Connect with Us

Vendimi i Bashës për zgjedhjet në FRPD/ Këlliçi: I pabazuar, përtej kompetencave të kryetarit

Politikë

Vendimi i Bashës për zgjedhjet në FRPD/ Këlliçi: I pabazuar, përtej kompetencave të kryetarit

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kreu i FRPD dhe deputeti Belind Këlliçi, ka reaguar në një deklatratë për shtyp mbi vendimin e kreu të PD Lulzim Basha përsa i përket shpalljes së zgjedhjeve për kreun e FRPD.

Këlliçi u shpreh se vendimi është i pabazuar në statutin e PD, dhe se PD është në një gjendje të vështirë dhe nuk është momenti për të uzurpuar institucionin apo FRPD, për të krijuar përçarje të thella brenda PD.

Deklarata e plotë e Këlliçit

Vendimi i sotëm është i pabazuar qoftë në statutin e PD, dhe është përtej kompetencave të kryetarit të PDSH-së, qoftë në statutin e forumit Rinor të PD. Ka një nen të caktuar për organizatat partnere që tregon funksionimin dhe pavarësinë e organizatave partnere në statutin e PDSH-së, i cili në asnjë nen, në asnjë gërmë të tij nuk flet për një kompetencë të kryetarit për të shpallur zgjedhjet në një organizatë  partnere.

Kryetari i PDSH-së sigurisht që udhëheq, monitoron, shpall vakanca, komandon, ka të drejtën e ndërhyrjes brenda strukturave të PD. Për  fat të mirë Forumi Rinor i PD është organizatë partnere e PD. Ne kemi një statut që është në modelin e CDU-së gjermane e Junge Union e kristian demokratëve në union dhe atij statuti ne i jemi bazuar gjatë punës tonë dhe vijojmë ti bazohemi.

Është e vërtetë që mandati im dhe i një pjese dërrmuese të anëtarëve të kryesisë ka skaduar, por ne jemi në  të drejtën e ushtrimit të mandatit deri në zëvendësimin tonë përmes një procesi zgjedhor, brenda forumit rinor, të organizuar mbi statutin e forumit rinor dhe deri në dorëzimin e institucionit tonë tek trupa e re që do të zgjidhet me një anëtarë një votë.

Ne jemi një institucion, ku brenda nesh ka përplasje idesh, jo të të gjithë mbase mund të ketë momente të caktuara që mund të biem dakord, ccuditërisht sot ka pasur një vendimmarrje unanime si asnjë herë më parë të kryesisë së forumit rinor. 100%  e atyre që kanë qenë pjesëmarrës në mbledhje janë shprehur kundër vendimit të kryetarit të PDSH-së dhe ne sot jemi këtu për të bërë të ditur, edhe opionint publik që ky ka qenë një proces që ne e kemi gjykuar  edhe vetë për ta nisur muajin mbarë.

LEXO EDHE:  OBSH merr vendimin/ Koronavirusi shpallet pandemi

Duke qenë se nga data 10 shtator e këtij viti, PD ndodhet në një gjendje të vështirë dhe ndodhet në një krizë të brendshme që ne gjykojmë  që duhet të marrë zgjidhje përmes institucioneve dhe përmes votës dhe të vërtetës, se ka ardhur momenti ti themi disa të vërteta, ne nuk kemi vepruar dhe kemi gjykuar se nuk është ky momenti as për të uzurpuar institucione, as për të uzurpuar FRPD dhe as për të krijuar përccarje më të thella  brenda strukturave të PD.

Që nga dita e parë që unë kam shkelur këmbë në PD, kam pasur një qasje për të mos humbur  as edhe një anëtar, më të thjeshtin të Forumit Rinor por edhe të PD. Jo më ne sot ta fusim një organizatë të tërë partnere të PDSH në një konflikt të brendshëm. Kështu që qëndrimi ynë unanim i cili do u bëhet me dije ju në orët në vijim, pasi është firmosur në mënyrën 100% nga të gjithë anëtarët e kryesisë ka qenë i prerë që ne këtë proces nuk e njohim dhe në  momentin kur do të piqen kushtet në PD, për të pasur një proces të vërtetë dhe real pa asnjë diskutim ne kemi detyrim statutor, unë i pari të bëjmë më të mirën tonë për të pasur  një trupë të re drejtuese të Forumit Rinor.

