Connect with Us

Në rresht para djalit të Sorrosit/ Rama komenton praninë e tij në Open Balkan

Politikë

Në rresht para djalit të Sorrosit/ Rama komenton praninë e tij në Open Balkan

Publikuar

-

/

Djali i multimiliarderit Georg Sorros, Aleks Sorros ishte i pranishëm në tryezën e Open Balkan në Beograd. Vëmendje mori pozicioni rresht i liderëve të Ballkanit para Alex Sorros.

Në një intervistë për “Kjo Javë” me Nisida Tufën në Neës 24 Rama tha se fondacioni i tyre është një nga forcat më pozitive në historinë e 30 viteve në Shqipëri.

Fondacioni i Shoqërisë së hapur është një nga forcat më pozitive në historinë e 30 viteve në Shqipëri dhe për shqiptarët. Fondacioni i shoqërisë së hapur dhe Xhorxh Sorosi personalisht kanë bërë për Shqipërinë jashtëzakonisht shumë dhe sot në Shqipëri ka ende plot fëmijë që shkojnë në shkollat e rindërtuara nga Xhorxh Sorosi. Dhe nuk janë një e dy, por shumë shkolla pas tmerrit të vitit 1997 etj etj. Dhe fondacioni është pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme për shoqërinë e hapur dhe pikërisht për këtë arsye Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur janë pjesë e asaj për të cilën fondacioni ekziston dhe është i pranishëm në të gjithë botën.

Të gjitha teoritë e konspiracionit, të gjitha akuzat dhe të gjitha shpifjet që bëhen në adresë të Xhorxh Soros dhe fondacionit, vijnë nga skuta dhe mendje të cilat realisht kanë probleme me të vërtetën dhe vetë historinë e tyre, me vetë të shkuarën e tyre. Ajo që dua të saktësoj është se në tryezë  nuk ka qenë Aleks Sorosi me ndihmësit e tij por ka qenë Këshilli i Atlantikut. Këshilli i Atlantikut është një nga më të rëndësishmit në Ëashington, është një pikë referimi në politikën amerikane dhe Këshilli i Atlantikut është një tjetër forcë që e mbështet Ballkanin e Hapur pa rezervë. Këshilli i Atlantikut është një udhëkryq ku takohen republikanë e demokratë dhe ku ka shumë aktivitete dhe diskutime. Dhe ka qenë Këshilli I Atlantikut, ka qenë edhe Fondacioni i Shoqërisë së Hapur”, tha Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Koalicion për zgjedhjet e 6 marsit?/ Berisha: Kemi negociata me të gjitha partitë

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha u shpreh se është në negociata me të gjitha partitë opozitare për të hyrë në një koalicion  në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Në një intervistë për emisionin Opinion me Blendi Fevziun në Tv Klan, Berisha deklaroi se nëse do të arrihet një marrëveshje për koalicion, atëherë do të formohet Aleanca, e cial sipas tij do të ketë një logo të vetën.



Absolutisht që nesër mund të hyjmë në koalicion me LSI nuk është asnjë problem. Negociata ka me të gjitha partitë. Kandidatët do jenë nën logon e Aleancës, aleanca ka logon e vet. Ne përfaqësojmë revolucionin. Jemi mes kandidatëve të pavarur dhe partive politike. Do e vendosin ekspertët tanë. Gjithçka do varet nga ekspertët e çështjeve elektorale të cilët do parashtrojnë mendimin e tyre duke u bazuar në kodin zgjedhor. Zgjedhjet e qeverisë janë tritol dhe SPAK. Ne nuk bojkotojmë. A ishte realitet tritoli në pragun e shtëpisë së Armand Dukës në proces zgjedhor? Olsi Rama për ti marrë funksionin. Nuk është Erion Veliaj ai është një mjeran i keqpërdorur”, tha Berisha./E.K-CNA.al 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Berisha tregon çfarë do ndodhë ditën e dielë

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur për lëvizjen e Komisionit të Rithemelimit dhe pjesëmarrjen në zgjedhjet e pjesshme vendore.

Në një intervistë për emisionin Opinion, Berisha u shpreh se në zgjedhjet e 6 marsit do të aplikohet standardi i primareve që është mirëruar në statutin e PD, ndërsa shton se ditën e dielë do të nisë faza e zgjedhjes së kandidatëve në të gjashta bashkitë.

Ky është një revolucion i pandalshëm. Është i pandalshëm pjesëmarrja në zgjedhje. Po aplikojmë standardin e primare që është mishëruar në statutin e PD.



Ditën e dielë do jenë në të gjitha bashkitë. Nëse do ishte datë e zakonshme ti këtë e filloje katër muaj para. Tani kemi 45 ditë kohë dhe të dielë kemi përcaktuar primaret. Kandidaturat po paraqiten. Ata e dinë që nuk kanë kohë dhe askush nuk i detyron të kandidojnë. Kemi plot kandidatura. Të dielë do kemi garë. Votimi është të dielë. Votimi nga anëtarësia është më mirë se emërimi nga Kryesia. Zgjedhësit e PD pajisen me një kartë dhe ai merr kartën e zgjedhsit të PD.

Në Shkodër janë rreth 20 persona. Lista konkludohet nesër”, tha Berisha./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Agron Duka tregon qëndrimin për zgjedhjet e 6 marsit

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka treguar qëndrimin e partisë së tij për zgjedhjet e 6 marsit.

Duka theksoi se kanë zgjedhur të mbështesin kandidatin si individ dhe jo grupimin në të cilin bën pjesë.

“Kemi zgjedhur të mbështesim kanidatin si individin dhe jo grupimin në të cilin bën pjesë. Në bashki të ndryshme mund të ketë kandidatë me peshë të ndryshme. Do zgjedhim kandidatin që është më i pëlqyer nga qytetarët, s’ka rëndësi është i Bashës apo i Berishës”, tha Duka.

LEXO EDHE:  Paskal Milo zbulon marrëveshjen e heshtur Rama-Basha

LEXO EDHE:  Milva Ekonomi në krye të Bashkisë Durrës?/ Ish-ministrja e Ramës i përgjigjet Bashës



Ai theksoi se në Durrës do preferojnë atë kandidat që do tentojë të fitojë bashkinë.

“Në këto kushte ne do shohim një kandidat preferencial atë që mendojmë se është më i preferuar për qytetarët. Do shohim nëse ka ndonje premisë që ndonjë kandaditat të mund të premtojë më shumë dhe ne ta mbështesim në mënyrë që ato vota që kemi t’ja japim atij”, tha Duka./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE