Connect with Us

Manastirliu inspekton investimet në Maternitetin “Koço Gliozheni”

Shëndeti

Manastirliu inspekton investimet në Maternitetin “Koço Gliozheni”

Publikuar

-

/

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka inspektuar punën për transformimin e shërbimit të urgjencës, qendrës së gruas dhe sallave të operacionit në Maternitetin ‘Koço Gliozheni’, ku deklaroi se do rriten kapacitetet dhe cilësia e shërbimit për nënat dhe fëmijët.

“Është një investim në zemër të spitalit sepse i shërben jo vetëm strukturës së qendrës së pritjes për gratë, urgjencës, triazhimit, spitalit ditor i cili po rehabilitohet tërësisht, por gjithashtu janë sallat operatore, sallat e lindjes, të cilat tashmë me rehabilitimin dhe gjithë investimet që po bëhen në këtë spital, do të jenë sipas standardeve bashkëkohore. Jam e kënaqur që përpos investimeve në infrastrukturë, investimi është edhe në pajisje teknologjike, pra që do të rrisin akoma më shumë cilësinë e shërbimeve që ne ofrojmë për nënat dhe të porsalindurit”, deklaroi  Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë theksoi se me buxhetin e 2022, investimet në sektorin e Shëndetësisë vijojnë me programin e nënave dhe fëmijëve, duke fuqizuar maternitetet dhe pediatritë në vend.

“Investimet me buxhetin 2022 do të vazhdojnë të prekin programin e nënave dhe fëmijëve, duke fuqizuar maternitetet, duke fuqizuar gjithashtu dhe pediatritë në të gjithë vendin. Ne do të finalizojmë këtë investim që kemi nisur në maternitetin “Koço Gliozheni” gjatë 3-mujorit të parë të vitit të ardhshëm. Ndërkohë që do të vijojmë investimin në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Do të finalizojmë investimin në maternitetin e Kukësit, pediatrinë e spitalit Elbasan dhe në spitalet e tjera rajonale, investime të cilat hapen me buxhetin e vitit 2022”, tha Manastirliu.

LEXO EDHE:  Tjetër humbje nga bluzat e bardha/ Koronavirusi i merr jetën mjekut

Duke bërë me dije se nëpërmjet 3 fazave të investimeve do të ndërhyet në pika nevralgjike, drejtori i Maternitetit “Koço Gliozheni”, dr. Genci Hyska, shprehet se faza e parë e punimeve të këtij investimi pritet të përfundojë brenda këtij viti.

“Kjo është faza e parë e cila do të bëjë rikonstruksionin e tre pikave më nevralgjike, të cilat janë një shërbim i munguar i urgjencë-pranimit. Ndërsa faza e dytë do të jetë faza e neonatologjisë dhe e rikonstruksionit të ambienteve brenda pavioneve. Ndërsa faza e tretë ka të bëjë me veshjen e sistemit kapotë dhe integrimi i një sistemi të kursimit të eficencës së energjisë”, tha Hyska.

Qeveria shqiptare ka financuar rreth 1 milion dollarë në fazën e parë të investimit në Maternitetin “Koço Gliozheni” për rikonstruksionin e bllokut operator, bllokut të lindjes, qendrës së gruas, urgjencës dhe pajisjen e tyre me aparatura mjekësore të standardeve më të mira. Na fazën e dytë do të kryhet rikonstruksioni i shërbimit të neonatologjisë, ndërsa në fazën e tretë do të jetë  investimi në sistemin e veshjes dhe paneleve diellore, për të bërë edhe kursimin e energjisë, për të qenë edhe ne pjesë e aksinonit global për eficençën e energjisë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Omicron më pak riskues së Delta/ Alimehmeti nxjerr të dhënat e studimit

Publikuar

-

Nga

Në çdo shtet studimesh tregojnë se varianti Omicron i SARS-CoV-2 është më pak i rëndë se sa varianti Delta.

Që në muajin Nëntor 2021, kur u zbulua varianti Omicron, nuk u vunë re pamje katastrofike në Afrikën e Jugut, siç ndodhi në Indi në muajt Shkurt-Mars 2021 kur u zbulua varianti Delta. Ky vëzhgim kaq i thjeshtë tregonte qartë që në fillim që kemi të bëjmë me një variant goxha më të lehtë, por kuantifikimi i saktë i riskut për forma të rënda ishte ende i papërcaktuar mirë.

Studimet e Para

Studimet e para të rëndesës së Omicron në krahasim me Deltën erdhën patjetër pikërisht nga Afrika e Jugut. 

Në provincën Gauteng, me popullatë rreth 15.5 milionë banorë, risku për shtrim në spital ishte 65% më i ulët gjatë valës Omicron dhe, për më tepër, pacientët e shtruar kishin një risk 73% më të ulët për të patur formë të rëndë të sëmundje në krahasim me valën Delta (Jassat et al. 2021).

Rrjeti i spitaleve Netcare në Afrikën e Jugut, i cili përbëhet nga 49 spitale me mbi 10.000 shtretër, konfirmoi gjetjet e mësipërme dhe tregoi se, në krahasim me variantin Delta, varianti Omicron shoqërohej me risk 78% më të ulët për shtrim në spital, risk 95% më të ulët për nevojë për oksigjenoterapi, risk 86% më të ulët për shtrim në terapi intensive, risk 97% më të ulët për ventilim mekanik dhe risk 98% më të ulët për humbje të jetës. Gjithashtu qëndrimi në spital ishtë më i shkurtër me variantin Omicron, koha mediane 3 ditë, ndërsa varianti Delta kishte një kohë mediane 7 ditë (Maslo et al. 2021).

Limitimet

Megjithatë, të dhënat e Afrikës së Jugut duhet të konfirmoheshin në Europë apo Amerikë, për shkak se ka ndryshime të mëdha ndërmjet këtyre vendeve, si p.sh.: stina (Afrika e Jugut është në stinën e verës, ndërkohë që Europa është në dimër), popullata me karakteristika gjenetike dhe demografike të ndryshme, shkalla e vaksinimit shumë e ulët në Afrikë të Jugut dhe e lartë në Europë, si edhe shkalla e kalimit të sëmundjes në mënyrë natyrore shumë e lartë në Afrikë të Jugut (rreth 70%-80%), ndërkohë që në Europë jemi shumë poshtë në përqindjet e konvaleshtëve të shëruar nga variante të mëparshme të SARS-CoV-2.

Konfirmimet e Gjetjeve në Europë, Kanada dhe SHBA

Konfirmimi i parë në Europë erdhi nga Skocia:

Universiteti i Edinburgut studioi të dhënat e të gjithë Skocisë (rreth 5.4 milionë banorë) që tregoi ulje me 67% të riskut për shtrim në spital të variantit Omicron në krahasim me variantin Delta. Studiuesit vunë re gjithashtu se, në krahasim me të pavaksinuarit, të vaksinuarit me dozën e tretë kishin 81% më pak risk për t’u shtruar në spital (Sheikh et al. 2021). 

Më pas, në Angli:

Ekipi i Imperial College London gjeti se risku i shtrimit në spital me Omicron ishte 40-45% më i ulët në krahasim me variantin Delta, ndërsa të reinfektuarit kishin 69% më pak risk për t’u shtruar në spital në krahasim me të infektuarit për herë të parë me Omicron. Të dhënat për mbrojtjen e ofruar nga vaksinimi janë më johomogjene për shkak të skemave të ndryshme të vaksinimit dhe kohës së ndryshme të kaluar pas vaksinës së fundit, duke ofruar një ulje të riskut ndaj shtrimit në spital nga 63% deri në 74% në rastet e infektuara me Omicron >14 ditë pas dozës së dytë AstraZeneca apo Pfizer (Ferguson et al. 2021).



Përtej oqeanit, në Kanada:

Instituti i Shëndetit Publik të Ontarios krahasoi të infektuarit me variantin Omicron me të infektuarit me variantin Delta duke përdorur metodologjinë e çiftimit sipas gjinisë, moshës, gjendjes së vaksinimit, rajonit dhe datës së fillimit të sëmundjes. Rezultatet konfirmuan gjetjet në Afrikë dhe Europë dhe u vlerësua se risku i shtrimit në spital nga varianti Omicron është 65% më i ulët në krahasim me variantin Delta, ndërsa risku i shtrimit në terapi intensive dhe i humbjes së jetës ishte 83% më i ulët në krahasim me variantin Delta (Ulloa et al. 2022, fig.1.).

LEXO EDHE:  Silva Bino në spital me Covid-19/ Manastirliu: Të presim të na bashkohesh sa më parë

LEXO EDHE:  Agjencia e re Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore/ Manastirliu: Vendosëm standardin e munguar 

Fig.1. Shtrimet në spital ose % e vdekjes për Deltan (jeshile) dhe Omicronin (e kuqe).

Ndërkohë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të veçojmë dy studime të ndryshme: 

Universiteti Case Western Reserve në Cleveland, krahasoi infektimet për herë të parë gjatë valës Omicron me infektimet për herë të parë gjatë valës Delta dhe gjeti se: varianti Omicron shoqërohej me risk 70% më të ulët për t’u paraqitur në urgjencë, risk 56% më të ulët për t’u shtruar në spital, risk 67% më të ulët për t’u shtruar në terapi intensive, risk 84% më të ulët për ventilim mekanik. Në mënyrë të veçantë, rezultoi se për moshat 0 deri në 5 vjeç, risku për t’u paraqitur në urgjencë ishte 81% më i ulët ndërsa risku i shtrimit në spital ishte 64% më i ulët gjatë valës Omicron.

Kujdes, gjatë valës Omicron, shumica dërrmuese patjetër janë raste Omicron, por nuk përjashtohet një përqindje e konsiderueshme rastesh me Delta që mund të kenë nënvlerësuar vlerën e reduktimin e riskut spitalor të Omicronit dhe ky reduktim mund të jetë edhe më i lartë (Wang et al. 2022).

Universiteti i Kalifornisë në bashkëpunim me Kaiser Permanente studioi të dhënat e popullatës së shërbyer nga Kaiser Permanente Southern California (rreth 4.7 milionë banorë). Pas studimit të rreth 52.000 rasteve me Omicron dhe rreth 17.000 rasteve me Delta, rezultoi se rastet me variantin Omicron kishin risk 53% më të ulët për t’u shtruar në spital, risk 74% më të ulët për t’u shtruar në terapi intensive dhe risk 91% më të ulët për humbur jetën në krahasim me pacientët me variantin Delta (Lewnard et al. 2022).

Për t’u rikthyer në Europë, në Gjermani:

Instituti Robert Koch (RKI – Robert Koch Institut) raporton se që nga mesi i Nëntorit 2021 e deri më sot janë raportuar 155.634 raste të konfirmuara me Omicron, nga të cilat 3.028 (1.95%) kanë qenë reinfektime, ndërsa pjesa tjetër janë infektime për herë të parë. Deri më sot, prej tyre janë shtruar në spital 1.443 persona (0.9%) dhe kanë humbur jetën 67 persona (0.0004% e totalit të rasteve), ose 4.6% e rasteve të shtruar në spital me Omicron (Robert Koch Institut. Tägliche Übersicht zu Omikron-Fällen nga 14 Janar 2022). 

Këto të dhëna flasin direkt për riskun ekuivalent ose më të ulët të vdekshmërisë spitalore që paraqet Omicron në krahasim me gripin, pasi po në Gjermani në sezonin 2017-2018, ndër 1.560 pacientë të shtruar me grip, humbën jetën 105 pacientë (6.7%) (Rößler et al. 2021).

Kujdes, Omicron ka sëmundshmëri dhe vdekshmëri qartësisht të lidhur me moshën e madhe. Sipas RKI, ndër 67 humbjet e jetës nga Omicron deri më sot, 45 humbje jete (67.2%) janë në moshat ≥80 vjeç, 17 humbje jete (25.4%) janë në moshat 60-79 vjeç. Për moshat më të reja problematika është shumë më e ulët: gjithsej 3 humbje jete ndër 51.794 raste në moshat 35-59 vjeç (ose 1 humbje jete ndër afro 17.000 raste), 2 humbje jete ndër 69.774 raste në moshat 15-34 vjeç (ose 1 humbje jete ndër afro 35.000 raste) dhe asnjë humbje jete ndër 20.527 raste me Omicron në moshat 0-14 vjeç (Robert Koch Institut. Tägliche Übersicht zu Omikron-Fällen nga 14 Janar 2022).

Përfundimi

Si përfundim, Omicron duket qartë që është më pak riskues në krahasim me variantin Delta në jetë reale dhe kjo është demonstruar në mënyrë eksperimentale edhe te brejtësit (Diamond et al. 2021) dhe Universiteti i Hong Kongut ka treguar se një nga arsyet e formës klinike më të lehtë është fakti që varianti Omicron replikohet rreth 70-fish më shumë në grykë dhe në gojë në krahasim me variantin Delta, duke e bërë më të transmetueshëm, por shumohet rreth 10-fish më pak në mushkëri në krahasim me variantin origjinal Wuhan-Hu1, duke e bërë më pak riskues për forma të rënda (Chan et al. 2021).

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Rastet e para me ‘Flurona’ në Kaliforni/ Një kombinim i gripit dhe COVID-19

Publikuar

-

Nga

cna shendet

Mes krizës së COVID-19, amerikanët pothuajse harruan pasojat e gripit që zakonisht është më i përhapur në stinën e dimrit. Por në këtë sezon gripi, disa persona po preken nga të dyja sëmundjet në të njëjtën kohë.

Në një periudhë 24-orëshe në javën e parë të vitit të ri, qyteti i Los Anxhelosit në Kaliforni regjistroi mbi 37,000 raste të reja me COVID-19.

“Aktualisht po marr veten nga COVID-i. Sapo mbarova periudhën e vetëizolimit. Është e tmerrshme, ndodhi kaq shpejt. Ne nuk e kishim idenë, dhe pastaj të katër njerëzit në shtëpinë time u sëmurën. Askush nuk hyn më në shtëpinë time pa u testuar”, thotë Malique, banore e Los Anxhelosit.

Por Omicroni nuk është problemi i vetëm këtë sezon dimëror. Mjekët po shohin tashmë raste të njerëzve që sëmuren me atë që ata e quajnë ‘Flurona’, një kombinim i infeksionit me koronavirus dhe gripit. Ekspertët e sëmundjeve infektive thonë se nuk kemi të bëjmë me një sëmundje të re.

“Nuk kemi të bëjmë me një virus të ri, kështu që nuk jam i sigurt pse dikush doli me këtë emër ‘flurona’. Kjo në fakt nuk është diçka e re. Ne e kemi ditur këtë që nga fillimi i pandemisë, por ajo që është e re është se njerëzit i kanë vënë një emër”, thotë Dr. Timothy Brewer, ekspert i sëmundjeve infektive në Univeristetin e Kalifornisë në Los Anxhelos.



Në Los Anxhelos tashmë janë shënuar rastet e para të ‘fluronës’.

LEXO EDHE:  Agjencia e re Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore/ Manastirliu: Vendosëm standardin e munguar 

LEXO EDHE:  Kontrollet për barnat/ Rishikim license për 79 farmaci

“Kjo ka të ngjarë të ndeshet më shpesh në hemisferën veriore aktualisht, sepse vendet e këtij rajoni janë në sezonin e tyre të gripit, dhe gjithashtu ka një rritje të rasteve me Covid-19 për shkak të variantit ngjitës të Omicronit. Kështu që, ka shanse më të mëdha që të shohim më shumë njerëz të infektuar me të dyja viruset.”

Profesori epidemiologjisë në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos, Timothy Brewer thotë se njerëzit e vaksinuar janë të mbrojtur mirë dhe nuk ka shumë gjasa të infektohen me ‘fluronën’, dhe nëse ata infektohen nuk duhet të kenë ndërlikime. Por ekspertët e shëndetit thonë se ky infeksion mund të jetë më i rrezikshëm për personat e pavaksinuar.

“Kam marrë tre dozat e vaksinës, kështu që shpresoj të jem e sigurt. Thjesht do të qëndroj në shtëpi dhe nuk do të dal jashtë nëse nuk e kam të nevojshme. Gjithsesi unë jam nga ata njerëz që u pëlqen të rrinë në shtëpi”, thotë Jackie, banore e Los Anxhelosit.

