Connect with Us

Rama për DW/”Shqipëria dhe rajoni e kanë vendin në BE dhe do të jenë në BE”

Politikë

Rama për DW/”Shqipëria dhe rajoni e kanë vendin në BE dhe do të jenë në BE”

Publikuar

-

/
cna lajme politike

DW: Z.Kryeministër kanë kaluar tre vjet qëkurse është hedhur ideja për Mini-Shengenin Ballkanik, tani “Open Balkan”. Si mendoni, a është ky një projekt që do mbijetojë, pasi është folur shumë për këtë? 

Edi Rama: Unë jam i bindur që pikërisht pse paqja duhet të mbijetojë dhe duhet të bëhet e pakthyeshme përgjithmonë, ky projekt, kjo nismë detyrimisht do të mbijetojë.

DW: Zakonisht kur flitet për Open Balkan, keni shumë kritika, sidomos nga Kosova, por edhe nga vetë Shqipëria. Duket sikur po tradhëtoni Kosovën duke marrë pjesë në një proces me Serbinë. Është një debat ende i nxehtë. Ju si e shihni këtë?

Edi Rama: Unë nuk dua të komentoj mbi këtë. Por, dua të them që nëse është tradhëti të mendosh për të ardhmen, të mendosh për paqen, të mendosh për rritjen e bashkëpunimit dhe të ekonomisë, të mendosh për mirëqenien shoqërore dhe të mendosh edhe për zgjidhjen përfundimtare të ҫështjes së Kosovës, po atëherë unë jam tradhëtar, nuk diskutohet dhe tradhëtar do të ngelem.

DW: Si mund të zgjidhet ҫështja përfundimtare bashkë me këtë proces? Serbia kohët e fundit bëri ca kërcënime me luftë, kemin problemin në veri. Edhe në Serbi Ju jeni kritikuar për qëndrimet atëherë, duke qenë në një atmosferë të tillë a duket e mundur zgjidhja? Dhe, p.sh. sot në Beograd po të ishte Kosova e ftuar a do të kishte një flamur të Kosovës në qeverinë e Serbisë? 

Edi Rama: Së pari të mos harrojmë asnjëherë që ҫështja e mosdakordësisë mes Serbisë dhe Kosovës – unë nuk e harroj asnjëherë këtë pasi është një ҫështje themelore dhe shumë e rëndësishme, që do të thotë se procesi në vetëvete është një proces i vështirë dhe nuk mund të jetë kurrësesi një proces i qetë vijimësisht – do ketë edhe tensionet e veta. Por, nga ana tjetër po të bëjmë një krahasim me të shkuarën sot vertetë rriten tensionet, por edhe zgjidhja e atyre nyjeve që krijojnë tension është shumë më e shpejtë, nëse e vini re.

Pikërisht se është kjo ҫështje në mes, unë mendoj se Ballkani i hapur është edhe më i rëndësishëm, sepse është kontributor i drejtpërdrejt për të krijuar energji pozitive dhe për ta lehtësuar procesin e konfrontimit në ҫështjen themelore duke i dhënë mundësi palëve të komunikojnë në një atmosferë më pozitive. Dhe, prandaj edhe solla përsëri shembullin e Gjermanisë dhe Francës: Paqja përfundimtare së bashku me faljen publike të Gjermanisë erdhi në vitin 1969 nga kancelari Willy Brandt.

Ndërkohë që, menjëherë pas luftës Gjermania dhe Franca filluan të komunikojnë, filluan të ndërveprojnë, filluan të ngrenë mekanizma bashkëpunimi. Dhe, këto mekanizma u ngritën në radhë të parë aty ku është më lehtë, tek interesi ekonomik. U ngritën në radhë të parë aty ku përveҫ se është më e lehtë dhe më jetike për jetën e përditshme të njerëzve, tek buka, tek rritja e mundësive për t‘u mbijetuar plagëve të tmerrshme të luftës dhe për t’u dhënë njerëzve një perspektivë në familjet e tyre.

Nuk ka asnjë kontraditë në këtë mes, por përkundrazi: Nëse Kosova do të ishte e pranishme do të kishte mundësi që në radhë të parë, duke u përfshirë në këtë nismë, të rriste kapacitetet e veta ekonomike, të fuqizonte imazhin e vet si një hapësirë ku mund të investohet për investitorët e huaj, të krijonte garanci për të gjithë ata që investojnë dhe që do të investonin në Kosovë, qofshin shqiptar, qofshin të huaj dhe kështu të merrte disa benifite të drejtpërdrejta të natyrës ekonomike, ndërkohë që në procesin e dialogut të vazhdonte të mbante qëndrimet e veta që nuk diskutohen dhe të arrinte synimin e vet.

Por, që nuk ekziston në histori, siҫ e njoh unë, që një zgjidhje konflikti të ketë pasur sukses duke mos përdorur të gjitha mjetet e nevojshme dhe duke mos përfshirë këtu domosdoshmërinë e vendosjes së interesit të qytetarëve si njerëz, si familjarë, si prindër, prodhues, tregtar, si konsumator, kjo është e sigurt.

cna lajme bote

 

DW: Por, nuk mund të mohojmë që në Ballkan ka probleme – përveҫ Kosovës që vazhdon të ketë probleme, siҫ ishte rasti me boksierët nga Kosova që nuk mundën të marrin pjesë në garë për shkak se ajo organizohet në Serbi – ka shqetësime në Bosnje, sidomos javëve të fundit me tensione pak më të ngritura dhe të theksuara se në të shkuarën. Po ashtu as Mali i Zi nuk është pjesë e Ballkanit të hapur. A ju duket pak idilike kjo nismë, apo është vetëm një fillim për të rregulluar problemet? 

Edi Rama: Mendoj që edhe ҫështjet e konfliktit, domethënë ҫështjet që shfaqin simptomat e atij konflikti që është në themelin e marrëdhënies në mes të Serbisë dhe Kosovës, janë çështje që me Ballkanin e hapur, me komunikimin e vazhdueshëm, me adresimin e këtyre aspekteve të tjera do të mund të adresoheshin në mënyrë më pozitive nga palët: sepse sa më shumë palët të afrohen, sa më shumë palët të shihen në sy, sa më shumë palët të gjejnë interesa të përbashkëta, jo në teori por në praktikë, sa më shumë palët të krijojnë afinitet si njerëz përtej të gjitha atyre që i përcaktojnë ata si identitete etnike, si identitete fetare apo ҫfarëdo qoftë tjetër, në teori po flas, aq më shumë krijohen premisa për të adresuar konfliktin thelbësor në mënyrë pozitive.

Unë nuk them që kjo është e lehtë, por them që e kundërta është e pamundur, unë nuk them që kjo është një zgjidhje magjike, por unë them që moszgjidhja dhe opsionet ekstreme janë apsolutisht të destinuara të mos çojnë asgjëkundi. E njëjta gjë vlen edhe për Bosnjën. Bosnja do të përfitonte nga Ballkani i hapur patjetër, si të gjithë që kanë mundësi të përfitojnë, por do të ishte edhe më e relaksuar në rast se nuk do të kishte kufirin që i pengon lëvizjen njerëzve, që i kujton se janë të ndarë, që i kujton që janë në një situatë të vështirë ekonomike dhe sociale etj. etj.

LEXO EDHE:  Foto-Dhuna e 21 Janarit/ Rama kapet duke gënjyer

E njëjta gjë për Malin e Zi. Tani unë mendoj, se të gjithë do të vijnë në Ballkanin e hapur se nuk ka rrugë tjetër, është gjëja më e natyrshme dhe të gjitha pengesat që krijohen dhe të gjitha kundërshtimet janë të panatyrshme. Janë pengesa të natyrës politike që krijohen nga interesa politike të momentit, jo nga ndonjë interes strategjik dhe që cënojnë interesin strategjik të vet këtyre vendeve, në këndvështrimin tim. Dhe, për Kosovën e them me bindje se kërcënohet interesi strategjik i Kosovës duke u vetëpërjashtuar Kosova në Ballkanin e hapur.

DW: A mund të ketë marrëdhënie të mira rajonale, pa marrëdhënie të mira bilaterale? Në këtë rast shumica kanë frikë nga Serbia për arsye se ka pasur edhe konflikte politike dhe luftë me shumicën prej tyre edhe tani vazhdon ta ketë një marrëdhënie jo shumë të qetë… 

Edi Rama: Frika nuk është këshilltar i mirë. Por, unë mendoj që kundërshtia politike e Ballkanit të hapur nuk vjen nga frika, vjen nga nevoja për ta ushqyer frikën në funksion të poltikës. Është diҫka krejt tjetër.

DW: Mund të thuhet që keni diskutuar për këto ҫështje me Vuҫiq apo ҫfarë diskutuat në takime?

Edi Rama: Ne diskutojmë gjithҫka dhe diskutojmë shumë hapur dhe kemi rënë dakord, që të mos biem dakord për ҫështjen e Kosovës, për të cilën e kam shprehur edhe këtu në Beograd mendimin tim. Por nga ana tjetër, unë besoj shumë që kemi arritur shumë ne shqiptarët duke e bërë Serbinë ta pranojë Ballkanin e hapur për gjashtë vende. Ju folët për flamurin.

Ҫështja e flamurit është një ҫështje që zgjidhet lehtë, nuk është një ҫështje që kërkon vështirësi të madhe, pasi nuk mund të na pengojnë flamurët që të ҫojmë përpara një proces kaq të rëndësishëm. Gjithҫka zgjidhet kur ka një vullnet për t’u zgjidhur. Ajo që është e rëndësishme është që Serbia ka pranuar që në mes Shqipërisë dhe Kosovës të mos ketë kufij. Gjë që ka qenë premtim i vazhdueshëm i të gjithëve dhe nuk është realizuar dot kurrë, sepse pikërisht sapo i shkonim afër asaj, na ngrihej e gjithë bota dhe thoshin Shqipëria e madhe dhe ka disa që nuk duan ta kuptojnë dhe thonë pse Serbisë do t’i marrim leje ne?

Këtu nuk është ҫështja për të marrë leje. Këtu është ҫështja që ta bëjmë një gjë për të kuptuar që kjo gjë nuk bëhet dot, nëse Serbia vë alarmin që këta po bëjnë Shqipërinë e madhe. Ndërkohë Serbia jo vetëm që ka hequr dorë nga kjo, në sensin që nuk është pengesë për këtë, por përkundrazi është e gatshme që të pranojë në tryezë si të barabartë edhe Kosovën për të folur për për ҫështjen e Ballkanit të hapur.

Tani unë nuk e kuptoj dot se pse duhet refuzuar kjo mundësi dhe pse duhet të vuajnë njerëzit që e kanë të nevojshme në radhë të parë për arsye të punës së tyre, për arsye të biznesit të tyre, për arsye të lëvizjes së tyre Ballkanin e hapur, nuk e kuptoj dot.

DW:Ҫfarë përfitimi ka Shqipëria dhe vendet e tjera nga Ballkani i hapur? Në konferencë ju përmendet turistët, shkëmbimin ekonomik. Është vërtetë i dukshëm progresi në këto marrëdhënie? 

Edi Rama: Nuk është ende aq i dukshëm për shkak se ende, siҫ e dëgjuat, nuk janë zbatuar deri në fund ato ndryshime që janë të domosdoshme për ta realizuar Ballkanin e hapur. Ende ka pritje në kufi, ende ka probleme me njësimin e dokumentacionit, ende ka pengesa. Ky është një proces që do të kërkojë kohën e vet, nuk është një proces i lehtë edhe nga kjo pikëpamje edhe mes nesh që jemi dakord që ta bëjmë përsëri ka probleme. Por, kështu është mënyra se si ndërtohet një hapësirë evropiane, kështu është mënyra se si vet Bashkimi Evropian është ndërtuar. Dhe, ne për t‘u bërë pjesë e Bashkimit Evropian po bëjmë dhe këtë shkollë të njësimit të të gjitha procedurave, dokumentave që kërkon kohën e vet.

DW: Njerëzit në Ballkan janë mësuar që u ofrohet një gjë dhe ndodh një gjë tjetër. Në këtë rast u ofrohet Bashkimi Evropian dhe mbeten me Open Balkan. Kjo është frika që kanë njerëzit?  A besoni Ju ende në një integrim më fuqishëm të Shqipërisë dhe rajonit? 

Edi Rama: Unë nuk e diskutoj që Shqipëria dhe rajoni e kanë vendin në Bashkimin Evropian dhe do të jenë në Bashkimin Evropian. Kjo është çështje kohe dhe Bashkimi Evropian është në një fazë të vështirë të vetën, që duhet ta mirëkuptojmë dhe nuk duhet aspak të humbasim busullën nga kjo, por ne duhet të vazhdojmë me punën tonë. Nuk është puna se mbetemi në Ballkanin e hapur, por Ballkani i hapur është gjëja që na duhet, nuk është hajde t‘i gjejmë punë vetes. Por, na është dashur dhe na duhet për ekonominë, për shoqërinë, për paqen.

DW:I gjithë bashkëpunimi rajonal kishte filluar më fuqishëm me Procesin e Berlinit. Kancelarja Merkel është në largim. Si e shihni rolin e Gjermanisë në integrim në Bashkimin Evropian, por edhe bashkëpunimin rajonal?

Edi Rama:Politika e jashtme e Gjermanisë nuk është politikë personale, por politikë e një shteti shumë serioz që nuk ndryshon, sepse po ndryshon një kancelar me një tjetër. Unë nuk shoh që do të ketë ndonjë ndryshim, përkundrazi, mendoj që kancelari i ri do të vazhdojë në të njëjtën linjë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Shpërthim tritoli në shtëpinë e Dukës/ Reagon Basha

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kreu i shkarkuar i PD Lulzim Basha ka reaguar pas shpërthimit me tritol në banesën e Armand Dukës në Durrës.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Basha shkruan se pushteti në vendin tonë ka degraduar për aq kohë sipas tij kur përdor çdo formë për të uzurpuar çdo institucion.



LEXO EDHE:  Rama i përgjigjet studentëve/ S’po kërkoj negociata

Zhvillimet rreth FSHF-së, tregojnë edhe njëherë degradimin e një pushteti të korruptuar që qëllim të vetëm ka zaptimin me çdo mjet, të çdo institucioni. Strategjia e tensionit e shpalosur ditën e sotme, që kulmoi me eksplozivin e vendosur këtë mbrëmje në banesën e familjes Duka”, shkruan Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“6 marsi, test për Foltoren dhe Bashën”/ Mustafaj nuk përjashton një marrëveshje të mundshme

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj ka folur për zgjedhjet e pjsshme lokale të 6 marsit, për të cilat u shpreh se , do të jenë një test për “Foltoren” e Sali Berishës si dhe për kreun e PD Lulzim Basha.

I ftuar në “Radarin Informativ” ai tha se ‘këtë test’ nuk po e vlerësojnë sa duhet sepse ende nuk kanë dhënë shenjë nëse do të jenë të bashkuar përballë PS në disa bashki apo nëse do të sfidojnë njëri-tjetrin.

“Ky është test për Foltoren, Berishën dhe për Bashën. Mua më duket që s’po e vlerësojnë sa duhet këtë test, sepse s’po japin shenjë sa janë shanset që në bashki të caktuara të shkojnë me një kandidat”, tha ai.

Por a ka shanse për një bashkëpunim mes Bashës dhe Berishës sipas Mustafaj.



“Rruga e bashkëpunimit ka shanse. Në diplomaci nuk ekziston e pamundura kur është fjala për marrëveshje bashkëpunim. Nëse futen në negociata mund të ndryshohen, në këtë kuptim duhet të prevalojë interesi për t’i fituar këto bashki. Refraktar shumë më i madh se Berisha, është Basha. Nëse do t’i drejtoja një thirrje bashkëpunimi, do ia drejtoj Bashës. Nëse shkohet drejt njëri tjetrit të dyja palët të bëjnë lëshime. Ademi është me eksperiencë, u ka rezistuar presioneve të Ramës. Por s’e dimë që anëtarësia e PD kë do votojë si kandidate. Shkodra duhet rifituar nga demokratët në mënyrë të domosdoshme”.

Ish-ministri nuk përjashton as një aleancë mes Berishës dhe LSI.

LEXO EDHE:  Takimi vendimtar për koalicionin/Kush po shoqëron Ramën dhe Metën?

LEXO EDHE:  Qytetarët nuk janë pa atdhe, por shteti nuk është me qytetarët

“Zoti Berisha dhe Meta kanë eksperiencë të rëndësishme bashkëpunimi elektoral. Basha si kryetar bashkie është zgjedh nga një koalicion i PD dhe LSI. Kjo eksperiencë e suksesshme bashkëpunimi mes PD, Berishës, LSI, Metës përbën një bazë që të ketë bashkëpunim intensiv. Sa do jetë i gatshëm duhet parë rast pas rasti”, shtoi ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Marrëdhënia me Berishën/ Meta: Ai i njeh mirë rregullat e lojës

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka treguar marrëdhenien e tij me ish kryeministrin Sali Berisha.

Meta tha në një intervistë për media se ka një marrëdhënie të mirë në distancë. Presidenti theksoi se me Berishën ‘ke dëshirë të bashkëpunosh”, pasi sipas Metës, ai i di rregullat e lojës.



“Marrëdhëniet me Berishën janë të mira në distancë sepse kam kohë pa e takuar, por kanë qenë të mira sepse me Brishën ke dëshirë të luftosh, të bashkëpunosh, është një njeri që i njeh rregullate lojës”, tha Meta./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE