Connect with Us

Aktivitetet kriminale/ Artan Hoxha: Bosët fshihen në Dubai, takohen me politikanë dhe personazhe të showbizzit

Aktualitet

Aktivitetet kriminale/ Artan Hoxha: Bosët fshihen në Dubai, takohen me politikanë dhe personazhe të showbizzit

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Dubai mbetet vendi i  fshehjes së grupeve dhe bosëve të krimit.

Këtë deklaratë ka bërë të ditur mbrëmjen e sotme gazetari Artan Hoxha, i cili në një intervistë për emisionin Vetting në ABC, tha se Dubai tashmë është kthyer në vendin që ofron luksin e frenuar për personazhet e botës së krimit të cilët nuk japin llogari për paratë që kanë.

Ndër të tjera ai është shprehur se ekstradimi nga Emiratet e Bashkuara është i vështirë, kjo i favorizon personazhet e përfshirë në grupet kriminale që të jetojnë lirshëm në Dubai, dhe sipas tij nga andej po drejtojnë grupet e tyre.

Ato janë të vendosur në një kontinent tjetër në Azi dhe bëjnë një ndërlidhje me drogës që vjen nga Amerika Latine për në Bashkimin Evropian.

Hoxha ka theksuar se bosët e shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare të vendosur në Dubai bashkë me familjet zhvillojnë takime me politikanë, personazhe të shoëbizit dhe drejtojnë aktivitetin e tyre pa u përballur me drejtësisë.

Po të shikosh pjesa dërrmuese e grupe të krimit të organizuar që merren me trafikun e kokainës kryesisht ato që kanë lidhje me Amerikën Latine, direkt me origjinën e kokainës, janë të përqendruar në Dubai, dhe nuk janë vetëm bosët aty por edhe familjet e tyre. Sipas raportit që ka DASH sot në Dubai gjenden ish autokratë, diktatorë, kryeministra, ish kryeministra të botës së tretë që kanë pasur probleme me drejtësinë në vendin e tyre dhe janë vendosur e po jetojnë aty, në Dubai gjithashtu gjenden personazhe të krimit të organizuar, jo vetëm shqiptarë. Shqiptarët mund të jenë ndër të fundit që kanë shkuar atje.

Sot kemi bosë të krimit të organizuar që vijnë nga Shqipëria e mesme, Tiranë, dDrrës, Elbasan, Lushnje që janë të përqendruar aty dhe janë vendosur aty. Deri më tani jam kurioz të di nëse kanë ndonjë aleancë mes tyre nëse atë që i kanë pasur në Shqipëri i kanë zhvilluar dhe atje. Ato në një vend të sigurt siç janë atje, mund të bëjnë dhe marrëveshje. Ne akoma nuk kemi një kartel të mirëfilltë edhe pse vazhdimisht i janë referuar organizatës BLANKO që një nga drejtuesit kryesor u ndalua në Emiratet e Bashkua por nuk është ndalur, por nëse do të ketë një kartel ai do të vijë nga një kooperim i këtyre organizatave që janë të vendosur bashkë me familjet në Dubai.

Problematika kryesore është se bosët e krimit shqiptarë janë të vendosur atje, bëjnë takime me këngëtare, me politikanë dhe po e drejtojnë aktivitetin kriminal nga Dubai. Ato e drejtojnë një trafik që nis nga Amerika Latine, për në Bashkimin Evropian. Ato nga Dubai bëjnë rekrutimin e anëtareve të rinj nga Shqipëria”, është shprehur ndër të tjera Hoxha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Cilin bëjnë shqiptarët përgjegjës për dhunën në selinë e PD?

Publikuar

-

Nga

Shqiptarët që janë votues të Partisë Demokratike, bëjnë përgjegjës më shumë Sali Berishën (41%) se sa Lulzim Bashën (37%) për përplasjen e dhunshme që ndodhi në selinë e PD në 8 Janar.

Në totalin e qytetarëve të anketuarve nga Barometri i Euronews Albania, pjesa më e madhe (43%) bëjnë përgjegjës të dy, Berishën edhe Bashën.

Ndërsa mes votuesve socialiste vetëm 4,9% për qind e tyre mbajnë përgjegjës Bashën, ndërsa 47% e tyre mbajnë përgjegjës Berishën.

LEXO EDHE:  Planifikimi i arratisjes së Gaxhait nga burgu/ Artan Hoxha tregon detajet

LEXO EDHE:  "Fushatë me legalizimet, 100 mijë ndërtime bëjnë 200 mije vota"/ Hoxha nxjerr regjistrimin ‘bombë’



Qytetarët në përgjithësi refuzojnë përdorimin e dhunës fizike ndaj njerëzve apo institucioneve për qëllime politike.

Mbi 90% e të gjithë shqiptarëve dënojnë zgjidhjen e problemeve me dhunë, qofshin ato në rrethana ekstreme.

Gjetjet janë rezultat i anketës për periudhën 13-24 janar 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë./euronews

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Përplasjet me Dukën/ Pas kallzimit në Prokurori, Veliaj: Do e bëjmë edhe në SPAK

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Tiranës Erjon Veliaj, ka folur sërish për përplasjet me kreun e FSHF, Armand Duka.

Veliaj thekson se nuk ka armiqësi personale me Dukën, por kallzimin që kanë bërë në Prokurori do e bëjnë edhe në SPAK.

“Kam bërë padi ndaj Federatës. Në këtë betëjë, Armand Duka është kundërshtari im, jam aksioner në klubin e Tiranës, kam bërë fusha sportive në Tiranë. Edhe fusha e Laprakës është bërë me gjyq. Nuk kam dhënë leje ndërtimi te fusha e Fiskulturës. Fusha atje do bëhet fushë, edhe pse kanë pronar privat, do shpronësohet. Kur një institucion thotë se kam marrë para nga ndonjë fondacion, duhet të bëjë diçka. Unë kam bërë më shumë se Duka, edhe kur kam pasur më pak lekë. Armand Dukës i duhet thënë sa delagatë ke.



LEXO EDHE:  Si ka funksionuar grupi “Bajli” dhe terrori në Shkodër?/ Shokon Artan Hoxha  

LEXO EDHE:  Vrasja e ish-policit në Lezhë/ Artan Hoxha zbulon detajet e reja: Ishte e paralajmëruar

Në kallëzim kërkohet transparencë, se kush është delegat, është denoncuar me emër Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, sepse kanë ndryshuar emrat e delegatëve, ka të bëjë me korrektësinë e zgjedhjeve. Aty gjetëm njerëz që kanë ardhur nga Shijaku, nga Mati, nuk ka racizëm këtu, por duhet të jenë emrat të saktë. E kemi bërë kallëzimin në Prokurori dhe mund të bëjmë edhe në SPAK, unë besoj se funksionojnë si organizatë kriminale”, tha Veliaj./E.T-CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Koalicion për zgjedhjet e 6 marsit?/ Berisha: Kemi negociata me të gjitha partitë

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha u shpreh se është në negociata me të gjitha partitë opozitare për të hyrë në një koalicion  në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Në një intervistë për emisionin Opinion me Blendi Fevziun në Tv Klan, Berisha deklaroi se nëse do të arrihet një marrëveshje për koalicion, atëherë do të formohet Aleanca, e cial sipas tij do të ketë një logo të vetën.



Absolutisht që nesër mund të hyjmë në koalicion me LSI nuk është asnjë problem. Negociata ka me të gjitha partitë. Kandidatët do jenë nën logon e Aleancës, aleanca ka logon e vet. Ne përfaqësojmë revolucionin. Jemi mes kandidatëve të pavarur dhe partive politike. Do e vendosin ekspertët tanë. Gjithçka do varet nga ekspertët e çështjeve elektorale të cilët do parashtrojnë mendimin e tyre duke u bazuar në kodin zgjedhor. Zgjedhjet e qeverisë janë tritol dhe SPAK. Ne nuk bojkotojmë. A ishte realitet tritoli në pragun e shtëpisë së Armand Dukës në proces zgjedhor? Olsi Rama për ti marrë funksionin. Nuk është Erion Veliaj ai është një mjeran i keqpërdorur”, tha Berisha./E.K-CNA.al 

LEXO TE PLOTE