryshoi tek Saliu?

Në të vërtetë nuk ka ndryshuar asgjë tek Sali Berisha. Duhej që Lulzim Basha të vriste dhe Sali Berishën që ky i fundit të bënte stop dhe të thoshte mjaft. Deri në atë moment, ata që mendojnë se Sali Berisha nuk e ka ditur që Luzlim Basha po bënte gabime fatale dhe ndoshta po e dëmtonte dhe PD, duhet të jenë të qartë se gëlliste çdo ditë. Kjo me shpresën se PD do bëhej më mirë se Luli do ndryshonte, duhet të gabonte që  të rritej në politikë pa diskutim.

E gëlltiti shumë pranoi shumë, derisa më në fund, mori dhe thikën pas shpine me një justifikim se ka gjetur një kleçkë statutore, le ta quajmë, pezullim nga grupi parlamentar deri në zbardhjen e çështjes e tjera si këto.

Në fakt Lulzim Basha nuk bëri asgjë tjetër, bëri një akt tradhtie. Tani ka një pyetje për të gjithë ata që thonë: Kë Berishë të besojmë? Atë dejshmin apo atë të sotmin?

Sali Berisha e ka mbështetur pas asnjë rezervë Lulzim Bashën, në gjithçka ka bërë Lulzim Basha.

Tani a duhet ta vriste Luli apo s’duhet ta vriste kjo është një gjë tjetër, pro fakti është që Luli e trdhatoi dhe i futi thikë pas shpine. Tani duhet të flasë në të njëtën mënyrë sërish Sali Berisha.

Kush nga këta analistët politikë që mbështesin sot Lulzim Bashën, kush nga këta politikanët që janë krah Lulzim Bashës, nuk do të bënte atë që bëri Sali Berisha?

Pra që hapur t’i dilte kundër. Kush nga elita politike shqiptare nëqoftëse do të mbështeste pafundësisht një njeri, dhe më pas ai do ta godiste nga pas, do ta vriste nga ana politike, do ta anatomonte dhe sulmonte, në të gjitha mënyrat, njeriun që e kish rritur politikisht? Kush do të ishte ai që do ta pranonte këtë gjë?cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Askush. E aq më tepër Sali Berisha, një njeri që sot në moshën 77 vjeçare po tregon se ka më shumë energji se Lulzim Basha, ka më shumë mbështetje në opinion publik se Lulzim Basha dhe për ata që pyesin, pse thoshte kështu dje dhe pse  thotë sot, sepse çdo njeri kupton dhe ndryshon.

Një shprehje e famshme është se vetëm budallai dhe i vdekuri  nuk ndryshojnë mendim. E askush ndoshta nuk mendon se Sali Berisha është budalla, as i vdekur. Është i gjallë me plot energji dhe është atje në Foltore.

Një Foltore që përtej militantëve të PD, që ndoshta shumë janë të mëdhenj në moshë, disa me ide të vjetra, kanë kurajon të flasin, janë atje nëpër Foltore. Ka dhe qindra të rinj që shkojnë në Foltore përtej PD. Ka dalë edhe në pjesën gri të elektoratit sepse po shikohet si shpresë për një arsye të thjeshtë. Njerëzit po flasin dhe po thonë disa të vërteta.

Sali Berisha thotë atë që mendon, qytetarët thonë problematikat që ka opozita, pikërisht ato që pjesa gri e elektoratit për këtë arsye nuk ka shkuar ta votojë Partinë Demokratike.

Ndaj dhe të gjithë ata që duan të gjejnë përgjigjen të besojnë atë djeshmin apo të sotmshmin, duhet ta besonin atë të djeshmin për atë që ishte dje. Sot jemi në një kohë tjetër dhe faktet e reja në rrethana krejtësisht të reja, me një Lulzim Bashë që ka vrarë Partinë Demokratike, që ka tradhtuar të gjithë demokratët, dhe kjo provua me kohën.

Nuk mund të thonte Sali Berisha në 2013 që Luli është tradhtar, pasi po e rriste në politikë, ishte biri i tij. Tani pasi e pa se çfarë ka bërë Lulzim Basha, është e drejtë që të thotë se është kryetar vule,  i marrë peng nga kryeministri në detyrë, dhe kjo është e drejtë e Berishës.

Sa të drejtë ka ai e tregojnë takimet, njerëzit, mbështetja, entuziasmi që ka.

Gaboi dje që e mbështeti apo jo këtë e ka thënë dhe e ka pranuar publikisht duke kërkuar edhe ndjesë për mbështetjen që i ka dhënë.

Prandaj Sali Berisha  është në të gjithë të drejtën e tij politike për të folur atë që mendon, për të kryer veprimin e tij politik, për të goditur Lulzim Bashën , qoftë edhe për të alrguar nga Partia Demokratike.

Kjo është një arsye më shumë për t’iu përgjigjur atyre skeptikëve apo atyre që duan të ngrenë alibira, se Berisha e ka për qëllim personal. Qoftë edhe për qëllim personal, cili nga ata që hoqi Lulzim Basha, cili nga ata që janë brenda PD, kishte forcën , argumentin apo mbështetjen që ka Sali Berisha në Partinë Demokratike? Asnjë njeri padiskutim. Të gjithë provuan, të gjithë dështuan.

Dështoi Topalli, dështoi Patozi. Dolën më vete. Të dy bashkë nuk morën më shumë se 15 mijë vota,  me dy parti të ndara e të tjerë. Ndërsa Sali Berisha i vetëm, sot jo ja përgjysmon partinë Lulzim Bashës por ia merr të gjithë partinë dhe Luli ngelet i vetëm me një grusht njerëzish.

E në rast se ka burrëri dhe fshihet pas logos dhe vulës mund të bëjë një parti vetë dhe të dalë ta provojë dhe të shohim sa të vërtetë ka Sali Berisha me këto që thotë sot dhe me ato që ka thënë dje, sepse njeriu ndryshon pasi shikon dhe provon. Dhe Lulzim Basha u pa, u provua dhe dështoi.

Sali Berisha vetë e pësoi dhe tashmë është në një reagim krejt të drejtë publik dhe këtu nuk ka dyfytyrësi nga Sali Berisha, por ka fakte dhe vetëm fakte. Lulzim Basha që dështoi duhet të ikë dhe pikë./CNA.al

Pas Këlliçit, Basha shkarkon Albana Vokshin/ Zgjedhje edhe në LDGSH

Basha ka ikur, problemi është Berisha

Berisha: Basha vrau në pritë elitën e PD-së

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Bardhi justifikohet para mediave: Çdo person brenda selisë ishte kontrolluar nga policia

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka dalë para mediave pas protestës së sotme në selinë blu.

 

Pas përdorimit të gazit lotsjellës nga njerëzit e Bashës, Bardhi u justifikua teksa tha se të gjithë ata që ndodheshin brenda selisë i ishin ushtruar një kontrolli fizik nga policia.



 

“Çdo person që ka qenë brenda ka kaluar një procedurë verfikimi nga policia dhe prokuroria. Në një fazë të dytë ka kaluar në një procedurë kontrolli fizik çdo person që ishte brenda selisë së PD. Pas kësaj faze ka kaluar një kontroll i imtësishëm i cdo ambienti i selisë së PD. Janë kontrolluar edhe zyrat e deputetëve edhe pse me ligj kjo nuk mund të ndodhte”, tha Bardhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Protesta në selinë blu/ Topalli: Fillimi i opozitarizmit real!

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish kryeparlamentarja, JozefinaTopalli ka reaguar për protestën e sotme të thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha në selinë e PD.

 

Topalli ka publikuar në faqen e saj në Facebook, foto nga protesta ku shfaqen protestues të shtrirë në tokë nga gazi losjellës që u përdor nga njerëzit e Bashës.

 



“8 Janar 2022! Fillimi i opozitarizmit real”, shkruan Topalli, bashkëngjitur fotove.

LEXO EDHE:  Mblidhet kryesia e PD në njësinë 3/ Anëtarët mbështesin Kuvendin e 11 dhjetorit

LEXO EDHE:  “Të futi Basha në listë”/ Murrizi, debat me ish deputeten e PD: Mos më hap barkun!

 

Kujtojmë se protësta e sotme ishtë thirrur nga ish kryeministri Berisha i cili e cilësoi njëprotestë paqësore, që kishte synim hapjen e dyerve të blinduara të selisë së PD./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Nuk e pranoja!”/ Paloka: Basha sot tregoi se është kamikaz i Ramës

Publikuar

-

Nga

Deputeti i PD, Edi Paloka thotë se nuk e pranonte se kryetari i PD, Lulzim Basha është peng i kryeministrit Edi Rama.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Paloka shkruan se sot Basha tregoi përfundimisht se është kamikaz i Ramës.



 

“Përfundimisht ! Unë kam qenë nga ata që nuk e pranoja se Basha është peng i Ramës ! Sot përfundimisht Basha tregoi se është kamikaz i Ramës”, shkruan Paloka./CNA.al

LEXO TE PLOTE