LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tirana ka një surprizë për tifozët në derbin ndaj Dinamos

5 Nëntor 2021, 08:29, Sport CNA
Tirana ka një surprizë për tifozët në derbin ndaj

Tirana dhe Dinamo do të ndeshen sërish ditën e nesërme, por kësaj radhe për kampionat.

??Nëndetësja?? arriti të fitonte në sfidën e parë me rezultatin e pastër 2-0, por e nesërmja pritet të jetë një ndeshje krejt tjetër. Sfida do të luhet në ??Air Albania?? dhe pritet të ketë interesa nga tifozët pasi është dhe fundjavë.

Bardheblutë kanë menduar një mënyrë shumë origjinale për të fituar popullaritet në këtë sfidë. Tirana ka nxjerrë një njoftim ku i bën thirrje tifozëve të bëhen pjesë e një aktiviteti shumë special ditën e nesërme.

Tifozët duhet të dërgojnë fotot e tyre me kujtimet nga bardheblutë, dhe këto foto do të shfaqen në LED-in kryesor të stadiumit ku do të shikohen nga të gjithë të pranishmit. Një gjetje e goditur nga ana e klubit që kërkon të mbajë sa më afër tifozët në një fazë mjaft të rëndësishme të kampionatit.

Lajmet e fundit nga