LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kapiteni Taipi me fanellë ndryshe nga të tjerët, Kukësi shpjegon arsyen

6 Nëntor 2021, 19:33, Sport CNA
Kapiteni Taipi me fanellë ndryshe nga të tjerët, Kukësi

Kapiteni i verilindorëve, Gjelbërim Taipi ishte ai që tërhiqte më shumë vëmendjen në ndeshjen Skënderbeu-Kukësi dhe jo me paraqitjen në fushë, por për faktin se luante me një fanellë ku nuk ishte stampuar emri i tij mbi shpinë.

Ndryshe nga të gjithë futbollistët në fushë, kapiteni i Kukësit kishte vetëm numrin mbi shpinë, ndërsa në emisionin ?Gol pas Goli?, trajneri Longo shmangu pyetjen, duke thënë se është çështje e magazinierit të klubit.

Klubi verilindor sqaron se para ndeshjes kishte pasur një problem me fanellën e Taipit dhe pa një tjetër rezervë, ishte detyruar të luante me atë pa mbiemrin mbi shpinë, por vetëm me numrin.

Lajmet e fundit nga