Connect with Us

Vrasja në Elbasan/ Dalin detaje të reja

Kronika

Vrasja në Elbasan/ Dalin detaje të reja

Publikuar

-

/

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që u shënua mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit.

Mësohet se viktima është rreth moshës 26 vjeç, ndërsa i plagosuri rreth 19 vjeç.

Ky i fundit është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fushën e vjetër të sportit në Elbasan.

Sipas ABC, Florenc Kovaçi ka ndërruar jetë ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë vëllai i tij Mikel Kovaçi.

LEXO EDHE:  Tragjedi për Stresin/Humb jetën familjari më i dashur i tij

Mollë sherri mësohet se ka qenë një femër. Pikërisht për të, sherri mes të rinjve ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta./CNA.al

E rëndë në Elbasan/ Sherr me thika mes të rinjve, ndërron jetë njëri nga vëllezërit, tjetri i plagosur

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Pas urdhrit të Gledis Nanos, FNSH dhe policia “blindon” Fierin/ Postblloqe në gjithë qytetin

Publikuar

-

Nga

Qyteti i Fierit është “blinduar” mbrëmjen e sotme.

Sipas asaj që raportohet në media, grupe kontrolli të përbëra nga Forcat e ndërhyrjes së shpejtë, struktura e Hetimit në drejtorinë e Policisë Fier, oficerë e agjentë të krimeve në Komisariatin e Policisë Fier dhe patrulla e përgjithshme, kanë zbritur në terren në shumë postblloqe.

Automjetet luksoze e ato me targa të huaja janë ato që ndalohen më tepër, ndërsa vihen re edhe kontrolle automjetesh e kontrolle trupore të drejtuesve të tyre e pasagjerëve. Postoblloqet nuk janë ngritur vetëm në hyrje dhe dalje, por në të gjithë qytetin.

LEXO EDHE:  Tragjedi për Stresin/Humb jetën familjari më i dashur i tij

LEXO EDHE:  Humb betejën me Covid/ Ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare aktori i njohur



Nga policia e Fierit, paraprakisht mësohet se fokusi është tek kapja e personave në kërkim, atyre që mund të kenë armë zjarri apo atyre që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.

Ky kontroll vjen vetëm një ditë pasi në Fier ishte i pranishëm në analizën e punës së Drejtorisë së Policisë Fier edhe kreu i Policisë së shtetit Gledis Nano./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Masakra e Lushnjës/ GJKKO merr vendimin për Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin

Publikuar

-

Nga

Gjykata kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dënuar me burgim të përjetshëm Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin.

Bilbili dhe Kaloshi u akuzuan se si autorë të masakrës së Lushnjes, ku vranë Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën në 11 tetor 2017 në Lushnjë.

Në këtë atentat u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku.

Ndërkohë GJKKO ka rrëzuar akuzën për atentat ndaj Xhulio Shkurtit, nipi i Aldo Bares, pasi ishin të pabazura në prova. Në atentatin për vrasjen e Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares u plagosën Bujar Turku e Marjus Xhepexhiu.

Vendimi i GJKKO:

‘Pushimin e akuzës penale kundër të pandehurit Orgest Bilbili, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, në dëm të viktimës Xhulio Shkurti, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78, paragrafi i dytë e 22, në lidhje me nenin 28, pika 4 të Kodit Penal, pasi ndjekja penale nuk duhet të fillonte.

1.1 Deklarimin fajtor të të pandehurit Orgest Bilbili për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, në dëm të viktimave Zamir Latifi, Jurgen Hoxha, Bujar Turku, Marius Xhepexhiu, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 79/dh, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

1.2 Deklarimin fajtor të të pandehurit Orgest Bilbili për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278, paragrafi i parë, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 10 vjet burgim.

1.3 Deklarimin fajtor të të pandehurit Orgest Bilbili për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 vjet burgim.

1.4 Pushimin e akuzës penale kundër të pandehurit Orgest Bilbili për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 274, në lidhje me nenin 28, pika 4 të Kodit Penal, pasi ndjekja penale nuk duhet të fillonte.

1.5 Në aplikim të nenit 55, paragrafi i parë i Kodit Penal, bashkimin e dënimeve dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit Orgest Bilbili me burgim të përjetshëm.

1.6 Në mbështetje të nenit 15, 16 pika 1, gërma a) të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, këtë dënim, i pandehuri Orges Bilbili, ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Lartë.

2. Pushimin e akuzës penale kundër të pandehurit Anterio Kaloshi, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, në dëm të viktimës Xhulio Shkurti, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78, paragrafi i dytë e 22, në lidhje me nenin 28, pika 4 të Kodit Penal, pasi ndjekja penale nuk duhet të fillonte.

LEXO EDHE:  E rëndë/ Humb jetën një ushtar shqiptar në Afganistan

LEXO EDHE:  Tragjedi për Stresin/Humb jetën familjari më i dashur i tij

2.1 Deklarimin fajtor të të pandehurit Anterio Kaloshi për veprën penale të “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, në dëm të viktimave Zamir Latifi, Jurgen Hoxha, Bujar Turku, Marius Xhepexhiu, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 79/dh, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.



2.2 Deklarimin fajtor të të pandehurit Anterio Kaloshi për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278, paragrafi i parë, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 10 vjet burgim.

2.3 Deklarimin fajtor të të pandehurit Anterio Kaloshi për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 vjet burgim.

2.4 Pushimin e akuzës penale kundër të pandehurit Anterio Kaloshi për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 274, në lidhje me nenin 28, pika 4 të Kodit Penal, pasi ndjekja penale nuk duhet të fillonte.

2.5 Në aplikim të nenit 55, paragrafi i parë i Kodit Penal, bashkimin e dënimeve dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit Anterio Kaloshi me burgim të përjetshëm.

2.6 Në mbështetje të nenit 15, 16 pika 1, gërma a) të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, këtë dënim, i pandehuri Anterio Kaloshi, ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Lartë.

3.Në bazë të nenit 190 gërma të K.Pr.Penale, lidhur me provat materiale të sekuestruara gjatë hetimeve gjykata disponon si më poshtë:

– CD-të ku janë dokumentuar të dhënat në rrugë elektronike të kompanive telefonike mbeten pjesë e fashikullit të gjykimit.

– Një automjet tip autoveturë e djegur me targa AA 726 PC, të asgjësohet.

– Armë zjarri tip automatike me numra 083191, 01331-83 dhe 07725 gjithësej 3 copë të asgjësohen.

Në bazë të nenit 190 gërma a) të K.Pr.Penale, konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të provave materiale:

– Një armë zjarri pistoletë Nr. 758440,66 1962, e viktimës Zamir Latifi të konfikshet dhe kalojë në favor të shtetit.(7 fishekët e kësaj arme sipas aktit të eskprtimit nr. 11309 datë 20.10.2017 janë përdorur gjatë ekspertimit).

– 41 gëzhojat dhe dy predhat të ruhen në kartotekën balistike të I.P.SH.

4. Shpenzimet procedurale të kryera gjatë fazës së hetimeve (sipas formularit përkatës), si dhe shpenzimet gjyqësore sipas formularit bashkëlidhur, iu ngarkohen të pandehurve solidarisht.

5. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të këtij vendimi.’- thuhet në vendimin e gjykatës./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gjendet i pajetë në rrugë 56-vjeçari në Pogradec/ Ja dyshimet e para

Publikuar

-

Nga

Një 56 vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e sotme në hyrje të fshatit Zagorçan në Pogradec.

Sipas njoftimit të policisë, viktima me inicialet A.C, nuk ka shenja dhunë, ndërsa dyshohet se ka humbur jetën sipasojë e infarktit në zemër.

Pogradec/Informacion paraprak



Më datë 25.01.2022, rreth orës 15:00, jemi njoftuar se në hyrje të fshatit Zagorçan, Pogradec, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, shtetasi A. C., 56 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, i cili nga të dhënat e para dyshohet se mund të ketë humbur jetën nga infarkti i zemrës.

LEXO EDHE:  Humb jetën prokurorja/ KLP: Ishte një nga magjistratet më të spikatura

LEXO EDHE:  E rëndë/ Humb jetën një ushtar shqiptar në Afganistan

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE