Connect with Us

Ngjarja e rëndë në Elbasan/ Policia del me njoftimin zyrtar

Kronika

Ngjarja e rëndë në Elbasan/ Policia del me njoftimin zyrtar

Publikuar

-

/
cna lajme kronike

Policia e Elbasanit ka dalë me një njoftim zyrtar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku pas një konflikti me një grup të rinjsh humbi jetën një nga vëllezërit, ndërsa tjetri është i plagosur rëndë.

Sipas bluve të qytetit, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa po punohet për kapjen e autorëve.

Elbasan /Informacion paraprak

Më datë 05.11.2021, rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta mes dy vëllezërve dhe disa personave të tjerë, konflikti është përshkallzuar dhe për pasojë dy vëllezërit janë plagosur me mjet prerës  thikë .

LEXO EDHE:  Thyen rregullat anti Covid/ Policia "mbyt" me gjoba qytetarët

Si pasojë e plagëve të marra njëri prej vëllezërve  shtetasi F.K., rreth 28 vjeç, banues në Elbasan ka ndërruar jetë ndërsa vëllai tjetër shtetasi M.K 19 vjeç,  ndodhet në spital për ndihmë mjeksore.

Shërbimet e policësë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Po bënin gara me makina/ Përgjaken rrugët në Vlorë, dy të plagosur rëndë

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme e sotme në Vlorë.

Dy automjete po bënin gara me njëra tjetrën, për pasojë njëra prej tyre ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një makinë të tretë duke lënë të plagosur një grua dhe një djalë.



Sipas informacioneve paraprake të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor.

LEXO EDHE:  Shkrumbohet makina e shefit të krimeve/ Dyshimet e para

LEXO EDHE:  Kërcënoi me thikë mjekun/ Në pranga 43-vjeçari

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

‘Shtëpia e barit’ në Shkodër/ Lirohen pak orë pas arrestimit 5 punonjësit e OSHEE

Publikuar

-

Nga

Pesë punonjësit e OSHEE që u arrestuan si të dyshuar për shpërdorim detyre pas zbulimit të një laboratori droge në Bërdicë të Shkodrës, janë liruar sërish mbrëmjen e sotme.

Policia arrestoi mëngjesin e sotëm 8 persona, mes të cilëve dhe 5 punonjësit e OSHEE të dyshuar se nuk kanë konstatuar vjedhjen e energjisë elektrike tek shtëpia e drogës.



LEXO EDHE:  Kërcënoi me thikë mjekun/ Në pranga 43-vjeçari

LEXO EDHE:  Merr flakë karrotreci/ Dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Por prokurori Gëzim Spahiu ka urdhëruar lirimin e tyre dhe ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e 5 punonjësve të OSHEE.

Punonjësit e OSHEE që u liruan janë Indrit Taraboshi, Pavlin Çarri, Agron Hoxha, Hektor Lami dhe Bledar Ahmeti.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Po udhëtonte me motor/ Ndërron jetë 62 vjeçari në Divjakë

Publikuar

-

Nga

cna, lajme, kronike

Një person ka humbur jetën pas një aksidneti rrugor në Divjakë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Mërtish, ku shtetasi A. K., 62 vjeç, banues në Lushnjë, duke udhëtuar me një motomjet tip “Honda” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka ndërruar jetë.



LEXO EDHE:  Ekzekutimi i ish-policit/ Shoqërohen 12 persona

Sot rreth orës 14:50, në fshatin Mërtish, shtetasi A. K., 62 vjeç, banues në Lushnjë, duke udhëtuar me një motomjet tip “Honda” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka ndërruar jetë”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE