Connect with Us

“Një organizëm gjobëvënësish shtetërorë”/ LSI paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetuese

Politikë

“Një organizëm gjobëvënësish shtetërorë”/ LSI paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetuese

Publikuar

-

/
cna lajme ekonomi

Lëvizja Socialiste për Integrim ka dalë kundër Ligjit për Bashkëqeverisjen, duke paralajmëruar se do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

Ish-deputetja e LSI Silva Caka tha sot në një deklaratë për mediat, se ky ligj ngre një Agjenci e cila është në grushtin e Kryeministrit dhe nuk ka asgjë më pak se komitetet e dikurshme të partisë.

Caka theksoi se Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje nuk është asgjë tjetër përveçse një organizëm gjobëvënësish shtetërorë, apo më saktë sekserë të gjobave, për të mbajtur gjallë klientelën e Kryeministrit.

Ky ligj antikushtetues dhe antiligjor, tashmë i miratuar në rresht nga deputetët rilindas, ngre një Agjenci e cila është në grushtin e Kryeministrit dhe nuk ka asgjë më pak se komitetet e dikurshme të partisë.

Ngritja e kësaj strukture spiunimi, tregon se shteti ka rënë dhe korrupsioni ka dalë jashtë kontrollit, madje ajo që është akoma edhe më e frikshme është fakti që me këtë ligj antikushtetues, duan të legjitimojnë moskryerjen e detyrave, të vonojnë qytetarët në rivendosjen e të drejtës së cënuar, të kontrollojnë veprimtarinë e pavaruar të institucioneve të vetëqeverisjes vendore, si dhe të ushtrojnë presion mbi punonjësit e administratës deri në pikën e shantazhit apo kërcënimit.

LEXO EDHE:  Faktet/ Ilir Meta po kërkon Kushtetutë të re

Shkelja e rëndë e të dhënave personale, shqetësim madhor edhe i OSBE/ODIHR-it dhe Bashkimit Europian, në mënyrë të dëshpëruar, kërkon të legjitimohet, pra patronazhistët po synohen të bëhen spiunë të ligjshëm.

Por çfarë tregon analiza ligjore e këtij ligji të sapomiratuar:
Ky ligj i shpikur nga halli është në konflikt dhe kundërshtim të hapur me disa ligje njëherësh dhe këtu do të përmendja ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, ligjin “Për statusin e nëpunësit civil”, ligjin “Për ndërmjetësimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve” e shumë të tjerë.

Kjo monstër ligjore merr në mënyrë arbitrare rolin e oficerit të policisë gjyqësore, të prokurorit dhe të gjyqtarëve të gjykatave administrative.
Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje nuk është asgjë tjetër përveçse një organizëm gjobëvënësish shtetërorë, apo më saktë sekserë të gjobave, për të mbajtur gjallë klientelën e Kryeministrit.

Lëvizja Socialiste për Integrim ju njofton se me të përfunduar cikli i plotë i hyrjes në fuqi të këtij ligji antikushtetues dhe antiligjor, do t’a padisë atë në Gjykatën Kushtetuese.”-tha Caka./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Shpërthim tritoli në shtëpinë e Dukës/ Reagon Basha

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kreu i shkarkuar i PD Lulzim Basha ka reaguar pas shpërthimit me tritol në banesën e Armand Dukës në Durrës.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Basha shkruan se pushteti në vendin tonë ka degraduar për aq kohë sipas tij kur përdor çdo formë për të uzurpuar çdo institucion.



LEXO EDHE:  GJKKO i sekuestroi pasurinë/ Kush është Kelmend Balili dhe lidhjet me LSI

Zhvillimet rreth FSHF-së, tregojnë edhe njëherë degradimin e një pushteti të korruptuar që qëllim të vetëm ka zaptimin me çdo mjet, të çdo institucioni. Strategjia e tensionit e shpalosur ditën e sotme, që kulmoi me eksplozivin e vendosur këtë mbrëmje në banesën e familjes Duka”, shkruan Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“6 marsi, test për Foltoren dhe Bashën”/ Mustafaj nuk përjashton një marrëveshje të mundshme

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj ka folur për zgjedhjet e pjsshme lokale të 6 marsit, për të cilat u shpreh se , do të jenë një test për “Foltoren” e Sali Berishës si dhe për kreun e PD Lulzim Basha.

I ftuar në “Radarin Informativ” ai tha se ‘këtë test’ nuk po e vlerësojnë sa duhet sepse ende nuk kanë dhënë shenjë nëse do të jenë të bashkuar përballë PS në disa bashki apo nëse do të sfidojnë njëri-tjetrin.

“Ky është test për Foltoren, Berishën dhe për Bashën. Mua më duket që s’po e vlerësojnë sa duhet këtë test, sepse s’po japin shenjë sa janë shanset që në bashki të caktuara të shkojnë me një kandidat”, tha ai.

Por a ka shanse për një bashkëpunim mes Bashës dhe Berishës sipas Mustafaj.



“Rruga e bashkëpunimit ka shanse. Në diplomaci nuk ekziston e pamundura kur është fjala për marrëveshje bashkëpunim. Nëse futen në negociata mund të ndryshohen, në këtë kuptim duhet të prevalojë interesi për t’i fituar këto bashki. Refraktar shumë më i madh se Berisha, është Basha. Nëse do t’i drejtoja një thirrje bashkëpunimi, do ia drejtoj Bashës. Nëse shkohet drejt njëri tjetrit të dyja palët të bëjnë lëshime. Ademi është me eksperiencë, u ka rezistuar presioneve të Ramës. Por s’e dimë që anëtarësia e PD kë do votojë si kandidate. Shkodra duhet rifituar nga demokratët në mënyrë të domosdoshme”.

Ish-ministri nuk përjashton as një aleancë mes Berishës dhe LSI.

LEXO EDHE:  LSI “shuplakë” ministres Gjonaj/ “Postin e more vesh nga televizori”

LEXO EDHE:  GJKKO i sekuestroi pasurinë/ Kush është Kelmend Balili dhe lidhjet me LSI

“Zoti Berisha dhe Meta kanë eksperiencë të rëndësishme bashkëpunimi elektoral. Basha si kryetar bashkie është zgjedh nga një koalicion i PD dhe LSI. Kjo eksperiencë e suksesshme bashkëpunimi mes PD, Berishës, LSI, Metës përbën një bazë që të ketë bashkëpunim intensiv. Sa do jetë i gatshëm duhet parë rast pas rasti”, shtoi ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Marrëdhënia me Berishën/ Meta: Ai i njeh mirë rregullat e lojës

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka treguar marrëdhenien e tij me ish kryeministrin Sali Berisha.

Meta tha në një intervistë për media se ka një marrëdhënie të mirë në distancë. Presidenti theksoi se me Berishën ‘ke dëshirë të bashkëpunosh”, pasi sipas Metës, ai i di rregullat e lojës.



“Marrëdhëniet me Berishën janë të mira në distancë sepse kam kohë pa e takuar, por kanë qenë të mira sepse me Brishën ke dëshirë të luftosh, të bashkëpunosh, është një njeri që i njeh rregullate lojës”, tha Meta./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE