LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rezulton fals alarmi për bombë në Tiranë

5 Nëntor 2021, 09:31, Kronika CNA
Rezulton fals alarmi për bombë në Tiranë

Policia bën të ditur se rezulton fals alarmi për bombë në Tiranë.

Sipas informacionit zyrtar, objekti i dyshimtë, rezultoi të ishtë një GPS lokalizues.

?Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë në lidhje me sendin e dyshimtë në dukje si radio, që përdoret nga shoqëritë private të ruajtjes dhe sigurimit fizik të objekteve, i cili u konstatua në trotuar, në rrugën ?Martin Canaj?, ju bëjmë me dije se:

Pas mbërritjes së grupit të ekspertëve antieksploziv të RENEA-s dhe bërjes së ekspertizës nga ana e tyre rezultoi se sendi i konstatuar është GPS lokalizues.?/CNA.al

Gjendet një çantë e dyshimtë pranë një shkolle në Tiranë/ Dyshohet për bombë

Lajmet e fundit nga