Misteri i “Sindromës së Havanës”, dhe një histori me Bashkimin Sovjetik

5 Nëntor 2021, 12:25, Blog CNA
Misteri i “Sindromës së Havanës”, dhe një

Nga Serge Schmemann ?The New York Times?

 Shumë kohë më parë, sapo mbërrita në Bashkimin Sovjetik si një reporter i ri i një televizioni amerikan, dhe kur u ndërgjegjësova se po më ndiqnin agjentët sovjetikë, sytë nisën të më dridheshin. E pata shumë vështirë të punoja, ndaj shkova në momentin më të parë në Paris për t?iu nënshtruar një kontrolli shëndetësor.

Në momentin që zbrita nga avioni, dridhjet e syve ishin ndalur, dhe mjeku që më vizitoi nuk zbuloi asgjë problematike. Kur u riktheva në Moskë, ia tregova atë incident gjatë një takimi të rastësishëm mjekut të ambasadës amerikane. ?Asgjë e çuditshme. Të gjithë preken nga sindromi i?Syri ttë Moskës? sapo mbërrijnë këtu, por pastaj kjo simptomë largohet shpejt?-më tha ai.

E kuptova kur më tha më tej se dridhja e syve, nuk ishte gjë tjetër veçse një reagim nervoz ndaj stresit të gjendjes në një shtet armik, ku mbikëqyresh dhe përgjohesh fshehurazi. Pra ishte më shumë një loje nervash. Të gjithë kishin një histori mbikëqyrje nga KGB-ja, si për shembull me pajisje e përgjimit që shkëputeshin nga llambadarët, apo pajisje të zbuluara pas një dere të mbyllur.

Një kolegu im u zemërua nga dritat e dyshimta që binin gjatë natës mbi dritaren e zyrës së tij, derisa kuptoi se ato vinin nga trolejbusët e vjetër të Moskës, të cilët merrnin energji nga që ndodheshin mbi të. Motoja ishte:?Vetëm sepse je paranojak, kjo nuk do të thotë se e ke gabim?.

Këto kujtime më kanë ardhur ndërmend këto kohë, teksa e kam ndjekur sagën e ?Sindromës së Havanës?, simptomat neurologjike që diplomatët dhe agjentët amerikanë, por edhe disa kanadezë, filluan të raportojnë në Kubë në vitin 2016, dhe që janë raportuar që nga ajo kohë edhe në disa vende të tjera, më së fundmi në Kolumbi.

Simptomat janë të padiskutueshme dhe serioze. Ndër to përfshihen dhimbjet e kokës, të vjellat, humbja e ekuilibrit dhe e dëgjimit. Ato janë po aq reale sa syri im që dridhej dhe sipas raporteve dukshëm më dobësuese në aspektin fizik.

Atëherë, a është kjo një pasojë tjetër e stresit nervor, për shkak të syve dhe veshëve e padukshëm të një aparati të fshehtë mbikëqyrjeje? Apo është shkaktuar nga ndonjë armë e re që zotërohet nga armikja e Amerikës, Rusia, për të përgjuar apo ngacmuar spiunët dhe diplomatët?

Me gjithë përpjekjet e shumta për të shpjeguar ?incidentet anormale shëndetësore, burokratët e caktuar nga qeveria, shkencëtarët dhe gazetarët investigativë që janë marrë me këtë rast, nuk kanë dalë dot deri më tani me asgjë variant përfundimtar.

Janë propozuar një sërë teorish, që sillen përgjithësisht rreth armëve-lazer apo ato zanore duke përdorur mikrovalë ose ultratinguj, vetëm për t?u hedhur poshtë ose për t?u konsideruar si jo-përfundimtare. Ndër gjetjet më të rëndësishme të hetimit, ishte fakti që regjistrimet e zhurmave të raportuara në disa nga incidentet e Havanës, ishin në fakt zhurmat e çiftëzimit të një bulkthi veçanërisht të zhurmshëm, Anurogryllus celerinictus.

Një tjetër hipotezë, është një shpërthim i asaj që dikur quhej histeri masive, por që tani përdoret me emra më pak fyes si sëmundja psikogjenike masive, çrregullime të konvertimit, dhe çrregullime neurologjike funksionale. Ideja bazë është se një reagim ndaj një forme stresi ose traume, mund të shkaktojë një sërë simptomash, të cilat nuk mund të shpjegohen me ndonjë sëmundje apo ndonjë gjendje tjetër.

Kur ato shfaqen tek një person, mund të përhapen tek një grup njerëzish që jetojnë në të njëjtat kushte, për shembull midis zyrtarëve që punojnë në një mjedis armiqësor. Reagimet psikosomatike mund të jenë shumë reale dhe po aq dobësuese, sa edhe një sëmundje që ka një shpjegim tradicional mjekësor.

