Connect with Us

Pilula anti-covid e ‘Pfizer’, shpëton nga vdekja dhe shtrimi në spital

Bota

Pilula anti-covid e ‘Pfizer’, shpëton nga vdekja dhe shtrimi në spital

Publikuar

-

/

Një pilulë për trajtimin e COVID e prodhuar nga kompania “Pfizer” redukton rrezikun e shtrimit në spital ose vdekjes me 89 për qind tek të rriturit e cënueshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë grupi farmaceutik amerikan, pas rezultateve paraprake.

Ilaçi, i njohur me emrin “Paxlovid”, duhet të përdoret menjëherë pas shfaqjes së simptomave të para tek njerëzit me rrezik të lartë sëmundjeje.

Konstatimet vijnë një ditë pasi entet mjekësore në Mbretërinë e Bashkuar aprovuan mjekimin me ilaçin e kompanisë “Merck Sharp”.

“Pfizer” deklaroi se i ndërpreu testet e mëtejshme pasi rezultatet e para ishin pozitive. Ilaçi i saj është projektuar të bllokojë një enzimë që i duhet virusit në mënyrë që të shumëfishohet. Ajo merret dy herë në ditë për 5 ditë rresht.

LEXO EDHE:  Shkencëtarët lavdërojnë vaksinën ruse/ Ka shfaqur reagim imunitar

“Pfizer” deklaroi gjithashtu se planifikon t’ia paraqesë shumë shpejt rezultatet e ilaçit Administratës amerikane të Ushqimit dhe Barnave. Por të dhënat e plota mbi testet nuk janë publikuar ende nga kompania.

Më herët, presidenti Joe Biden deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë siguruar tashmë miliona doza të ilaçit në fjalë./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Rusia paralajmëron hakmarrje nëse kërkesat e saj nuk plotësohen

Publikuar

-

Nga

Rusia paralajmëroi sot se do të hakmerret, nëse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kundërshtojnë kërkesat e saj të sigurisë.

Perëndimi është i shqetësuar se Rusia po planifikon të pushtojë Ukrainën. Rusia e mohon një gjë të tillë, ndonëse ka grumbulluar mbi 100 mijë trupa në kufi me Ukrainën dhe po kryen një sërë manovrash të tjera ushtarake në rajon.

Në qendër të kërkesave të Moskës është e ardhmja e Ukrainës. Moska kërkon garanci që Ukraina dhe vendet e tjera ish-sovjetike nuk do të lejohen të anëtarësohen në NATO dhe që aleanca të tërheqë trupat nga vendet e tjera të ish-bllokut sovjetik.

Disa prej këtyre kërkesave, si garancitë për mos anëtarësim, janë të papranueshme për NATO-n.

Qëndrimet e kundërta kanë bërë që shumë të frikësohen se po shkohet drejt një lufte. Duke folur sot me ligjvenësit rusë, Ministri i Jashtëm Serrgei Lavrov tha se nëse Perëdnimi vazhdon me këtë kurs agresiv, “Moska do të marrë hapat e duhur hakmarrës”.

LEXO EDHE:  Shkencëtarët lavdërojnë vaksinën ruse/ Ka shfaqur reagim imunitar

LEXO EDHE:  Rama nxjerr foton e infermieres shtatzënë/ Krenar! Vijon të qëndrojë në vijën e parë të zjarrit

Moska po pret për përgjigjen amerikane, tha ai, “por nuk do të presë pafundësisht”.



NATO njoftoi këtë javë se do të përforcojë forcat në rajonin e Detit Balltik dhe Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar 8,500 trupa në gadishmëri për dislokim të mundshëm në Evropë.

Qeveritë perëndnimore po ashtu po ndihmojnë Ukrainën me armë dhe mjete ushtarke për të forcuar mbrojtjen e saj.

Disa raunde takimesh diplomatike të nivelit të lartë deri tani nuk kanë sjellë ndonjë përparim.

Kjo nuk është hera e parë që Rusia ndërhyn në Ukrainë. Në vitin 2014, pas rrëzimit me protesta të presidentit pro-rus të Ukrainës, Rusia pushtoi gadishullin ukrainas të Krimesë, si dhe mbështeti një kryengritje separatiste në rajonin lindor industrial të Ukrainës.

Luftimet mes forcave ukrainase dhe rebelëve të mbështetur nga Rusia në këtë rajon kanë lënë të vrarë 14 mijë vetë dhe përpjekjet për një zgjedhje paqësore deri tani nuk kanë patur rezultat./voa

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Foto+video/ Pasojat katastrofike nga shpërthimi në Athinë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Athinën, mëngjesin e sotëm.

Sipas mediave greke, shpërthimi i fuqishëm në Avenue Syggrou 3 ndodhi pak pas orës 06:00 dhe sinjalizoi alarmin në zonë, por krijoi edhe një skenë “lufte”.

Tashmë kanë nisur edhe hetimet për shkakun e shpërthimit ndërsa nga vlerësimet fillestare duket se bëhet fjalë për rrjedhje gazi.

LEXO EDHE:  Studimi/ A duhet bërë doza e tretë e vaksinës në të sëmurët me dializë?

LEXO EDHE:  Sondazhi/ 46% e shqiptarëve nuk besojnë në vaksinën e Covid

Si pasojë e shpërthimit mbeti i plagosur një 78-vjeçar, i cili është dërguar menjëherë në spital ku i është nënshtruar edhe një operacioni.



I moshuari ka lëndime në gjymtyrët e sipërme dhe të poshtme.

Ndërkohë mediat kanë publikuar edhe foto dhe video, që tregojnë pasojat katastrofale të shpërthimit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Itali, fonde të fshehura megjithë regjistrin e transparencës

Publikuar

-

Nga

Italia është përmirësuar në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International. Por ekspertët dyshojnë që ryshfetet janë me të vërtetë në rënie – ato kanë gjetur rrugë të reja.

Beppe Grillo fillimisht punoi si aktor, më pas themeloi lëvizjen Pesë Yjet. Lufta kundër korrupsionit në politikë – ky ishte slogani që i siguroi atij dhe mbështetësve të tij një fitore dërrmuese në zgjedhjet parlamentare të vitit 2018. Ai vetë tani është i dyshuar për korrupsion: ai me sa duket loboi për një kompani transporti për gati një çerek milion euro, prokuroria e Milanos po heton.

Alberto Vanucci, autor librash dhe politolog në Universitetin e Pizës, është i bindur se korrupsioni është i përhapur. “Korrupsioni është një fenomen që nga natyra është sekret. Duke qenë se është pothuajse gjithmonë diçka e paligjshme, protagonistët e tij priren ta mbajnë të fshehur.”

Më shumë transparencë në prokurimet publike

Zbulimi i kësaj të panjohure – ky është misioni i autoritetit antikorrupsion ANAC, i cili e ka nisur punën që nga viti 2012 dhe është pajisur me shumë para dhe pushtet. Autoriteti duhet të sigurojë që në administratën publike të respektohen të gjitha rregullat. Pikërisht në dhjetë vitet e fundit, Italia ka miratuar një sërë ligjesh kundër korrupsionit, që kanë lehtësuar kontrollet dhe kanë përforcuar sanksionet.

Transparency International e konsideron Italinë në rrugën e duhur: sipas Indeksit të saj të Perceptimit të Korrupsionit, vendi ka përjetuar përmirësim të vazhdueshëm dhe të ndjeshëm. Për ANAC, transparenca është kryefjala, bashkëpunëtorët e saj këshillojnë dhe monitorojnë. Pra, korrupsioni as që duhet të jetë i mundur.



“Ne kemi një element kyç: bazën e të dhënave të prokurimeve publike. Pjesa më e madhe e shpenzimeve publike bëhet përmes kontratave. Ne jemi gjithashtu autoriteti që e rregullojmë këtë dhe falë digjitalizimit të tenderave kemi mundësinë të kontrollojmë të gjithë tenderat. Këtë mund ta bëjnë edhe të gjithë qytetarët”, shpjegon presidenti i ANAC, Giuseppe Busia, duke iu referuar faqes në internet së autoritetit: të gjithë qytetarët mund të ndjekin aty se çfarë ndodh në bashkinë e tyre dhe si shpenzohen paratë publike.

Koloseu, Romë

LEXO EDHE:  Sondazhi/ Këto janë tre problemet kryesore të shqiptarëve

LEXO EDHE:  “Politikani shkel ligjin dhe nuk burgoset”/ Paralajmëron Çupi: Vendi do futet në krizë socio-politike

Korrupsioni u përshtatet rrethanave

Me këtë strategji, Italia po përpiqet të frenojë më tej abuzimin me pushtetin. Por në të njëjtën kohë, natyra e korrupsionit po ndryshon. Ai përshtatet me rrethanat e reja dhe ndryshon fytyrën e tij, beson Vanucci: për shembull, ryshfeti nuk u paguhen më politikanëve personalisht, por fondacioneve politike si financim formal dhe i rregullt – “Aty politikani ka një funksion kontrolli dhe për këtë arsye mund të përdorë fonde për karrierën e tij, suksesin e tij. Dhe më pas ndodh rastësisht që këta sipërmarrës përfitojnë mjaft rregullisht nga vendimet e këtij politikani”.

Kjo është ajo që e vështirëson punën e hetuesve. Kreu i ANAC Busia përmend vazhdimisht rrezikun e infiltrimit kriminal: duke pasur parasysh fondet evropiane nga fondi i rindërtimit të koronas, rreziku është veçanërisht i lartë. Italia merr rreth 200 miliardë euro.

Edhe këtu Busia insiston për parandalim. Në të njëjtën kohë, ai sheh në këtë rrezik një shans për punë panevropiane kundër korrupsionit, sepse Italia mund të aplikojë këtu modelin e zhvilluar për luftën kundër korrupsionit: “Tashmë kemi mundësinë të garantojmë transparencën se si shpenzohen paratë. Dhe kjo, përtej kufijve”./DW

LEXO TE PLOTE