LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një afrikan premton kthesën, Randi: Skënderbeu di të ringrihet

5 Nëntor 2021, 13:00, Sport CNA
Një afrikan premton kthesën, Randi: Skënderbeu di të

Mbrojtësi afrikan i Skënderbeut, Randi Dumfur, është rikthyer te luajë titullar për bardhekuqtë dhe shihet si një element me vlerë nga trajneri Memelli, pasi mbulon disa role në fushën e lojës.

Vetë Randi, i kontaktuar nga ?Panorama Sport?, shpreh mërzitjen e tij për gjendjen që po kalon skuadra, por njëkohësisht shfaqet besimplotë se rezultatet do të vijnë dhe loja e mirë që skuadra bën e dëshmon këtë.

?Jam shumë i mërzitur që ende nuk kemi shijuar fitoren e parë në kampionat. Kjo ka ndikuar edhe në gjendjen psikologjike të skuadrës. Morali nuk është ai që duhet të jetë, por ne nuk dorëzohemi.

Ne jemi Skënderbeu dhe dimë të ringrihemi. Për këtë flasim vazhdimisht me trajnerin dhe shokët e ekipit në stërvitje dhe të gjithë kemi besimin se ky moment i vështirë do të kalojë e do të rikthehemi shumë shpejt te rezultatet pozitive?.

Lajmet e fundit nga