Connect with Us

Dy këngëtarë të njohur Kosovarë/ Zbuloni opinionistët e sotëm në emisionin e “Përputhen Prime”

Showbizz

Dy këngëtarë të njohur Kosovarë/ Zbuloni opinionistët e sotëm në emisionin e “Përputhen Prime”

Publikuar

-

/
cna lajm show

Edhe këtë të shtunë vijon puntata e radhës e emisionit “Big Brother Vip”. Edhe spektakli i sotëm pritet të servirë shumë surpriza.

Kujtojmë se ka mbetur pezull edhe “skandali” i Alvisës dhe Bashkimit. Alvisa është shprehur se ka marrë vazhdimisht kërcënime dhe ka menduar edhe të lejë emisionin.

të gjitha këto situata do të diskutohen nga konkurentët, opinionisti zyrtar Arjan Konomi dhe du të ftuar. bëhët fjalë për dy kangëtarë kosoivarë Mihrije Brahën dhe Naim Abazin, dy këngëtarët e njohur Kosovar./CNA.al

LEXO EDHE:  Atheu pas Antonelës/ Çfarë po ndodh mes tyre?

Mihrije Braha merr vemendjen me fustanin e hapur - Gazeta Express

Naim Abazi kishte filluar të linte amanete, pasi ishte dyshuar se vuan nga  kanceri

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

Brenda shtëpisë së Big Brother ka hyrë Bora Zemani”/ Fansat nxjerrin videon që po qarkullon me shpejtësi

Publikuar

-

Nga

Një person i maskuar si “ari”, ka hyrë në shtëpinë e Big Brodher Vip.

“Ariu”, nuk i është ndarë dyshes Donald-Beatrix, edhe kur çifti ishin në suitë dhe po putheshin.

Fansat kanë publikuar një video të ‘ariut’ që  ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP dhe që po qëndron me çiftin Donald-Beatrix jashtë shtëpisë, ndërkohë që ata shikon një film.

LEXO EDHE:  Fatma e akuzoi për gjuhë seksiste/ Arjan Konomi thumbon moderatoren

LEXO EDHE:  Jasmina kapet ‘mat’ me konkurentin e ri të “Për'puthen” (Foto)



Kjo është prova e javës dhe banorët nuk duhet të reagojnë, por fansat aludojnë se pas ariut qëndron Bora Zemani.

Sipas tyre, i nxjerr zbuluar momenti kur Beatrix kërkon ti japë dorën “ariut” siç bëri me Donaldin, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Ndërsa të tjerë  thonë se pas maskës qëndron Semi./CNA.al


LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Është diçka e vdekur dhe e varrosur”/ Bashkëshortja e Ilirit flet pa “doreza”: Ka qarë, ka vuajtur shumë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Bashkëshortja e Ilir Shaqirit, Emanuela Morini, ishte mbrëmjen e djeshme në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Goca dhe Gra”.

Gjatë bisedës me katër moderatoret, ajo foli për të gjitha, që nga tradhtia, te rrugëtimi i tij dhe te banorët më pak të preferuar.

Ajo tregoi se është habitur nga fakti se si Iliri përballon situatat me qetësi ndonëse sipas saj sulmohet shpesh nga banorët e tjerë.

Emanuela: Ka diçka që më ka habitur. Në të mirë dhe në të keq, ashtu është, një njeri që i pëlqen të bëjë shumë shaka, të jetë hokatar. Pastaj ironinë shqiptare nuk e di si e ka. Shpesh herë qesh por nga dikush mund të shihet si tepri. Ka diçka që më habit dhe është aftësia që të ruajë qetësinë përpara shumë sulmeve, ndoshta për të pasur një moment në kamera. Duke e njohur atë, ndoshta po piqet dhe nga ky këndvështrim.

Bashkëshortja e tij Emanuela ka folur për tradhtine duke thënë se falja është shumë e rëndësishme dhe zgjodhi ta bënte pasi Iliri po bënte çdo gjë që të fitonte sërish besimin e saj.



Ndër të tjera, ajo u shpreh se njerëzit mund të gabojnë por falë ndjenjave mund të luftohet për të lënë pas të kaluarën dhe për të ecur para.

Emanuela: Unë besoj se në jetë mund të gabohet dhe gjëja më e rëndësishme sipas meje është falja. Është shumë e vështirë të falësh por edhe të kërkosh që tjetri të të falë. Nuk e justifikoj Ilirin me asgjë, por qe shumë i zoti sepse pati shumë durim dhe më lejoi ta falja.-raporton Shqip.

LEXO EDHE:  ‘Plas’ sherri në “Love Story”/ Vajzat i kundërvihen konkurentit turk: Edhe shqiptarët respektojnë femrat

LEXO EDHE:  Atheu pas Antonelës/ Çfarë po ndodh mes tyre?

Dalina Buzi: Ke qenë në dijeni të komenteve, si do të ishte reagimi në Itali nëse do ishte Iliri në Grande Fratello?

Emanuela: Besoj se do ishte e njëjta gjë sepse nuk jemi gati ende të flasim për tradhtinë. Shumica e njerëzve që tregojnë gishtin tregues janë të parët që e bëjnë. Duhet kurajo dhe ta thuash. Është një gjë që ne e kishim zgjidhur, për ne është diçka e së shkuarës, e vdekur dhe e varrosur vendosa të eci para pa probleme. Nuk prisja të flisja dhe ta shikoja unë nga shtëpia dhe të përballesha me këtë publik por nëse e ka bërë, besoj se kishte nevojë të ndihej vetvetja pa e gënjyer publikun dhe duke hequr plotësisht maskën duke treguar historinë më të rëndësishme. Besoj se ka qenë shenjë besnikërie ndaj publikut.

Mendoj se do edhe kurajo ta diskutosh me partnerin, megjithatë e ndjeva nga ana e Ilirit sepse kemi vuajtur shumë të dy. Ka vuajtur dhe ai në një mënyrë që nuk e shikoja normale dhe thoja si ka mundësi që e ke bërë këtë gjë dhe qan më shumë se unë. Në jetë mund t’i ndodhë kujtdo të gabojë, nuk e justifikoj tradhtinë, kemi 21 vite bashkë, besoj se në jetë ndodh që të gabojnë njerëzit por nëse ka ndjenjë, luftohet që të ecet përpara.

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Video-Donaldi dhe Beatrix, plane për një fëmijë?/ “Plas” mes banorëve të BBV

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Mbrëmjen e djeshme, në shtëpinë e BBV, kanë plasur të qeshurat, pas një ngacmimi që aktorja Arjola Demiri ka bërë ndaj Donaldit dhe Beatrix.

Teksa Donaldit dhe Beatrix iu plotësua dëshira për të parë filmin e tyre të preferuar, Arjola u thotë duke qeshur se paskeni dhe dyshek e të ruhen se mos del ndonjë djalë.

Por, pas kësaj deklarate, Beatrix nuk ka fshehur dëshirën për një vajzë dhe menjëherë duke thënë se do donte një vajzë.

Por, mesa duket as Donaldi nuk është kundër.

Pasi dëgjon këtë të fundit ndërhyn Donaldi, i cili me shaka thotë kam një katalog se si bëhen gocat.

LEXO EDHE:  Solli versionin e ri të këngës së Ledianës/ Arjan Konomi e ‘thumbon’: O Mevlan mavrija…

LEXO EDHE:  E papritur/ Alvisa përlotet, shantazhohet me video: Nëse nuk del nga programi do publikohen

Biseda midis banorëve:

Arjola: E pasken bërë zemra një dyshek apostafat, ruajuni se mund të dalë ndonjë djalë sonte

Beatrix: Vajzë kemi dëshirë, llafi që bie

Donald: Ke vajzë dëshirë?



Beatrix: Po

Donald: Ok, kam një katalog unë aty si bëhet vajza. Ke dhe një si bëhet çuni, çuni është më i thjeshtë, me dy fjali. Kurse goca do i çik punë.

Egzona: Receta është më e gjatë./CNA.al

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

LEXO TE PLOTE