Atentatet mafioze në Elbasan/ SPAK, mbyll hetimet për vrasësit me pagesë

6 Nëntor 2021, 07:34, Politikë CNA
Atentatet mafioze në Elbasan/ SPAK, mbyll hetimet për vrasësit me

Prokuroria e Posaçme me datë 05.11.2021 ka përcjell në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për kalimin për gjykim dhe aktet e proçedimit penal Nr.238/1 viti 2021, ndaj të pandehurit,  Xhulian Hoxha, i akuzuar, për krimin e vrasjes në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, parashikuar si “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet  78/2, 278/3 të Kodit Penal.

Për krimin e vrasjes së Rigels Runaj më datë 29 Korrik 2020 në lagjen “Emin Matraxhiu”, në afërsi të varrezave të qytetit Elbasan, parashikuar si “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga neni 78/2 të Kodit Penal.

Sipas SPAK në të dy krimet duke bashkëvepruar dhe me të tjerë persona nën hetim në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal.

Hetimet janë mbyllur edhe për Euglen Halili, i akuzuar, për krimin e vrasjes në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, parashikuar si “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 78/2 dhe 278/3 të Kodit Penal;

Për krimin e vrasjes së Rigels Runaj më datë 29 Korrik 2020 në lagjen “Emin Matraxhiu”, në afërsi të varrezave të qytetit Elbasan, parashikuar si “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga neni 78/2 të Kodit Penal dhe në të dy krimet duke bashkëvepruar dhe me të tjerë persona nën hetim në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal.

Ndërkohë vazhdojnë hetimet ndaj personave të tjerë të përfshirë si autorë të mundshëm në këto ngjarje kriminale.

Emiljano Ramazani, 39-vjeç, është ekzekutuar me armë zjarri një vit më parë, në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ?Rrethrrotullimi i luleve?. Viktima është qëlluar brenda në makinën e tij në një parkim pallati.

Pas ngjarjes , atorët u larguan me shpejtësi në drejtim të aksit rrugor Bradashesh-Paper, dhe në një ullishte i kanë vënë zjarrin mjetit dhe janë larguar në kodrat përballë Paperit.

Makina tip Renault Megane me targa AA 819 KX, është gjetur duke u djegur. Këto targa ishin deklaruar më parë të vjedhura.

Para se të vritej, Regis Runaj ka qenë në shoqërinë e Xhuljano Hoxhës dhe Euglen Halilit duke konsumuar lëndë narkotike, në një park në afërsi të varrezave të qytetit.

Pasi kanë konsumuar lëndë narkotike me Runajn, Eugen Halili dhe Runajn janë larguar me motorrin e Halilit drejt Elbasanit pasi kishn dalë për disa minuta në periferi në të qytetit.

Pas konsumimit të drogës, Euglen Halili ka goditur Regis Runaj një herë me thikë nga mbrapa shpinës dhe më pas e ka goditur edhe 26 herë të tjera duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Trupi i Regis Runaj u gjet buzë rrugë në afërsi të varrezave, i mbuluar në gjak.

Gjaku i gjetur në motomjetin e sekuestruar autorëve ka konfirmuar përfshirjen e tyre në vrasjen e 23-vjeçarit Regis Runaj. /CNA.al

Lajmet e fundit nga