Dhe kjo nuk ka asgjë të turpshme. Ndonëse syri më pushoi së dridhuri pas atij episodi fillestar, unë nuk u mësova asnjëherë gjatë vitet e mia në Bashkimin Sovjetik me përgjimet e autoriteteve vendase. Unë do ta dija se kur ishte koha për të bërë pushim, dhe kur të filloja të bëja gjëra të pakujdesshme, si për shembull të përpiqesha të shmangia Zhigulin (sedanin e vjetër sovjetik) me numrin e pllakës MË3692 përmes manovrave të rrezikshme.

Dhe më kujtohet ngritja e tensionit, kur avioni u nis nga aeroporti Sheremetyevo. Rreth 200 zyrtarë amerikanë që kanë raportuar simptoma neurologjike, meritojnë çdo përpjekje nga qeveria për të zbardhur misterin rreth problemit të tyre.

Por problemi është se ?Sindroma e Havanës? është e përfshirë aq thellë në politikën e diskutueshme të kohës sonë, saqë mund të jetë e pamundur konsensusi mbi një shkak objektiv. Pavarësisht mungesës së ndonjë prove përfundimtare për atë që e shkakton atë, apo ndonjë arsye që do të shfaqej në vende të ndryshme si India, Kolumbia, Vietnami, Austria, Kina, Serbia dhe Rusia, apo edhe një numër konkret zyrtarësh të prekur, lobe të fuqishme kanë arritur në përfundimin se simptomat janë vepër e një fuqie armiqësore, dhe se të gjitha shenjat të çojnë tek Rusia.

Vetë Rusia dhe Kuba i mohojnë akuzat. Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, i rikthyer në punë nga pensioni për të koordinuar një përgjigje ndaj kësaj sëmundje, u lirua nga detyra pas vetëm 6 muajsh, me sa duket pjesërisht pasi nuk donte të përjashtonte mundësinë e një sëmundje masive psikogjenike.

Shefi i stacionit të CIA-s në Vjenë të Austrisë, një fushëbetejë e njohur e spiunazhit botëror, u shkarkua nga detyra në shtator, pasi nuk i mori mjaft seriozisht incidentet. Mark Polimeropulos, një ish-agjent i CIA-s, që pretendon se u prek nga Sindroma e Havanës në Moskë në vitin 2017, shkroi në Twitter se dështimi për të përjashtuar ?histerinë masive? si një shkak, ishte ?fyes për viktimat, dhe një skualifikim automatik? për ata që drejtonin hetimin.

Në shtator, Kongresi Amerikan miratoi njëzëri Aktin për Ndihmën e Viktimave Amerikane të prekura nga Sulmet Neurologjike (HAVANA), që do të sigurojë mbështetje financiare për ata që vuajnë nga simptomat neurologjike.

Senatori Marko Rubio, një republikan nga Florida, që është djali i dy emigrantëve kubanë dhe një nga autorët e projektligjit, hodhi poshtë pretendimet e atyre që ishin skeptikë ndaj teorisë, se simptomat ishin shkaktuar nga sulmet e drejtuara nga energjia si ?agjentë ndikimi? që paguheshin apo që ishin inkurajuar nga ?qeveria e huaj ose çfarëdo agjencie tjetër, që nuk duan që kjo të diskutohet atje, dhe që duan të hedhin dyshime për të?.

Megjithatë, skeptikët përfshijnë shumë shkencëtarë seriozë, si Sheril Rofer, një ish-kimiste në Laboratorin Kombëtar të Los Alamos, e cila shkroi së fundmi në ?Foreign Policy? se asnjë ithtar i teorisë së energjisë së drejtuar, nuk ka përshkruar se si do të funksiononte një armë e tillë, dhe as nëse ndonjë vend ka arritur ta zhvillojë një armë të tillë.

?Pretendimet e jashtëzakonshme, kërkojnë prova të jashtëzakonshme, dhe deri më sot nuk është ofruar asnjë provë për të mbështetur ekzistencën e kësaj arme misterioze?- shkroi ajo.

Kjo nuk do të thotë se nuk ka një armë misterioze. Në fakt, duke menduar sërish për ?Syrin e Moskës?, unë kuptoj se nuk e kam pyetur kurrë veten, nëse ajo sindromë mund të ishte shkaktuar nga ndonjë armë me rreze e KGB-së që ishte drejtuar mbi zyrën sime.

Por pasojat e mundshme të një përfundimi të tillë mbi ?Sindromën e Havanë?, dhe simptomat e padiskutueshme neurologjike të amerikanëve që vuajnë prej saj prej disa vitesh, kërkojnë një hetim të paanshëm dhe objektiv, dhe jo teza spekulative.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

17:18 Blog

Ora më idiote

“Ke shpëtuar dy herë qytetërimin perëndimor. Tani e quajnë f...

Lajmet e fundit nga