LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kosta Rika, shteti i parë në botë që bën të detyrueshme vaksinën për fëmijët

6 Nëntor 2021, 11:13, Lifestyle CNA
Kosta Rika, shteti i parë në botë që bën të

Fëmijët në Kosta Rika do të vaksinohen me një dozë të veçantë të vaksinës Pfizer. Vendi i Amerikës Qendrore, Kosta Rika, është vendi i parë në botë që ka bërë të  detyrueshëm vaksinën kundër Covid-it për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç.

?Për të mbrojtur interesat e djemve, vajzave dhe adoleshentëve Komisioni Kombëtar për Vaksinimet dhe Epidemiologjinë ka vendosur që imunizimi kundër Covid-19 do të jetë i detyrueshëm për të gjithë fëmijët?, njoftoi të premten ministria e shëndetësisë e Kosta Rikës.

Ministria e përfshiu vaksinimin kundër Covid në listën e të detyrueshme për popullatën në mars të këtij viti dhe tashmë këtë dispozitë e ka shtrirë edhe tek fëmijët.

Siç shpjegon Tico Times lokale, në Kosta Rika, të gjitha vaksinimet kundër sëmundjeve infektive të përfshira në një listë të veçantë nga Ministria e Shëndetësisë janë të detyrueshme me ligj.

Në Kosta Rika, 5 milionë njerëz, 55% e popullsisë është plotësisht e vaksinuar kundër Covid dhe 70% e banorëve të vendit të moshës 12 vjeç e lart kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Vaksinimet për fëmijët e Kosta Rikës janë planifikuar të fillojnë në muajin Mars të 2022. Vendi ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë amerikane Pfizer për furnizimin e 3.5 milionë dozave, nga të cilat një milion e gjysmë do të jenë doza speciale për fëmijë.

Këtë javë, vaksina amerikano-gjermane Pfizer / BioNTech për fëmijët nën 11 vjeç u miratua zyrtarisht në Shtetet e Bashkuara.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka testuar 91% të vaksinave për të parandaluar Covidin tek fëmijët dhe adoleshentët dhe nuk kanë efekte anësore serioze.

Është jashtëzakonisht e rrallë që fëmijët të sëmuren rëndë me Covid, por mjekët presin që vaksinimi i tyre të ndihmojë në frenimin e përhapjes së koronavirusit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga