Connect with Us

Qarkullonin me armë zjarri dhe municion luftarak/ E pësojnë keq babë e bir në Tiranë

Kronika

Qarkullonin me armë zjarri dhe municion luftarak/ E pësojnë keq babë e bir në Tiranë

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme kronike

Policia e Tiranës, ka vënë në pranga dy persona, përkatësisht babë e bir, pasi po qarkullonin me armë zjarri me vete.

Sipas uniformave blu në pranga kanë rënë 39-vjeçari S. J. dhe djali i tij E. J., 16 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë Kriminale të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kishin grumbulluar informacione në rrugë operative se babë e bir po qarkullonin me një triçikël, me armë zjarri me vete. Bazuar në këto prova, gjatë operacionit, në rrugën “Ali Kolonja” 39-vjeçari dhe djali i tij u vunë në pranga.

Gjatë kontrollit të triçiklit u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri automatik dhe municion luftarak. Po ashtu, për rastin është proceduar penalisht një 68-vjeçare e cila dyshohet si i ruante në banesën e saj armët e zjarrit të dy të arrestuarve.

Gjatë kontrollit në banesën e saj u gjet një armë gjahu pa leje, e cila u sekuestrua. Vijon puna për  dokumentimin e plotë të rastit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Zjarri në Korçë/ Policia del me njoftimin zyrtar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Mbrëmjen e sotme një banesë në qytetin e Korçës u përfshi nga flakët, ku si pasojë humbi jetën një 67 vjeçar.

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar, ku shprehet se zjarri ka rënë rreth orës 20:45.

Korçë/Informacion paraprak



Më datë 27.01.2022, rreth orës 20:45, në lagjen nr. 5, ka rënë zjarr në një banesë, ku jetonte përkohësisht shtetasi E.R., rreth 67 vjeç, i cili për pasojë dyshohet se nga asfiksia, ka gjetur vdekjen.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zjarr në një banesë në Korçë/ Humb jetën një person, zbardhet identiteti

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Një banesë në Korçë në afërsi të Shkollës së Muzikës është përfshirë nga flakët.

Sipasojë e flakëve raportohet se ka humbur jetën një person.



Viktimë ka mbetur shtetasi E. Ramollari, 67 vjeç, që dyshohet se ka vdekur nga asfiksia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ishte në gjendje të dehur/ Vetëplagoset me thikë një person në Elbasan

Publikuar

-

Nga

cna lajme

Një 63 vjeçar nga Elbasani, është paraqitur për ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit Elbasan pasditen e sotme.

Sipas informacionit të policisë, ky shtetas, dyshohet se në gjendje të dehur, ka dëmtuar veten me thikë.



“Më datë 27.01.2022, rreth orës 15:50, ka shkuar për ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit Elbasan, shtetasi R. Ç., 63 vjeç, banues në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan, i cili dyshohet se në gjendje të dehur, ka dëmtuar veten, me mjet të mprehtë (thikë). 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE