Connect with Us

Largimi i të rinjëve/ Rama justifikohet: Ky proces zgjat mbi 15 vjet, Gjermaninë e kanë dy orë larg

Politikë

Largimi i të rinjëve/ Rama justifikohet: Ky proces zgjat mbi 15 vjet, Gjermaninë e kanë dy orë larg

Publikuar

-

/

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me nxënësit dhe studentët e gjimnazeve të zonës së Bathores dhe të Kamzës.

I pyetur nga një prej të rinjve se çfarë strategjie ka qeveria për të frenuar largimin e njerëzve nga Shqipëria, Rama i përgjigjet se nuk ka një forcë që të përmbysi këtë fenomen në një kohë të shkurtër.

Kreu i qeverisë tha se duhen vite të tëra që të ulet ky trend, teksa theksoi rëndësinë e investimeve në fushën e teknologjisë për t’i dhënë mundësi të rinjve të integrohen në tregun ekonomik botëror.

Më pyeti një djalë që çfarë strategjie keni ju për të frenuar njerëzit që të largohen. Kjo është temë delikate dhe e ndjeshme. Por janë disa gjëra që siç të gjitha të vërtetat duhen thënë dhe kur nuk janë të pëlqyeshme. Fazën që po kalojmë ne është e tillë që kjo është një prirje që nuk ka strategji dhe forcë ta përmbysi në një kohë të shkurtër. 3-5-10 vite janë shumë për jetën e një njeriu por për jetën e një vendi janë shumë pak. Me të drejtë një 20-vjeçar që jeton në një situatë të vështirë të thotë, ky process do 10 vjet, unë do pres 15 vite kur e kam Gjermaninë dy orë larg. Realisht është në të drejtën e vetë ta mendojë dhe ta bëjë këtë gjë.

Ai progres që ne kërkojmë nuk është një gjë që vjen dhe nuk dua unë të vijë. Por është një progress që vjen me shumë këmbëngulje. Këtë problem e kanë të gjitha vendet që dolën nga komunizmi dhe sot e kanë problem dhe BEsë. PSh Portugalia që është në BE, në vitet e fundshme ka pasur progresin më të madh ekonomik. Problemi është që shumë duan të ikin. Jetojmë në një botë shumë më të vogël përpara disa vitesh, në sensing e komunikimit. Njerëit lëvizin. Problemi më i madh i Italisë jugore janë mjekët dhe infermierët. Fuqia e pestë ekonomike e botës. Duhet ta kuptojmë gjënë si është. Shqipëria mund të bëjë gjithçka që mundet përmes teknologjisë”, tha Rama.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha pritet me protesta në njësinë 7/ Nuk pranon në takim asnjë demokrat

Publikuar

-

Nga

Me dhjetëra demokratë kanë pritur  me protesta kryetarin e shkarkuar të PD Lulzim Basha, teksa ky i fundit ishte duke hynë në një nga hotelet e kryeqytetit për të zhvilluar një takim.

Lulzim Basha me njerëzit e tij ka refezuar themeluesin e PD-së në njësinë nr.7 Fatmir Merkoçi të jenë në këtë takim, gjë e cila ka sjellë edhe reagimin e tij publik.



Kur pengohem unë që jam themelues i PD-së, lëre më se çfarë i bëjnë njerëzve të thjeshtë.

Ne që nuk pranohemi në takim jemi dhe quhemi të përjashtuar, derisa nuk pranohemi në takim. Ky është Lulzim Basha i cili e tregoi vetë fytyrën e tij”, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kriza në PD dhe zgjedhjet e parakohshme/ Ironizon Patozi: Luli s’ka dhënë fjalën, bën sikur nuk e ka mendjen

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka komentuar krizën në PD dhe vendimin e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës për të hyrë në zgjedhjet e parakohshme me kandidatët e tyre.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Patozi shkruan se Luli bën sikur nuk e ka mëndjen për zgjedhjet e sipas tij nuk e ka dhënë fjalën e fundit, nëse do hyjë apo do i bojkotojë ato si dy vite më parë.

TË NDARË JANË MË “TRIMA” DHE MË TË FORTË

Për të kuptuar se çfarë i kanë bërë Partisë Demokratike këta dy “legjendat”, që po kacafyten sot për logon, nuk ka nevojë për shumë histori dhe për shumë mend.



Para dy vjetësh, kur ishin bashkë dhe ishte e sigurt që disa bashki mund t’i fitonin, këta nuk hynë fare në zgjedhje.

Tani që janë bërë kashtë e koqe, dhe i kanë shanset afër zeros, duan të hyjnë me të paktën dy kandidatë për çdo bashki (pa llogaritur preleminaret e “foltores”).

Gjithmonë në rast se pranon Luli, sepse ai nuk e ka thënë ende fjalën e fundit, por po bën sikur nuk e ka mendjen, që po bie era zgjedhje, njësoj si Ilir Meta kur pyeste Celibashin se çfarë dinte për 6 bashkitë e mbetura prej gati dy vjetësh pa kryetar”, shkruan Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zero “roaming” në Ballkan/ Majlinda Bregu ndan lajmin e mirë

Publikuar

-

Nga

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka dhënë një lajm të mirë.

Ajo e konsideroi ecurinë e nismës “Fol si n’shpi”, si një histori suksesi ku ndau edhe shifrat e trafikut të telefonisë celulare dhe internetit.

POSTIMI I BREGUT

Ja ta fillojmë vitin mbarë me një lajm të mirë që mund skepticizmin e gjithkujt që e ka të vështir? të besojë tek bashkëpunimi!

Sot, sa për një dozë të shëndetshme realiteti, me kënaqësi ju them se nga data 1 korrik 2021 kur #folsinshpi ose #roamlikeathome,  ka hyrë në fuqi si regjim me tarifa zero në të gjithë rajonin, sot kemi:



Maksimalisht 500 dhe minimalisht 305 % e rritje të trafikut të telefonisë celulare dhe internetit

Shqipëria ???????? vetëm në tremujorin e fundit të 2021 ka shënuar një rritje prej 400 % numrit të përdoruesve në roaming.

Përndryshe, një shërbim mëse i mirëpritur  nga qytetarët e #ballkanitperendimor, më shumë komunikim e lehtësi për biznesin e të rinjtë.

Dhe, për  më shumë, përveç krenarisë që kemi koordinuar një punë kolosale  mes të gjithë vendeve të Rajonit, na ndiqni në ditët në vijim…

 

LEXO TE PLOTE