Connect with Us

Rama shpërblen Veliun/ I gjen post në kabinetin qeveritar

Aktualitet

Rama shpërblen Veliun/ I gjen post në kabinetin qeveritar

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

“Mezi pres të punojmë sërish së bashku në të ardhmen dhe në shërbim të vendit tonë e njerëzve tanë”. Kjo ishte fjalia e fundit në letrën plot gabime të Ardi Veliut, që Edi Rama zgjodhi tinëz ta bënte publike për të njoftuar largimin e “kamikazit” të tij nga drejtimi i Policisë së Shtetit, por edhe për ta diskredituar për të fundit herë njeriun që e përdori si mos më keq në shërbim të pushtetit të tij.

Duket se kryeministri e ka dëgjuar dëshirën apo lutjen e ish-kryepolicit ndonëse në po atë letër Ardi Veliu ishte kontradiktor sepse shprehej gjithashtu se donte të qëndronte pranë fëmijëve, që tani janë në një moshë delikate. Sidoqoftë, për të është menduar një post në kabinetin qeveritar në nivel zv.ministri.

Nuk është as te Ministria e Brendshme apo e Mbrojtjes, por te Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Sipas Lapsi.al, Ardi Veliu pritet të marrë postin e zëvendësit të Belinda Ballukut. Një burim pranë këtij dikasteri i tha Lapsi.al se zyrtarizimi i tij pritet të bëhet në ditët e ardhshme. Ka jo pak habi kur e dëgjon si lëvizje. Gjithkush shtron me të drejtë pyetjen: po Ardi Veliun çfarë e lidh me Transportet?

LEXO EDHE:  “E kanë detyruar Presidentin që të dalë nga ‘shinat’” / Gjekmarkaj bën avokatin e Metës

Spikatja e tij më e madhe në këtë fushë ndoshta është transporti që ai i bëri me makinën e vet Klement Balilit nga Delvina në Tiranë. Apo përfshirja e Policisë së Shtetit në jo pak raste në kultivimin dhe transportin e hashashit do të shtonte dikush tjetër. Megjithatë është e kotë të rrëmojmë për të gjetur arsye pse Ardi Veliu pritet të gradohet zv.ministër i Instrastrukturës dhe Energjitikës.

Ky ndoshta është një shteg për të drejt një karriere të dytë në politikë, si plot ish drejtues të tjerë të Policisë së Shtetit që një ditë flakin kapelen për t’u veshur me kostumet partiake. Edhe pse duhet thënë se Ardi Veliu edhe gjatë kohës kur drejtonte Policinë e Shtetit s’kishte ndonjë kontrast të madh me zyrtarët e tjerë të “Rilindjes”. Mbeti vasal i Edi Ramës dhe partisë-shtet deri në ditët e fundit që drejtoi Policinë e Shtetit, duke konsumuar me dhjetra në mos qindra shkelje ligjore.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Tritol në banesën e Dukës/ Policia del me njoftimin zyrtar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar sa i takon ngjarjes që ndhodhi mbrëmjen e sotme.

Përmes një njoftimi, policia bën me dije se rreth orës 22:10 shtëpisë së Armand Dukës i është vendosur lëndë plasëse, ku si pasojë është dëmtuar vetëm porta e jashtme e banesës.

Durrës/Informacion paraprak



Më datë 24.01.2022, rreth orës 22:10, në lagjen nr. 4, Durrës, para portës së shtetasit A. D. dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale në portën e jashtme të banesës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

I vunë tritol/ Pamjet kur Armand Duka mbërrin në banesën e tij

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e sotme iu vendos tritol banesë në Durrës së kreut të FSHF-së, Armand Duka.

Lënda plasëse ishte vendosur në derën e jashtme të banesës dhe nga shpërthimi nuk ka patur personat lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në momentin e shpërthimit në banesë ndodhej vetëm bashkëshortja e Dukës e cila fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.

LEXO EDHE:  Mediu i ashpër për Kodin e ri Zgjedhor/ Rama vulosi turpin e tij!

LEXO EDHE:  Rama mbledh Këshillin Ekonomik Kombëtar / Ka një mesazh për biznesin



Pak minuta më vonë Armand Duka mbërriti në banesën e tij, dhe siç shihet nga pamjet, kreu i FSHF futet qetësisht në banesë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Duka është kërcënuar me sms pak ditë më parë/ Zyrtari i FSHF e konfirmon

Publikuar

-

Nga

Aldi Topçiu, Drejtor Juridik i FSHF, ka konfirmuar lajmin e moderatorit Blendi Fevziu se ka pasur një SMS kërcënues pak ditë më parë kundrejt Armand Dukës.

Reagimi erdhi pas raportimit se shtëpisë së Dukës i është vënë tritol.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Nuk e di, më thonë që ka pasur një SMS kërcënues pak ditë më parë kundrejt Dukës, është e vërtetë z.Topçiu?

LEXO EDHE:  Patozi “masakron” Ramën dhe Bashën/ Qeveria është duke u zvarritur, kreu i PD-së ka vetëm një hall

LEXO EDHE:  Patozi “masakron” Ramën dhe Bashën/ Qeveria është duke u zvarritur, kreu i PD-së ka vetëm një hall



Aldi Topçiu: Nuk thoja dot diçka që më është thënë në koenfidencialitet e sipër

Blendi Fevziu: Është e vërtetë?

Aldi Topçiu: Po, është e vërtetë!

LEXO TE PLOTE