Connect with Us

“Të rinjtë nuk janë interesaxhinj, por idealist”/ Kulluri i shuan dyshimet Bashës

Politikë

“Të rinjtë nuk janë interesaxhinj, por idealist”/ Kulluri i shuan dyshimet Bashës

Publikuar

-

/

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Edvin Kulluri ka reaguar pas sulmit të Lulzim Bashës ndaj FRPD-së.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kullur shkruan se të rinjtë në PD nuk janë interesaxhinj, por rebel dhe idealist, duke i bërë të qartë Bashës se edhe në 11 dhjetor ata do të jenë pjesë e Kuvendit Kombëtar.

LEXO EDHE:  "Llum, Kuvend anti-amerikan”/ Edith Harxhi-Bashës: Misionar dështak

“Lulzim, me partneret bashkepunohet! Ata nuk urdherohen! Ata as nuk zgjidhen me urdher nga jashte organizates se tyre!

Nese kishe dyshime se shumica e tyre do i bashkoheshin Kuvendit te 11 Dhjetorit, tani eshte e sigurte se do jene aty! Te rinjte nuk jane interesaxhinj te vegjel por rrebele dhe idealiste!”, shkruan Kulluri./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“6 marsi, test për Foltoren dhe Bashën”/ Mustafaj nuk përjashton një marrëveshje të mundshme

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj ka folur për zgjedhjet e pjsshme lokale të 6 marsit, për të cilat u shpreh se , do të jenë një test për “Foltoren” e Sali Berishës si dhe për kreun e PD Lulzim Basha.

I ftuar në “Radarin Informativ” ai tha se ‘këtë test’ nuk po e vlerësojnë sa duhet sepse ende nuk kanë dhënë shenjë nëse do të jenë të bashkuar përballë PS në disa bashki apo nëse do të sfidojnë njëri-tjetrin.

“Ky është test për Foltoren, Berishën dhe për Bashën. Mua më duket që s’po e vlerësojnë sa duhet këtë test, sepse s’po japin shenjë sa janë shanset që në bashki të caktuara të shkojnë me një kandidat”, tha ai.

Por a ka shanse për një bashkëpunim mes Bashës dhe Berishës sipas Mustafaj.



“Rruga e bashkëpunimit ka shanse. Në diplomaci nuk ekziston e pamundura kur është fjala për marrëveshje bashkëpunim. Nëse futen në negociata mund të ndryshohen, në këtë kuptim duhet të prevalojë interesi për t’i fituar këto bashki. Refraktar shumë më i madh se Berisha, është Basha. Nëse do t’i drejtoja një thirrje bashkëpunimi, do ia drejtoj Bashës. Nëse shkohet drejt njëri tjetrit të dyja palët të bëjnë lëshime. Ademi është me eksperiencë, u ka rezistuar presioneve të Ramës. Por s’e dimë që anëtarësia e PD kë do votojë si kandidate. Shkodra duhet rifituar nga demokratët në mënyrë të domosdoshme”.

Ish-ministri nuk përjashton as një aleancë mes Berishës dhe LSI.

LEXO EDHE:  Gazetari sulmon ashpër Bashën/Më tregoni varrin t’i çoj një LULe!

LEXO EDHE:  Mero Baze këshillon Lulin: Mos u bëj si Saliu

“Zoti Berisha dhe Meta kanë eksperiencë të rëndësishme bashkëpunimi elektoral. Basha si kryetar bashkie është zgjedh nga një koalicion i PD dhe LSI. Kjo eksperiencë e suksesshme bashkëpunimi mes PD, Berishës, LSI, Metës përbën një bazë që të ketë bashkëpunim intensiv. Sa do jetë i gatshëm duhet parë rast pas rasti”, shtoi ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Marrëdhënia me Berishën/ Meta: Ai i njeh mirë rregullat e lojës

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka treguar marrëdhenien e tij me ish kryeministrin Sali Berisha.

Meta tha në një intervistë për media se ka një marrëdhënie të mirë në distancë. Presidenti theksoi se me Berishën ‘ke dëshirë të bashkëpunosh”, pasi sipas Metës, ai i di rregullat e lojës.



“Marrëdhëniet me Berishën janë të mira në distancë sepse kam kohë pa e takuar, por kanë qenë të mira sepse me Brishën ke dëshirë të luftosh, të bashkëpunosh, është një njeri që i njeh rregullate lojës”, tha Meta./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha do shpallet non grata në SHBA?/ Çfarë paralajmëron Meta

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka bërë një paralajmërim të fortë mbrëmjen e sotme.

Në një intervistë televizive, ai është pyetur mbi deklaratën e Lulzim Bashës se Meta do shpallet non grata kur të largohet nga Presidenca.

Por për kreun e shtetit, është Rama dhe Basha ata që do shpallen non grata në SHBA dhe këtë ai e bazon në shkeljen e rregullave dhe ligjeve për të bërë një foto me presidentët.



Për Metën, Basha përmes lobimit rus ka ndjekur një rrugë të gabuar dhe kjo mund të çojë në një vendim të ashpër nga ana e DASH.

Ne të gjithë e dimë që një person që ka një hall për shkak të një foto të bërë në rrugën e gabuar duke mos respektuar ligjet e atij vendit, apo duke i mbajtur iso gruas së Bilalit që ka probleme në atë vend bëhen më qesharak dhe e banalizojnë këtë situatë. Unë asnjë herë nuk kam shkelur ligjet e SHBA dhe nuk pres asnjë lloj morali, leksioni në emër të atij shteti nga dy persona që kanë problemet e tyre ligjore për të bërë foto me presidentët e SHBA. Raporti im me SHBA ka qenë i shkëlqyer dhe mbetet i tillë sepse raporti im me të vërtetën është i shkëlqyer”, tha Meta./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE