Connect with Us

Mbrojtja e Europës Jug-Lindore/ Peleshi: Jemi pro “Politikës së dyerve të hapura”

Aktualitet

Mbrojtja e Europës Jug-Lindore/ Peleshi: Jemi pro “Politikës së dyerve të hapura”

Publikuar

-

/
cna lajme aktualitet

Ministri i Mrojtjes, Niko Peleshi në Ministerialin e Mbrojtjes së Europës Jug-Lindore që u mbajt në Shkup të Maqedonisë së Veriut, është shprehur se Shqipëria mban qëndrim pro “Politikës së dyerve të hapura” për nismat rajonale si një mundësi për rritjen e ndërveprimit mes të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Ministri Peleshi theksoi mbështetjen e Shqipërisë për iniciativën SEDM dhe për Brigadën e Europës Jug-Lindore (SEEBRIG), komandën e të cilës pritet që në vitin 2023 ta marrë Shqipëria. Ministri i Mbrojtjes u shpreh se “iniciativat rajonale janë një mundësi e shkëlqyer për të rritur ndërveprimin midis shteteve të rajonit tonë dhe ofrojnë mundësinë e trajtimit në tavolina të përbashkëta të sfidave me të cilat ne përballemi në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes”. Gjatë ministerialit, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi theksoi qëndrimin e vendosur pro parimit të “Politikës së Dyerve të Hapura” për të gjithë nismat rajonale dhe jo vetëm SEDM, në të cilat duhet të bëjnë pjesë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor siç natyrshëm është edhe Kosova.

LEXO EDHE:  “Të tre kokë më kokë në një darkë intime”/ Berisha: Irfani dekonspiroi takimin mes Bashës me Veliajn dhe Ballën

Ky takim, që mbledh ministrat e Mbrojtjes zhvillohet një herë në vit dhe është një mundësi shumë e mirë për të analizuar arritjet, vlerësuar planet e përbashkëta dhe projektet për të ardhmen të iniciativës politiko-ushtarake më të vjetër të rajonit tonë, siç është SEDM./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Tritol në banesën e Dukës/ Policia del me njoftimin zyrtar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar sa i takon ngjarjes që ndhodhi mbrëmjen e sotme.

Përmes një njoftimi, policia bën me dije se rreth orës 22:10 shtëpisë së Armand Dukës i është vendosur lëndë plasëse, ku si pasojë është dëmtuar vetëm porta e jashtme e banesës.

Durrës/Informacion paraprak



Më datë 24.01.2022, rreth orës 22:10, në lagjen nr. 4, Durrës, para portës së shtetasit A. D. dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale në portën e jashtme të banesës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

I vunë tritol/ Pamjet kur Armand Duka mbërrin në banesën e tij

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e sotme iu vendos tritol banesë në Durrës së kreut të FSHF-së, Armand Duka.

Lënda plasëse ishte vendosur në derën e jashtme të banesës dhe nga shpërthimi nuk ka patur personat lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në momentin e shpërthimit në banesë ndodhej vetëm bashkëshortja e Dukës e cila fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.

LEXO EDHE:  Meta takim me Besnik Muçin/ Zbulohen detaje nga diskutimet dhe porositë e presidentit

LEXO EDHE:  Merkel: Gjermania, vetem punonjes te kualifikuar nga Shqiperia



Pak minuta më vonë Armand Duka mbërriti në banesën e tij, dhe siç shihet nga pamjet, kreu i FSHF futet qetësisht në banesë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Duka është kërcënuar me sms pak ditë më parë/ Zyrtari i FSHF e konfirmon

Publikuar

-

Nga

Aldi Topçiu, Drejtor Juridik i FSHF, ka konfirmuar lajmin e moderatorit Blendi Fevziu se ka pasur një SMS kërcënues pak ditë më parë kundrejt Armand Dukës.

Reagimi erdhi pas raportimit se shtëpisë së Dukës i është vënë tritol.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Nuk e di, më thonë që ka pasur një SMS kërcënues pak ditë më parë kundrejt Dukës, është e vërtetë z.Topçiu?

LEXO EDHE:  Merkel: Gjermania, vetem punonjes te kualifikuar nga Shqiperia

LEXO EDHE:  Kriza politike/3 ambasadorë me urgjencë në zyrën e Xhafajt



Aldi Topçiu: Nuk thoja dot diçka që më është thënë në koenfidencialitet e sipër

Blendi Fevziu: Është e vërtetë?

Aldi Topçiu: Po, është e vërtetë!

LEXO TE PLOTE