Connect with Us

Leao ndez derbin e Milanos: Duam të fitojmë para tifozëve tanë

Seria A

Leao ndez derbin e Milanos: Duam të fitojmë para tifozëve tanë

Publikuar

-

/

“Derbi i Milanos është i ngjashëm me atë të Lisbonës që kam përjetuar. Në fushë është një betejë dhe fitorja është gjëja më e rëndësishme”.

Kështu i ka nisur fjalët e tij Rafael Leao, në një intervistë të dhënë për “La Repubblica”. Sulmuesi portugez foli në prag të derbit të Milanos që do të luhet të dielën më 20:45 dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në Oversport.

KUJTIMET NË DERBI-  “Mbaj mend mirë atmosferën e mrekullueshme në derbin tim të parë, edhe pse e humbëm. Më pas atë që fituam vitin e kaluar me asistimin tim tek Ibra. Këtë vit ne duam të fitojmë para tifozëve”.

PIOLI-MALDINI-IBRA– “Pioli është një trajner kërkues. Maldini është një idhull që flet me thjeshtësi në mënyrë që secili prej nesh të japë më të mirën. Pastaj Zlatan, një shembull i vërtetë për të kaluarën dhe për të tashmen”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Nuk u paraqitën në ndeshje, skuadra e Serie A humb 3-0 në tavolinë

Publikuar

-

Salernitana është dënuar me humbje në tavolinë, për ndeshjen ndaj Udinese në muajin dhjetor ku nuk u paraqitën.

Më 21 dhjetor, Salernitana duhet të luante me Udinese në transfertë, por ndeshja nuk u zhvillua, pasi skuadra mike raportoi disa raste me Covid-19 dhe ASL nuk i lejonte për të bërë udhëtimin jashtë qytetit.



Në këtë situatë, skuadra e Salernitana qëndroi e izoluar dhe nuk u paraqit në ndeshje. Ditën e sotme, Gjykatësi Sportiv në Itali, ka vendosur humbjen 3-0 në tavolinë për Salernitana, si dhe i është zbritur 1 pikë nga renditja.

Pritet që klubi italian ta apelojë vendimin dhe të kërkojë që ndeshja të luhet në një datë tjetër në të ardhmen.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Muriqit i besohet vendi i titullarit, shikoni si rreshtohet Lacio në Kupën e Italisë

Publikuar

-

Lazio do të përballet me Udinesen në orën 17.30, në kuadër të 1/8 të Kupës së Italisë. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, ku nuk mungojnë surprizat.

Te kryeqyetasit e nis nga minuta e parë Vedat Muriqi. Muriqi ka një punë të vështirë përpara, teksa do i duhet të shfrytëzojë në maksimum një nga shanset e rralla që po i jepen me këtë fanellë.  Mes titullarëve ka emra si Patric, Zaccagni, Marusic apo edhe Savic. Lazio është favorit për të kaluar tutje në Kupë, por futbolli ka treguar se mund të ketë surpriza.



Lazio (4-3-3) – Reina; Lazzari, Luiz Felipe, Patric, Marusic; Milinkovic-Savic, Lucas Leiva, Luis Alberto, Felipe Anderson, Muriqi, Zaccagni.

Udinese (3-5-2) – Silvestri; Becao, Perez, Zeegelaar; Soppy, Samardzic, Jajalo, Walace, Udogie; Success, Pussetto.

LEXO TE PLOTE

Seria A

E bujshme, edhe Milani futet në garë për Nedim Bajramin

Publikuar

-

Nedim Bajrami është kthyer në një nga emrat më të përfolur në merkaton e janarit në Itali, me klubet e Serisë A që shohin te 22-vjeçari i përfaqësueses shqiptare një nga lojtarët me të ardhme të sigurt në elitën e futbollit në këtë vend.

Futbollisti 22-vjeçar ka shënuar 5 gola e ka dhënë 3 asiste në 20 ndeshjet e luajtura deri tani në këtë sezon në Serinë A me Empolin, duke u kthyer shpejt në një nga lojtarët e rinj më interesant. Prej ditësh përflitet për negociatat me Sasuolon që është gati të paguajë 10 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa është raportuar se edhe Juventusi po monitoronte futbollistin e përfaqësueses shqiptare.



Sot, e përditshmja italiane “Tuttosport” ka raportuar se mes klubeve që po monitorojnë lojtarin, tani bën pjesë edhe Milani, ndaj të cilit ai shënoi një nga golat në elitën e futbollit italian në këtë sezon.

Kuqezinjtë janë gjithmonë në kërkim të lojtarëve të rinj premtues dhe duket se edhe Maldini po sheh më vëmendje Bajramin. Nuk ka ende një lëvizje konkrete, si ajo e Sasuolos, por rritja e numrit të pretendentëve për lojtarin, e sidomos me emra si Juventus e Milan, tregon qartësisht vlerat që ka fantazisti i përfaqësueses shqiptare.

LEXO TE PLOTE