Connect with Us

Sali Berisha: Jam njeriu më i votuar në 30 vite, nuk kam betejë personale me PD

Politikë

Sali Berisha: Jam njeriu më i votuar në 30 vite, nuk kam betejë personale me PD

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Sali Berisha ka deklaruar nga Lushnja, se nuk e ka personale betejën që po bën për Partinë Demokratike.

Ai u shpreh se çështjen e shpalljes “non grata” nga SHBA e ka mbajtur personale dhe mbrojtjen e ka bërë për dinjitetin e tij.

Berisha tha se është njeriu më i votuar i Shqipërisë këto 30 vite.

Shumë njerëz thonë që Berisha e ka një betejë personale. Unë iu garantoj që gabohen. Unë nuk e mohoj çështjen që ekziston personale, por unë atë, me vendosmërinë më të madhe e mbajta personale.

I bindur si besimi që kam te Zoti që do t’ia dilja mbanë, që do të kisha të drejtë dhe se asgjë s’do mund të më mposhte mua në mbrojtje të asaj të vërtete që është shkelmuar.

Mbrojtja e dinjitetit tim ishte në radhë personale, por unë jam njeriu më i votuar i këtij vendi në këto 30 vite. Padyshim që mbroja edhe në emër të të gjithë atyre që më kishin besuar mua në çdo hap të jetës sime dhe veprimtarisë sime jam përpjekur të ruaj dinjitetin e tyre. Kur kam dhënë dorëheqjen më 26 Qershorin, po e bëj dinjitetin tim”, tha Berisha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Dashamir Shehi “këshillon” Bashën dhe Berishën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashkitë e vendit janë një test i rëndësishëm. Kështu është shprehur kreu i LZHK Dashamir Shehi.

Në një intervistë televizive, ai ka “këshilluar” Berishën dhe Bashën duke theksuar se PD duhet të gjejë forcën dhe kurajën për të diskutuar në mënyrë që në 6 mars të ketë vetëm një kandidat nën siglën e saj



Janë 6 bashki dhe 3 janë të mëdha se unë i lidh me numrin e votuesve. Pastaj është Shkodra që ka qenë gjithmonë e opozitës. Unë po i ofroj mendimin tim që është i thjeshtë dhe racional, të vënë një kandidat dhe ta kapërcejnë vetveten nuk ka rëndësi nëse është i Berishës apo i Bashës. Nëse me gjithë mend duam të mundim Edi Ramën, por nëse duam të mundim njëri-tjetrin dhe unë kam frikë se është kjo e dyta atëherë le të vënë 2 kandidatë, ky është teatër dhe tallje me qytetarët”, tha ai./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka plas skandalin/ Manipuluam votat që të bëhej Basha kryetar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Anëtari i Koisionit të Rithemelimit dhe deputeti i PD Edi Paloka ka bërë një deklaratë të fortë sa i takon zgjedhjes së Lulzim Bashës si kryetar i selisë blu.

Në një intervistë për media, Paloka u shpreh se ai është përgjegjës për situatën në PD, pasi u ka kërkuar strukturave që të manipulojnë votat për Bashën.

Kjo është edhe arsyeja që Paloka nuk është angazhuar më shumë me punimet e Komisionit, pasi vetë ai theksoi se nuk u del dot para demokratëve.



Më vjen zorë të shkoj dhe të përballem me demokratët pasi do më thonë, ti po na thua tani për Bashën, kur më parë na the të manipulonim votat për të?

E kanë bërë të gjitha strukturat e PD-së Nisida dhe prandaj nuk mund të angazhohem më shumë me Komisionin e Rithemelimit. Jam përgjegjës i kësaj situate të rëndë që ndodhet PD-ja”, tha ai./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

VIDEO-Reshjet e dendura të dëborës/ ARRSH apel shoferëve: Kujdes në këtë zonë!

Publikuar

-

Nga

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës kanë mbërthyer të gjithë vendin tonë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka udhëzuar drejtuesit e automjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje duke respektuar sinjalistikën rrugore duke reduktuar shpejtësinë dhe të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.

ARRSH bën me dije se mjetet borëpastruese dhe grupet e punës janë në terren për pastrimin dhe trajtimin me kripë qarkullimi kryhet pa probleme.

“Në Llogara kanë filluar reshje të dëborës mjetet borëpastruese dhe grupet e punës janë në terren për pastrimin dhe trajtimin me kripë qarkullimi kryhet pa probleme.



Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, apelon ARRSH./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE