LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

OBSH me fokusin në programin shqiptar të vaksinimit kundër gripit

5 Nëntor 2021, 14:58, Lifestyle CNA
OBSH me fokusin në programin shqiptar të vaksinimit kundër gripit

Këtë dimër krahas pandemisë mund të përballemi me një tjetër virus, gripin.

Një sezon i rënduar i gripit në mes të pandemisë mund të shtojë presionin në sistemet shëndetësore.

Vaksinimi mbetet masa më efektive për të parandaluar pasojat e rënda të gripit.OBSH nisi fushatën e saj të ndërgjegjësimit, për të shtuar të vaksinuarit midis grupeve të njerëzve që janë në rrezik më të madh.

Këtë vit, OBSH po fokusohet në programin e vaksinimit të gripit në Shqipëri, dhe në veçanti, vaksinimin e punonjësve të kujdesit shëndetësor.

Fushata e vaksinimit të gripit në Shqipëri filloi më 23 tetor, në Qendrën Shëndetësore Nr. 10 në Tiranë ku janë vaksinuar edhe të moshuarit

Me rifillimin e udhëtimeve ndërkombëtare ka më tepër potencial që virusi i gripit të përhapet më shumë sesa vitin e kaluar.

?Është shumë e rëndësishme që punonjësit e shëndetësisë të vaksinohen, sepse nëse ata janë të infektuar, mund të infektojnë pacientët që janë njerëz shumë të cenueshëm. Pra, është shumë e rëndësishme që ne mbrojmë punonjësit shëndetësorë. Mjetet për të mbrojtur veten janë masat si mbajtja e maskave, mbajtja e distancës, shmangia e tubimeve masive. Ne kemi një vaksinë efektive në dispozicion si kundër COVID-19 ashtu edhe kundër gripit,? ? deklaroi Gerald Rockenschaub, përfaqësues i OBSH në Shqipëri.

Të dy viruset, si gripi dhe COVID-19 lulëzojnë në hapësira të mbyllura dhe të mbushura me njerëz, prandaj mos harroni të ajrosni dhomat.

Larja e duarve rregullisht është gjithmonë praktikë e mirë higjienike dhe duhet bërë për të kufizuar transmetimin e të dyja sëmundjeve./euronews

Lajmet e fundit nga