Zhduket prej 13 ditësh biznesmeni në Tiranë/ Policia shoqëron mikun e tij

5 Nëntor 2021, 10:46, Kronika CNA
Zhduket prej 13 ditësh biznesmeni në Tiranë/ Policia

Një biznesmen 43-vjeçar, babai i dy fëmijëve rezulton i zhdukur prej gati dy javësh.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për ?BW? se Rruzhdi Hoxha është zhdukur 13 ditë më parë dhe denoncimi është bërë nga vëllai i tij në komisariatin numër 5.

Sipas Lalës, Rruzhdi Hoxha ka një biznes inertesh në dalje të Kamzës.

Mësohet se pas denoncimit, policia ka shoqëruar mikun e tij, i cili ka pasur dhe takimin e fundit me 43-vjeçarin.

Ky i fundit është ndaluar dhe po mbahet në paraburgim pasi ka hesape me drejtësisë italiane.

Miku i tij është personi i dyshuar për ngjarjen, por nuk ka ende një urdhër ndalim për të. Policia ka mundur të gjejë celularin e të zhdukurit, por jo Rruzhdi Hoxhën. Një grup i posaçëm hetimi po trajton rastin.

Gjendet celulari i një biznesmeni të zhdukur në Tiranë/ Klodiana Lala zbardh detaje  

Lajmet e fundit nga