"Big Brother Vip" dënon Ilirin dhe Monikën/ Ja vendimi që është marrë

6 Nëntor 2021, 14:50, Lifestyle CNA
"Big Brother Vip" dënon Ilirin dhe Monikën/ Ja vendimi

Gjatë spektaklit të mbrëmshëm Arbana Osami ka treguar se dy nga banoret e shtëpisë konkretisht Iliri dhe Monika kanë thyer rregullat dhe për këtë arsyer ?Vëllai i Madh? ka vendosur t?i dënojë dhe ky dënim do zbulohet së shpejti.

Si duket ka qenë e vërtetë sepse ditën e sotme në shtëpinë më të famshme të momentit ka mbërritur një zarf nga ana e produksionit ku zbulohet edhe dënimi për këta dy konkurentë.

Është vendosur që Monika dhe Iliri për 24 orë duhet të qëndrojnë pa folur me banorët e tjerë brenda shtëpisë.

Kujtojmë, se shpesh herë banorët kanë thyer rregullat sipas të cilave ndalohet komunikimi i fshehtë në vesh, me mikrofona të ndalur apo me gjeste./CNA.al

Lajmet e fundit nga