Unë personalisht, jam krenar që në këto gjashtë vite kam drejtuar  strukturën më vitale të PD.Çdo shtëpi ka themelet e saj  dhe themelet e PD janë te FRPD. Jam krenar oër demokracinë tonë të brendshme, jam krenar që në forumin rinor ka përplasje idesh, ka mosdakordësi hera herës, por përherë vendimet merren me votë dhe me shumicë votash. Kemi anëtarë që janë diplomuar në top universitetet më të mira të botës dhe një pjesë e mirë e medias nuk i njeh, por do të jetë mundësia në ditët në vijim që ti njihni./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Shpërthim tritoli në shtëpinë e Dukës/ Reagon Basha

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kreu i shkarkuar i PD Lulzim Basha ka reaguar pas shpërthimit me tritol në banesën e Armand Dukës në Durrës.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Basha shkruan se pushteti në vendin tonë ka degraduar për aq kohë sipas tij kur përdor çdo formë për të uzurpuar çdo institucion.



LEXO EDHE:  OBSH merr vendimin/ Koronavirusi shpallet pandemi

Zhvillimet rreth FSHF-së, tregojnë edhe njëherë degradimin e një pushteti të korruptuar që qëllim të vetëm ka zaptimin me çdo mjet, të çdo institucioni. Strategjia e tensionit e shpalosur ditën e sotme, që kulmoi me eksplozivin e vendosur këtë mbrëmje në banesën e familjes Duka”, shkruan Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“6 marsi, test për Foltoren dhe Bashën”/ Mustafaj nuk përjashton një marrëveshje të mundshme

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj ka folur për zgjedhjet e pjsshme lokale të 6 marsit, për të cilat u shpreh se , do të jenë një test për “Foltoren” e Sali Berishës si dhe për kreun e PD Lulzim Basha.

I ftuar në “Radarin Informativ” ai tha se ‘këtë test’ nuk po e vlerësojnë sa duhet sepse ende nuk kanë dhënë shenjë nëse do të jenë të bashkuar përballë PS në disa bashki apo nëse do të sfidojnë njëri-tjetrin.

“Ky është test për Foltoren, Berishën dhe për Bashën. Mua më duket që s’po e vlerësojnë sa duhet këtë test, sepse s’po japin shenjë sa janë shanset që në bashki të caktuara të shkojnë me një kandidat”, tha ai.

Por a ka shanse për një bashkëpunim mes Bashës dhe Berishës sipas Mustafaj.



“Rruga e bashkëpunimit ka shanse. Në diplomaci nuk ekziston e pamundura kur është fjala për marrëveshje bashkëpunim. Nëse futen në negociata mund të ndryshohen, në këtë kuptim duhet të prevalojë interesi për t’i fituar këto bashki. Refraktar shumë më i madh se Berisha, është Basha. Nëse do t’i drejtoja një thirrje bashkëpunimi, do ia drejtoj Bashës. Nëse shkohet drejt njëri tjetrit të dyja palët të bëjnë lëshime. Ademi është me eksperiencë, u ka rezistuar presioneve të Ramës. Por s’e dimë që anëtarësia e PD kë do votojë si kandidate. Shkodra duhet rifituar nga demokratët në mënyrë të domosdoshme”.

Ish-ministri nuk përjashton as një aleancë mes Berishës dhe LSI.

LEXO EDHE:  Aksioni opozitar/ Basha mbledh Kryesinë e PD-së

LEXO EDHE:  Befason deputetja e Ramës: Ne e besojmë opozitën...

“Zoti Berisha dhe Meta kanë eksperiencë të rëndësishme bashkëpunimi elektoral. Basha si kryetar bashkie është zgjedh nga një koalicion i PD dhe LSI. Kjo eksperiencë e suksesshme bashkëpunimi mes PD, Berishës, LSI, Metës përbën një bazë që të ketë bashkëpunim intensiv. Sa do jetë i gatshëm duhet parë rast pas rasti”, shtoi ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Marrëdhënia me Berishën/ Meta: Ai i njeh mirë rregullat e lojës

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka treguar marrëdhenien e tij me ish kryeministrin Sali Berisha.

Meta tha në një intervistë për media se ka një marrëdhënie të mirë në distancë. Presidenti theksoi se me Berishën ‘ke dëshirë të bashkëpunosh”, pasi sipas Metës, ai i di rregullat e lojës.



“Marrëdhëniet me Berishën janë të mira në distancë sepse kam kohë pa e takuar, por kanë qenë të mira sepse me Brishën ke dëshirë të luftosh, të bashkëpunosh, është një njeri që i njeh rregullate lojës”, tha Meta./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE