Connect with Us

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për 30 qershorin/ Zheji: Nuk e prisja, u vulos monopartitizmi

Politikë

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për 30 qershorin/ Zheji: Nuk e prisja, u vulos monopartitizmi

Publikuar

-

/

Analisti Artur Zheji ka komentuar ditën e sotme vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi për legjitimitet të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2017.

Në një intervistë për emisionin “Pikat mbi i” me Ola Brukon në Neës 24, Zheji tha se nuk e priste këtë vendim, pasi situatat politike anormale kanë nevojë për refleksion duke sjellë shembuj nga e kaluara. Sipas tij u vulos monopartitizimi. Zheji tha më tej se Shqipëria është një kasolle institucionale.

Jo, nuk e prisja. Situatat politike anormale, radikale, kanë nevojë në momentin e refleksionit që të ekuilibrohen. Zgjedhjet e kontestuara të vitit 2001, nga BE u bë shumë presion, u kërkua që të bëhej një ekuilibër dhe u bë tek presidenti që u zgjodh në mënyrë konsensuale. Vazhdoi me KLSH, për disa figura konsensuale. Në këtë kontekst mendoj që të njohësh si legjitime zgjedhjet lokale të 30 qershorit, të cilat nuk patën më shumë se 15% pjesëmarrje do të thotë të vulosësh jo vetëm monopartitizmin në Shqipëri, por të mos bësh dhe asnjë hap ndaj konsensualitetit.

Situata nuk është siç u përshkrua në një pjesë të analizës që bëri Rakipllari. E vërtetë që Gjykata Kushtetuese nuk mund të bëjë politikë, i qëndron koordinatave ligjore, pavarësisht se ka dy dekrete. Kjo i hap derën një situate të tillë, pse opozita mori vendim për të bojkotuar zgjedhjet, nuk u çmend, por ajo u vu në cep, u radikalizua refuzimi ndaj saj në të gjithë pjesëmarrjen institucionale. E vetmja rrugë për t’u marrë seriozisht si opozitë ishte të radikalizonte qëndrimin e saj. Për refuzim total të maxhorancës për t’u ulur, për të negociuar, për ta shuar zjarrin, atëherë u kalua tek kjo gjë.

LEXO EDHE:  Pazaret me Ministrin e Jashtëm/ Rama luan blofin

Këtu nuk kemi asnjë kontradiktë. Fakti që shkoi dhe u delegua tek Gjykata Kushtetuese është demonstrim i anomalisë totale të funksionimit të raportit pozitë-opozitë. Ne kemi një krah që përdor forcë, që është maxhorancë, një krah që ka arbitrin me vete që kërkon më shumë stabilitet se demokraci, Gjykata Kushtetuese nuk e zgjidhi, la në fuqi anomalinë e 30 qershorit. A mund të vazhdojë Shqipëria të drejtohet nga kryetarë bashkie që shkarkohen nga kryeministri. Kjo duket sikur e ndihmon pushtetin e kryeministrit, kjo e kalbëzon. Rama po lejon në emër të një pushteti, dekadencën e shtetit shqiptar. Gjykata Kushtetuese nuk e zgjidhi dot dhe ka lënë dhe litarin mbrapa.

Rama nuk ka dhënë asnjë shenjë refleksioni. Ai ka thënë që është i hapur për të bërë pis opozitën, në momentin që ka krizë, ku një pjesë e opozitës i thotë opozitës je i shitur tek Rama. Në Shqipëri janë mbajtur me cungje të kalbura kasolle pafund. Shqipëria është një kasolle institucionale. Kjo është një ekonomi informale që e mban kasollen me cungje të kalbura. Është një kryeministër shëtitës.

Nuk mendoj që do të bëjë zgjedhje lokale. Mund të japë vetëm ato 6 bashki.

Faktori ndërkombëtar besoj që është tejngopur nga kreditet që i ka dhënë Ramës. Besoj që tani po shpërndan besim dhe po kërkon gjithmonë e më tepër peshore, balancimin”, tha Zheji./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pas Çuçit, edhe ministri i Drejtësisë përgëzon Policinë e Shtetit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Një tjetër politikan që ka përgëzuar Policinë e Shtetit për aktet e dhunës në protestën e demokratëve, është ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

Po ashtu si ministri i Brendshëm, Çuçi, edhe Manja shkruan se, Policia e Shtetit e kaloi me dinjitet të lartë profesionalë këtë sprovë.



Sot ka qenë ndoshta sfida më e komplikuar për një Polici Shteti në demokraci, sepse kjo e sotmja është një ngjarje e padëgjuar në historinë politike të planetit. S’ka bërë vaki në botë që një parti politike të kthehet në një arenë lufte me mjete mesjetare, mes dy palësh të ekstremizuara në skaje të papara ndonjëherë. Policia e Shtetit e ka kaluar me dinjitet të lartë profesional këtë sprovë përballë papërgjegjshmërisë më absurde të të dyja palëve të përfshira në konflikt. Tani që më e keqja ka kaluar më së miri, prokuroria dhe policia duhen mbështetur pa rezervë në kryerjen e detyrës së nxjerrjes para ligjit të përgjegjësve të asaj skene krimi jashtë dhe brenda godinës së këtij ballafaqimi mesjetar. I bëjmë thirrje palëve të vetëpërmbahen dhe të mos pengojnë me veprime ose mosveprime të qëllimshme, organet ligjzbatuese të bëjnë detyrën”, shkruan Ulsi Manja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Me bodigardë dhe kapuç në kokë/ Grida Duma largohet nga dera e pasme e selisë

Publikuar

-

Nga

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka dalë nga izolimi ku po qëndronte prej disa orësh.

Pak më parë, Duma doli live dhe foli për dhunën, mes demokratëve, ndërkohë që në anën e dhunuesve është shfaqur i dashuri i saj Ervin Salianji.



Ndërsa pas largimit të protestuesve, deputetja e Bashës ka dalë me shpejtësi nga selia.

LEXO EDHE:  Kushtetuesja dhe reformat/ Yuri Kim “godet” ashpër politikanët: Duhet të përgjigjen, i detyrohen shqiptarëve

LEXO EDHE:  Nuk ka vendim për Gjirokastrën/ KAS shtyn seancën

Me kapuç në kokë dhe e rrethuar me bodigardë, Duma ka dalë nga dera e pasme e selisë dhe ka nxituar drejt eskortës së saj./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Këlliçi-Bashës: U shpalle luftë demokratëve, je ushtar i Ramës

Publikuar

-

Nga

cna politike

Sot kryetari i shkarkuar Lulzim Basha tregoi se është peng i kryeministrit Edi Rama. Pasi ushtroi dhunë mbi demokratët, duke iu hedhur gaz lotsjellës dhe duke urdhëruar t’i godasin me shkopinj, thirri në ndihmë kryeministrin, i cili vuri në gatishmëri Policinë e Shtetit, e cila gjithashtu lëshoi mbi demokratët gaz lotsjellës.

Pasi gjithë këtij skenari kriminal, deputeti Belind Këlliçi përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se më këto akte, Basha tregoi edhe një herë që është ushtar i Ramës dhe iu shpalli luftë demokratëve.

LEXO EDHE:  Anila Leka “dridhet” para KPK-së/ Justifikon  dashurinë për dollarët

LEXO EDHE:  Vendimi për Saimir Tahirin/ Çfarë paralajmëron Artan Hoxha



“Gazin e Ramës dhe Lleshit kundër Partisë tënde?I shpalle luftë demokratëve dhe vërtetove se je ushtar i Edi Ramës!”, shkruan Këlliçi./ A.E-CNA.al

LEXO TE PLOTE