Connect with Us

“Meta ka qenë fatkeqësi për Shqipërinë”/ Rama: Nuk më intereson fare e ardhmja e tij politike

Politikë

“Meta ka qenë fatkeqësi për Shqipërinë”/ Rama: Nuk më intereson fare e ardhmja e tij politike

Publikuar

-

/

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për zgjedhjen e presidentit të ri mbrëmjen e sotme.

Në intervistën e tij për emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në Neës 24 lëshoi retorika të ashpra ndaj presidsentit Ilir Meta, për të cilin tha se ka qenë fatkeqësia e vendit, ndërsa shtoi se nuk  i intereson e ardhmja e tij politike pas shkarkimit nga detyra.

Pas 6 muajsh nisin procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri të shtetit. Ju i keni numrat për të zgjedhur kryetarin e shtetit, pyetja është: Do të kerkoni konsultime me opozitën?

Patjetër! Patjetër dhe shpresoj që të mund t’i realizojmë konsultimet.

Tani që Presidenti Meta ka hyrë në muajt e fundit të mandatit dhe është Presidenti për të cilin janë ngritur dy komisione parlamentare për ta shkarkuar-çfarë parashikoni ju për të ardhmen e tij politike?

Nuk e di dhe nuk më intereson të them të drejtën.

LEXO EDHE:  Çfarë fshihet pas ftesës për Bashën?/ Flet Rama: Nuk i vë asnjë limit

Do të ndiheshit më komod me Ilir Metën President, apo në krye të LSI?

Komoditeti nuk është fjala e duhur edhe pse e kuptoj shumë mirë në cfarë sensi e përfshini. Unë mendoj që për shtetin shqiptar Ilir Meta ka qenë fatkeqësi për të mos thënë më shumë dhe pastaj për LSI është cështja e LSI, e asaj pjese të LSI që vijon akoma të ekzistojë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

21 janari/ Dy ngjarjet që kanë lënë shenjë

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti Myslim Murrizi ka reaguar për “21 janarin”, datë kjo që në historinë e 110 viteve shtet shënon dy ngjarje kryesore.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Murrizi, teksa kujton Kongresin e Lushnjes që u mbajt në 21 janar 1920, deklaroi se kjo datë duhet të respektohej dhe të shpallej festë zyrtare. Ai gjithashtu, shkruan se Kongresi i Lushnjës mori vendime historike që në shtator të atij viti u njohën nga Lidhja e Kombeve, si dhe falë kësaj u arrit sovraniteti i Shqipërisë.

Por sipas tij, kur kjo datë duhet të respektohej, politika vrau në 21 janar 2011 katër persona të pafajshëm në Bulevard.

Postimi i plotë i Murrizit:

BURRAT e 21 janarit 1920 të Kongresit të Lushnjes dhe K…. e politikës së bulevardit që vranë 4 Qytetarë të pafajshëm më 21 janar 2011 për karrigen e pushtetit të tyre

21 janari 1920 duhet të ishte festë zyrtare ose festë Kombëtare në rrespekt të ngjarjes nr 2 në historinë e 110 viteve Shtet i pavarur pas 28 nëntorit 1912

Kongresi i Lushnjës mori vendime historike që në shtator të atij viti u njohën nga Lidhja e Kombeve ( OKB e sotme)

Falë këtyre BURRAVE të 21 janarit 1920 kemi sot këtë Shqipëri, këtë territor

Kongresi i këtyre BURRAVE shënoi fillimin e parlamentarizmit dhe hodhi themelet e një Shteti sovran e unik Shqiptare

De fakto ruajti këto 28 mijë km katrorë Shtet që prej 102 vitesh kemi

Nuk dua të bëj histori e as të bëhem historian por Kongresi i Lushnjës i 21 -31 janarit 1920 meriton të jetë në kalendarin e festave kombëtare për Shqiptarët

Në vitin 2019 së bashku me një grup prej 25 Deputetësh e propozova në Kuvend për ta shpallur 21 janarin 1920 FESTË Kombëtare ose Festë Zyrtare



Prej 2 vitesh K…. e politikës nga të dy krahët, që mbajnë përgjegjësi sa të jenë gjallë për 4 viktimat e 21 janarit 2011 heshtën, belbëzuan, u trembën u dhjaksën u nxinë, njëlloj si çdo fajtore në krim dhe nuk guxuan të votojnë në Parlament një vlerësim të munguar, të vonuar për një datë me rëndësi madhore për Kombin Shqiptare

Këta që kanë votuar për të bërë festa zyrtare disa festa pagane si dita e verës, dita e bollokumes, dita e oshures etj, dridhen si qen të kapur në panik nga 21 janari, sepse janë pothuajse njëlloj të pistë e me duar të lyera me gjakun e 4 viktimave të 21 janarit 2011 që është 91 vjet pas Kongresit të Lushnjes

Lufta për pushtet e K… të politikes se 21 janarit 2011 si e atyre qe donin te hynin ne zyre me force dhe e atyre qe per te ruajtur zyren apo karriken e pushtetit me plumb, nuk ka asnje lidhje apo shenje barazimi me Luften e BURRAVE te 21 janarit 1920 te Kongresit te Lushnjes

Nje thirrje per K…. e politikes 31 vjeçare postkomuniste qe per karriket dhe pushtetin e tyre vrasin, rrahin, mashtrojne, vjedhin dhunojne perçajne e ndezin zjarr urrejtje me hunj, çekiçe bombla gazi e gaz lotesjelles mes Shqiptareve dhe bejne sikur luftojne njeri tjetrin por ne fakt jane te gjithe bashke

BOLL MĒ ME LOT E QURRE HIPOKRIZIE PER ÇDO SHQIPTARE TE PAFAJSHEM QE KENI VRARE GJATE KETYRE 31 VITEVE PER KARRIKEN TUAJ TE NDYRE DHE PUSHTETIN TUAJ

Shqiptaret nuk kane nevoj per tufa lulesh pas vdekjes e betime hipokritesh se do denojme fajtoret

Ju jeni te gjithe njelloj fajtor per çdo viktime te pafajshme qe politika juaj e ndyre nder 31 vite ka sjelle mes Shqiptaresh

Ju jeni njelloj vrases por ne forma te ndryshme, dhe njelloj mashtrues e hipokrite te piste qe perfitoni pushtet e para mga gjaku i Qytetareve viktima te mashtrimit tuaj

Dhe ju garantoj qe do ta paguani shtrejte aty ku ju dhemb me shume ço pike gjaku te çdo Shqiptari te pafajshem qe babezia, grykesia, etja juaj per pushtet ka vrare

E di qe nuk do ta paguani nga drejtesia por do ta paguani nga I Madhi Zot

Ndaj ju bej thirrje qe te mos ngaterroni 21 janarin e 1920 te BURRAVE te Kongresit te Lushnjes me 21 janarin 2011 te K…. te politikes se rruges qe pasi çuat ne plumb 4 fatkeq, dy vite me vone qeveriset 4 vjet bashke me shkaktaret qe sollen viktimat e 21 janarit./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Beteja më e madhe brenda dy grupeve”/ Lubonja: PS merr të gjashta bashkitë

Publikuar

-

Nga

cna politike

Analisti Fatos Lubonja ka deklaruar se Partia Socialiste do të marrë të gjashta bashkitë në zgjedhjet e pjesshme vendore.

I ftuar në emisionin “Pikat mbi i”, sipas Lubonjës, beteja më e madhe do të jetë brenda dy grupeve të PD-së dhe se mendon se pjesën më të madhe të bazës e ka ish kryeministri Sali Berisha.



Ndër të tjera, Lubonja shprehet se do të ishte çudi nëse ndonjërën nga bashkitë ta merrte PD.

Unë mendoj që beteja më e madhe do jetë brenda dy grupeve të PD-së. Do jetë më emocionale, por që nuk do ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve. Edhe Shkodrën e mori PS në zgjedhjet e tjera. Për mua as ka pikë dyshimi se të gjashta i merr PS-ja dhe do të ishte çudi e madhe që ndonjëra prej tyre të merrej nga…edhe këtë nuk di ta them, sepse mendoj që pjesën më të madhe të bazës e ka Berisha”, është shprehur Lubonja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gara e 6 marsit/ Kujt do t’ia besoj PS garën për Bashkinë e Lushnjes

Publikuar

-

Nga

Partia Socialiste duket se e ka gjetur zgjidhjen për kandidatët që do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

CNA.al raportoi ditën e djeshme se për Bashkinë e Durrësit në garë do të ishte kryetarja e komanduar Emirjona Sako, e cila do të ketë përballë dy kandidatë të tjerë në këtë betejë.

Por mesa duket e njëjta gjë po ndiqet edhe për bashkitë e tjera.



Partia Socialiste ka propozuar për kandidate për kryetare të bashkisë Lushnje, Eriselda Sefën. Aktualisht Eriselda Sefa është kryetare e komanduar në këtë bashki. Ndërsa një ditë më parë Komisioni i Rithemelimit zbuloi 3 kandidatët e mundshëm për Bashkinë Lushnje të cilët janë Arben Zjami, Daniel Shandro dhe Nevila Bami.

LEXO EDHE:  Çfarë fshihet pas ftesës për Bashën?/ Flet Rama: Nuk i vë asnjë limit

LEXO EDHE:  Ornaldo Rakipi surpriza e socialistëve në Tiranë

Ndërkohë në Bashkinë Shkodër,  se socialistët do të garojnë me prefekten e qarkut, Majlinda Angoni. Aktualisht Shkodra drejtohet nga kryetarja në detyrë, Voltana Ademi, e vetmja bashki që drejtohet ende nga demokratët./E.K-CNA.al

 

LEXO TE PLOTE