Connect with Us

“Derbi i Madonninës”/ Milani +7 pikë para, por “bookmakers” shohin Interin favorit

Seria A

“Derbi i Madonninës”/ Milani +7 pikë para, por “bookmakers” shohin Interin favorit

Publikuar

-

/

Pragndeshja e parë e dy skuadrave të Milanos për këtë sezon, i konsideruar si “Derbi i Madonninas”, është ajo që përjetohet me një frymë, në pritje të deklaratave në konference të Stefano Pioli dhe Simone Inzaghi dhe të rejat më të fundit nga seancat stërvitore të dy skuadrave.

Sa i përket kuqezinjve, priten konfirmime të mira nga rikuperimet e Rebic dhe Ballo-Touré: dje ata të dy punuan në grup dhe, pa rrethana të paparashikuara, të dy do të thirren për ndeshjen e “San Siros”.

Milani do të vijë në ndeshjen e nesërme të fortë, pra me një rikuperim të rëndësishëm dhe, mbi të gjitha, me +7 pikë më tepër në renditje ndaj rivalëve zikaltër. Ibra dhe shokët e tij, kanë 10 fitore në 11 ndeshjet e para të Serie A.

Klubi kuqezi nuk kishte nisur kurrë kaq fuqishëm kampionatin dhe derbi i nesërm mund të përshtatej në mënyrë të përkryer për të vendosur “qershinë” në pjesën e pare të kampionatit.

Megjithatë, duke parë se kush është favorit, sipas “bookmakers”, Interit i jepet përparësi ndaj Milanit. Sipas analistëve të “Snai”, për shembull, në San Siro “2” e zikaltërve kuotohet në 2.20, fitorja e kuqezinjve jepet me 3.05, ndërsa “X” kuotohet me 3.60.

Shifra të cilat, me sa duket, përmbysin hierarkinë e diktuar deri tani nga fusha, por që ndjekin atë origjinale të hartës.

Interi, në fakt, është në letër më i fortë se Milan, sepse ata janë kampionë në mbrojtje, sepse ata janë një ekip për t’u mposhtur, sepse ata janë një ekip me përvojë dhe mjaft solidë taktikisht dhe mendërisht.

Por Milani e ka demonstruar vazhdimisht në të kaluarën, dy vjet, se është në gjendje të luajë me të gjithë, për të mos përmendur që 57.000 tifozët e Milanit në “San Siro”, të cilët mund të luajnë një rol vendimtar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Merkato “low cost”, Interi kërkon sulmuesin e Genoas

Publikuar

-

Drejtuesit e Interit po punojnë që të gjejnë sulmuesin që kërkon Simone Inzaghi pas dëmtimit të Correas.

Emri më i lakuar është ai i 33-vjeçarit Felipe Caicedo, të cilin tekniku zikaltër e ka stërvitur edhe më parë tek Lazio.

Sulmuesi është transferuar këtë verë te Genoa, por nuk po gjen shumë hapësira në formacionin e skuadrës kuqeblu. Drejtuesit zikaltër synojnë që ta afrojnë në formë huazimi, që të përforcojnë repartin e avancuar.



Genoa sapo ka arritur marrëveshjen me Roberto Piccolin dhe ardhja e sulmuesit të ri, mund ti hapë rrugë largimit të Caicedos.

Gjatë orëve të fundit ka dalë në skenë edhe një tjetër hipotezë: Eddie Salcedo, aktualisht në huazim tek Spezia, që këtë sezon ka luajtur 9 ndeshje dhe ka shënuar edhe një gol.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Milani dhe Juventusi ndahen në paqe

Publikuar

-

Kryendeshja e javës në Serie A, Milan-Juventus nuk ka dhuruar thuajse asgjë për tifozët e futbollit. Sfida ka përfunduar pa fitues, me rezultatin e bardhë 0:0. Momenti kryesor i takimit ishte në minutën e 28’, kur sulmuesi i Milan, Zlatan Ibrahimovic pësoi një demtim.

Ai u detyrua të linte vendin e tij për sulmuesin francez, Olivier Giroud, i cili nuk i dha shumë lojës së Milanit. Asnjëra prej skuadrave nuk pati ndonjë mundësi të mirë shënimi, që mund të përmendet. Ky barazim nuk i shkon në favor asnjërës prej skuadrave, ndonëse për të dyja është më mirë sesa një humbje.



Milan shkon në 49 pikë dhe mbetet katër pikë prapa Interit, me kundërshtarët që kanë një ndeshje më pak të luajtur. Juventus shkon në 42 pikë për vendin e pestë, duke bërë hap të gabuar në ndjekje të top katërshes.

LEXO TE PLOTE

Seria A

FORMACIONET/ Supersfida në “San Siro”, ja si rreshtohen Milani dhe Juventusi

Publikuar

-

Milan-Juventus është supersfida e mbrëmjes së sotme në Serie A. Të dyja ekipet do të zbresin në “San Siro” për të luajtur një ndeshje ku do të kërkohet vetëm fitorja.

Pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare nga të dy trajnerët. Pioli ka hedhur në fushë nga minuta e parë Ibrahimovic, ndërsa në mbrojtje luajnë Kalulu dhe Romagnoli. Te Juventusi, Allegri i ka besuar Dybala dhe Morata në sulm.



MILAN (4-2-3-1): Maignan, Calabria, Kalulu, Romagnoli, Theo Hernandez; Tonali, Krunic; Messias, Brahim Diaz, Leao; Ibrahimovic.

JUVE (4-2-3-1): Szczesny; De Sciglio, Rugani, Chiellini, Alex Sandro; Bentancur Locatelli;  Cuadrado, Dybala, McKennie; Morata.

LEXO TE PLOTE