Connect with Us

Zhdukja e biznesmenit në Tiranë/ Policia zbardh detajet, dyshimet

Kronika

Zhdukja e biznesmenit në Tiranë/ Policia zbardh detajet, dyshimet

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Policia ka dhënë detaje në lidhje me lajmin e publikuar sot në media, për zhdukjen e një biznesmeni në Tiranë.

Në një njoftim për mediat, policia bën të ditur se më datë 20.10.2021, rreth orës 23:00, është bërë kallëzimi në komisariatin numër 5, se është larguar nga banesa babai i tij, shtetasi Ruzhdi Hoxha.

Më datë 24.10.2021, shtetasi S. H. ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Nr.5, se më datë 20.10.2021, rreth orës 23:00, është larguar nga banesa babai i tij, shtetasi Ruzhdi Hoxha, 43 vjeç, banues në Paskuqan, dhe prej asaj kohe nuk kanë pasur më kontakt me të. (Njoftimi i publikuar në ëeb-in e Policisë së Shtetit, në përmbledhjen 72-orëshe, më datë 25.10.2021 https://www.asp.gov.al/raporti-i-ngjarjeve-per-72-oret-e-fundit-policia-e-shtetit-104/).

Menjëherë pas denoncimit të marrë, Sektori i Hetimit të Krimeve të Renda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr.5, kanë vlerësuar maksimalisht denoncimin duke verifikuar çdo informacion dhe kanë kryer kërkime e kontrolle në ambiente e vende të ndryshme.”-thuhet në njoftim.

LEXO EDHE:  Aksidentohet kalimtari prane "Harri Fullc", ne gjendje te rende

Më tej, policia bën të ditur se “Veprimet procedurale shtesë i janë dërguar Prokurorisë dhe mbi bazën e tyre është regjistruar procedimi penal Nr.7713, datë 27.10.2021, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Nga strukturat e DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vazhdon puna e pandërprerë për gjetjen e shtetasit Ruzhdi Hoxha, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.”./CNA.al

Zhduket prej 13 ditësh biznesmeni në Tiranë/ Policia shoqëron mikun e tij

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shembja e banesave tek “5 Maji”/ Policia: Nën hetim katër persona

Publikuar

-

Nga

cna kronike

Policia ka proceduar penalisht katër persona, pas aksionit të prishjes së shtëpive në 5 Maj.

Të proceduarit penalë janë: M., 41 vjeç, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, K. L., 40 vjeç dhe L. M., 30 vjeç dhe Z. N., 38 vjeçe, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

“Gjatë zbatimit të VKM me Nr. 533, të nisur mëngjesin e sotëm për prishjen e disa objekteve në zonën e “5 Majit”, një grup banorësh kanë kundërshtuar dhe nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasit:

LEXO EDHE:  “Po trajtohet me ndihmë të specializuar mjekësore”/ Policia jep detajet për arrestimin e Agim Kajmakut

LEXO EDHE:  Aksident në Kamëz/ Plagosen tre të mitur, dërgohen me urgjencë në spital



– E. M., 41 vjeç, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;

– K. L., 40 vjeç dhe L. M., 30 vjeç dhe Z. N., 38 vjeçe, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Këta shtetas, në rrugën “5 Maji” kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, duke treguar mosbindje ndaj urdhrave të tyre dhe duke i penguar në zbatimin e detyrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në aksin Elbasan-Papërr/ Makina përmbyset në mes të rrugës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Papërr. Sipas asaj që raportohet në media, në fshatin Papërr, makina është përmbysur në mes të rrugës.

Mësohet se, drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa dëmtime të rënda.



Ndërkohë në vendngjarje ndodhet edhe policia, e cila po heton mbi rrethanat e aksidentit./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Pogradec/ Makina përplas motorin, plagoset drejtuesi

Publikuar

-

Nga

Makina përplas rëndë të moshuarin në Kukës/ Niset me urgjencë drejt Tiranës

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Pogradec në fashtin Vërri.

Mësohet se një motomjet është përplasur me një makinë tip ‘Mitsubishi’. Për pasojë drejtuesit I motomjetit ka mbetur i plagosur .

Pogradec/Informacion paraprak



Mesditën e sotme, jemi njoftuar se në fshatin Vërri, Njësia Administrative Proptisht, Pogradec, janë përfshirë në një aksident rrugor një motomjet me drejtues shtetasin D. L., rreth 29 vjeç, me mjetin tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin S. Gj.

LEXO EDHE:  Aksidentohet kalimtari prane “Harri Fullc”, ne gjendje te rende

LEXO EDHE:  Aksident në Kamëz/ Plagosen tre të mitur, dërgohen me urgjencë në spital

Për pasojë, është dëmtuar drejtuesi i motomjetit D. L., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme procedurale dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE