Connect with Us

Ilir Daja befason me deklaratë: Nuk e jap dorëheqjen prej lojtarëve, duhet të…

Sport

Ilir Daja befason me deklaratë: Nuk e jap dorëheqjen prej lojtarëve, duhet të…

Publikuar

-

/

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja ka dhënë konferencën e tij për shtyp para mediave për të komentuar mbi sfidën ndaj Kastriotit. Ai tha se e kërkon kthesën nga lojtarët nga java në javë dhe se pret nga ekipi që të dalë nga kjo situatë e rëndë.

DËNIMI- “Është e vështirë për vetë faktin sepse nuk e ndjen ndeshjen ashtu si gjithmonë dhe janë shumë vite që unë jam trajner. Humbet lidhjen direkte me lojtarët. Nuk e ndjek dot në dinamikë dhe nuk e përcjell dot mesazhin. Vendi më  mirë është në pankinë”.

QETËSIA- “Kemi krizë rezultatesh dhe kjo është evidente. Partzani nuk është mësuar që të ketë kaq pak pikë të grumbulluara në 7 javë. Kjo nuk është ajo që kemi treguar në fushën e lojës, por gjithashtu kemi luajtur edhe me ekipet më të forta. Asnjë nuk na ka dominuar, por i kemi dominuar ne. Sigurisht që kemi gabuar edhe duke e filluar lojën në disavantazh. Kjo ka bërë që të mos kemi pikë, sepse kemi lojtarë të rinj. Kemi edhe me eksperiencë, por shumë të rinj”.

KASTRIOTI- “Nuk ka shumë diferenca në këtë kampionat. Edhe ekipi që është i pari dhe i fundit. Kastrioti është një ekip simpatik që luan në disa faza të mira të lojës. Kjo e vështirëson ndeshjen tonë. Por ne presim kthesën dhe duhet të japim më shumë se Kastrioti për të marrë fitoren e parë”.

AGRESIVITETI- “Ne kërkojmë agresivitet me lojë. Është e dukshme që lojtarët kanë bagazh teknik. Do të thosha që me futjen e VAR-it nuk ka më ndërhyrje të rënda. Sigurisht që duhet ta shtojmë dozën e agresivitetit, por duke mos dalë nga karakteristikat e tyre. Secili ka cilësitë e tij. Duhet ta riparojmë këtë, por të këmbëngulim më shumë te gjërat që kemi. Duhet të imponojmë ritmin”.

STRATEGJIA- “Nuk më pëlqen të riparoj gabimet, por të vazhdoj punën te pikat e forta. Ne duhet t’i shmangim dyluftimet sepse Kastrioti e ka këtë gjë të mirë. Ne nuk duhet të konfrontohemi me dyluftime fizike, sepse ata janë të fortë”.

KTHESA- “Ne e presim kthesën nga java në javë. Duhet ta arrijmë fitoren e parë. Mendja duhet të jetë akull dhe zemra të jetë flakë. Kështu arrihet fitorja”.

DREJTUESIT- “Sipas gazetës tuaj nuk i kam marrëdhëniet e mira me drejtuesit sepse ka 3 muaj që shkruani se nuk kam raport të mirë. Unë jam në kontakt dhe diskutoj shpesh, pavarësisht se kemi mendime të ndryshme. Nuk kam dhënë dorëheqjen për shkak të raportit që kam me lojtarët dhe për të mos u shmangur nga përgjegjësitë”.

MUNGESAT- “Kemi 4-5 javë që nuk kemi grupin e plotë. Në sulm kemi pasur disa lojtarë. Edhe Cara ka punuar veçmas. Edhe Kaçe na ka munguar, pa harruar ndonjë lojtar tjetër. Por ky nuk është justifikim. Mund t’i minimizojmë këto mungesa. Jemi të bindur për vështirësinë, por do të shkojmë drejt fitores”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

ZYRTARE/ 7 ndeshje me fanellën e kuqe, Partizani dhe mbrojtësi ndajnë rrugët

Publikuar

-

Filip Gligorov nuk është më lojtar i Partizanit. Lajmin e ka dhënë klubi i kuq, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Kreyqytetasit dhe mbrojtësi e kanë parë të arsyeshme të ndërpresin bashkëpunimin me mirëkuptim.

“FK Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Filip Gligorov. Klubi dhe mbrojtësi 28 vjeçar kanë vendosur sot të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre. FK Partizani falënderon Filip Gligorov për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe, dhe i uron suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive” – shkruan klubi.



Gligorov ka luajtur 7 ndeshje me Partizanin, pa arritur dot të lërë gjurmë. 28 vjeçari nuk arriti të përshtatej te kjo skuadër, duke zhgënjyer kështu totalisht.  Më parë ka qënë pjesë e Sileks, Shkupi dhe Calarasi.

  

LEXO TE PLOTE

Seria A

Nuk u paraqitën në ndeshje, skuadra e Serie A humb 3-0 në tavolinë

Publikuar

-

Salernitana është dënuar me humbje në tavolinë, për ndeshjen ndaj Udinese në muajin dhjetor ku nuk u paraqitën.

Më 21 dhjetor, Salernitana duhet të luante me Udinese në transfertë, por ndeshja nuk u zhvillua, pasi skuadra mike raportoi disa raste me Covid-19 dhe ASL nuk i lejonte për të bërë udhëtimin jashtë qytetit.



Në këtë situatë, skuadra e Salernitana qëndroi e izoluar dhe nuk u paraqit në ndeshje. Ditën e sotme, Gjykatësi Sportiv në Itali, ka vendosur humbjen 3-0 në tavolinë për Salernitana, si dhe i është zbritur 1 pikë nga renditja.

Pritet që klubi italian ta apelojë vendimin dhe të kërkojë që ndeshja të luhet në një datë tjetër në të ardhmen.

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Situata komike në Turqi! Lojtari kërkon të pastrojë borën për të ekzekutuar 11-metërshin, kundërshtari e hedh borën në të njëjtin vend

Publikuar

-

Në disa pjesë të qyteteve të Turqisë ka rënë bora, ndërsa ndeshja Gaziantep–Malatyaspor është ndërprerë në pjesën e parë për shkak të kushteve të vështira për të zhvilluar një ndeshje. Pjesa juglindore e Turqisë është mbuluar nga bora, ndaj dueli në Gaziantep është ndërprerë. Një situatë e çuditshme ndodhi në fund të pjesës së parë, kur u akordua një penallti për miqtë.

Karim Hafez tenton të pastrojë me duar “pikën e bardhë” në mënyrë që të realizohet një penallti. Teksa pastron borën, kundërshtari i tij Furkan Soyalp e bën të vështirë dhe vendos që të hedhë sërish borën në të njëjtin vend. Në fund penalltia u ekzekutua, por nuk u shënua gol, kështu që mbeti 0:0, por shumë shpejt arbitri njoftoi se ndeshja nuk do të luhej deri në plotësimin e kushteve.

LEXO TE PLOTE