LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ "Poker" bardheblu, Tirana "merr hak" dhe shkërmoq Dinamon në derbi

6 Nëntor 2021, 20:50, Sport CNA
VIDEO/ "Poker" bardheblu, Tirana "merr hak" dhe

Tirana konfirmohet si pretendentja kryesore për titullin kampion, pasi bën të sajën derbin ndaj Dinamos dhe thellon distancën nga ndjekësit në renditjen e kampionatit. Bardheblutë hedhin pas krahëve humbjen në Kupën e Shqipërisë, sërish ndaj Dinamos dhe ofrojnë hakmarrjen më të mirë, duke fituar pastër 4-0 dhe duke nisur shkëputjen.

Në një atmosferë mjaft të mirë në ?Air Albania?, bardheblutë bënë ndeshjen e tyre karakteristike, duke u mbrojtur me kujdes dhe kundërsulmuar shpejt, teksa pikërisht nga një rast i tillë, gjetën avantazhin në minutën e 45-të.

Edhe pjesa e dytë pati të njëjtin ritëm, me të besuarit e Shehit, që kapën në dy kundërsulme mbrojtjen dinamovite dhe shënuan dy herë të tjera me Xhixhën, duke vulosur fitoren që i ngjit në kuotën e 20 pikëve, 6 më tepër se Kukësi i vendit të dytë.

FT: Tirana-Dinamo 4-0

Seferi 45?, Xhixha 56′, 62′, Hoti 82′

82? GOOOL Tirana 4-0/ Super aksion i Tiranës, Hoti plotëson pokerin duke shënuar dhe golin e katërt. Festë e bardhebluve.

bardhebluve.

 

61? GOOOL Tirana 3-0/ Xhixha shkëputet bukur mes mbrojtësve duke dalë para portierit Bakaj, për ta mposhtur. Pas 3 minutave konsultim me VAR, gjyqtari Kreshnik Cjapi e akordon si të rregullt golin e bardhebluve. 

56? GOOOL Tirana 2-0/ Një tjetër aksion i mirë i bardhebluve, Xhixha përfiton nga një gabim i Sidibes për të çuar topin në rrjetë me një goditje mjaft të bukur me trinën e këmbës. Tirana kryeson me dy gola.

45? GOOOL Tirana 1-0/ Zhbllokohet ndeshja, pas një aksioni personal të Seferit bardheblutë kalojnë në avantazh me një autogol të Sidibe

 

Formacionet zyrtare:
Tirana (4-3-3): Bekaj; Toshevski, Behiratce, Hoxhallari, Ismailgeci; Totre, Limaj, Najdovski; Gjumsi, Xhixha, Seferi

Dinamo (4-2-3-1): Bakaj; Siljanovski, Sidibe, Imami, Isaevski; Samake, Demiri; Skuka, Ibraimi, Mihana; Chinedu

Lajmet e fundit nga