Autoritetet në Kaliforni kanë zgjatur edhe me një muaj afatet për mbajtjen me detyrim të maskave. Koncertet dhe festivalet e planifikuara, tashmë kanë filluar të anulohen në zonën e Los Anxhelosit. Megjithatë, kryebashkiaku i Los Anxhelosit Eric Garcetti ka premtuar se ngjarja kryesore sportive e vitit, finalja e kampionatit të futbollit amerikan, Superbolli, nuk do të anulohet. Ajo do të zhvillohet më 13 shkurt, pavarësisht situatës me pandeminë./ VOA

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Nga Blerta Brati/Tetë skenarët optimistë që parashtrojnë fundin e pandemisë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në rang global, shkencëtarët tani po parashtrojnë teori mjaft optimiste për fundin e mundshëm të epidemisë pas përfundimit të valës së Omicron.

Ata shpjegojne 8 pika kyce!

1.Skenari më i keq është larguar”.

Për epidemiologun Arnaud Fontanet, “skenari i rastit më të keq po largohet, rënia ka filluar, kulmi i infeksioneve ka kaluar.

“Një periudhë qetësie duhet te hapet para nesh”.

Sepse “niveli i përgjithshëm i mbrojtjes së popullsisë do të jetë mjaft i lartë” “ndoshta brenda gjashtë javësh”, falë vaksinimit.

2.Omicron shkakton “forma më pak të rënda”.

Sipas eksperteve, ata sugjerojnë se kur je i infektuar me Omicron, je imun ndaj Delta. Kemi arsye të besojmë se Delta nuk do të rikthehet me forcat që kishte gjatë vjeshtës.

Probabiliteti për të pasur nevojë për kujdes intendiv me Omicron është tre herë më i ulët se sa ishte me Delta”.

3.Drejt fundit të valës aktuale në mars?

Alain Fischer është i sigurt: “Në mars, ne duhet të jemi në gjendje të kontrollojmë shumë mirë valën aktuale.”

Dhe kjo falë vaksinimit masiv, pa llogaritur mbrojtjen e shkaktuar nga infeksioni.



4.Modele që ndjekin trendin e fundit të kësaj vale.

Në të gjithë skenarët, piku i shtrimeve në spital pritet në gjysmën e dytë të janarit, me një ndikim maksimal në zënien e shtretërve në fund të janarit – gjatë muajit shkurt. Kulmi i infeksioneve pritet në mes të janarit.

LEXO EDHE:  Drejtori i OBSH për Europën Dr. Hans Kluge takim me Manastirliun/ Keni vepruar shpejt dhe me kurajo

LEXO EDHE:  “Me punë dhe jo me llafe”/ Manastirliu: Shqipëria ka ndryshuar si dita me natën

5.Vala Omicron në Evropë.

Kulmi i valës Omicron mund të arrijë rreth javës së tretë të janarit me pak a shumë përparim në varësi të vendit”, sipas Antoine Flahaut.

6.Frika nga variantet e reja.

Shkencëtarët mbeten të kujdesshëm sepse ky virus i ka befasuar të gjithë që në fillim.

7.Drejt nje virusi sezonal.

Covid do të bëhej endemik si gripi, një sëmundje sezonale që do të duhet të akomodohet. Covid nuk do të zhdukej por do të shkaktonte më pak probleme. Vaksinat, si infeksionet natyrore, do të ofrojnë mbrojtje afatgjatë për format e rënda. Fitimi i imunitetit pothuajse kolektiv do ta bëjë atë më pak të rrezikshëm.

Njerëzit më të brishtë do të vaksinoheshin, të tjerët jo domosdoshmërisht. Valët do të ishin më të ndara, masat sanitare do të ruheshin por më pak kufizuese.

8.Pse Mbretëria e Bashkuar ka frikë nga një valë këtë verë?

Sepse anëtarët e këshillit te eksperteve evokojnë një rifillim epidemie nga fillimi i verës për shkak të rifillimit të aktivitetit shoqëror dhe uljes së imunitetit.

 

LEXO TE PLOTE