LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fitorja e parë në kampionat, Memelli surprizon me deklaratën: Goli më bukur është ai që...

6 Nëntor 2021, 18:24, Sport CNA
Fitorja e parë në kampionat, Memelli surprizon me deklaratën:

Skënderbeu arriti të marrë një fitore të madhe ndaj Kukësit duke siguruar dhe 3 pikët e para këtë kampionat. Pas ndeshjes, trajneri i korçarëve, Migen Memelli u shpreh:

??Kukësi për mua është skuadër që jep afeksion të ndryshëm në mënyrën si qasat në kampionatin shqiptar, ka trajner të shkëlqyeshëm. Dimë që Kukësi ndërton nga poshtë për të tërhequr sulmin lart.

Kemi qenë të jashtëzakonshëm sot, dua të komplimentoj lojtarët shumë, sepse kam marrë sinjal ku kjo është skuadër dhe pse me djem të ri me pak eksperiencë. Zguro ishte jashtë për arsye dëmtimi. Bëmë shumë mirë ndaj një kundërshtari të jashtëzakonshëm, rezultati duhet të ishte më i thellë pasi kishim shumë raste.

Tranzicioni sot është kthyer në armë në të gjitha skuadrat, dhe nëse e bën mirë vinë rezultatet. Ky trepikësh është në kohë për t?i thënë lojtarëve që kanë cilësi, kanë vlera që gjërat mund të bëhen mirë. Përgjigja që më dhanë sot ishte e jashtëzakonshme.

Ndryshimi i skemës: Në varësi të kundërshtarit, ne e dimë që janë skuadër që spotohen shumë. Këtë sistem e aplikuam në Ballsh, pamë që Kukësi sposton dy mbrojtësit sipër, dhe sulmuesit do të ngeleshin vetëm për vetëm me mbrojtësit. Goditja standarde u ekzekutua në mënyrë të suksesshme. Në dhomat e zhveshjes kërkova nga lojtarët qëndrueshmëri, intensitet, sepse vetëm në këtë e formë e mposhtim Kukësin.

Gola idiot: Nuk e di, është konstatim i vrazhdë nuk dua të hyj në të këto diskutime. Ne sikur të gjithë të tjerët, goditje standarde i përgatisim në mënyrë të tillë të jemi efikas. Kërkonim të ishim favorit nga shtatlartësia. Perceptimi për t?i quajtur golat të tillë nuk mendoj se janë të duhur,  pasi çdo gol që kalon vijën mendoj se është i bukur.

Qasja që ne i bëmë formacionit karshi kësaj skuadre ishte në një formë të tillë që mos tu lenim hapësira, dhe dyshen e mesfushës lart Feizhao-Basha t?i bllokonim. Mbarëvajtja që i kanë bërë arbitrat ndeshjes sot ishte e jashtëzakonshme. Me Partizanin na u dha penallti kundra, me Dinamon e morën topin me dorë, në Laç na bënë një gol të paqenë, mesazhi është ??Na lini të luajmë futboll??, u shpreh Memelli.

Lajmet e fundit nga