LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush rrezikon ta shkaktojë Apokalipsin në botë?

5 Nëntor 2021, 09:38, Blog CNA
Kush rrezikon ta shkaktojë Apokalipsin në botë?

Nga Luke Kemp ?BBC?

Në vitin 1995, sekti i Apokalipsit në Japoni vrau 13 njerëz dhe plagosi më shumë se 6000 të tjerë. Ata ishin viktima të një sulmi me gaz Sarin në metronë e Tokios, i kryer gjatë orës së pikut nga grupi terrorist i Aleph (në atë kohë Aum Shinrikyo).

Autoritetet gjykuan dhe ekzekutuan 13 nga autorët. Një nga linjat e metrosë të sulmuara atë ditë të çon në Stacionin Shinjuku. Në Shinjuku dyshohet se qeveria japoneze varrosi trupat e viktimave të eksperimenteve të kohës së luftës. Viktimat ishin pasojë e eksperimenteve makabre të ?Njësisë 731?, programit famëkeq japonez të armëve biologjike gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Për më shumë se një dekadë, ?Njësia 731? ishte përgjegjëse për mbi 300.000 të vdekur. Programi që ajo zbatoi eksperimentoi me një sërë agjentësh biologjikë, nga botulizmi dhe murtaja bubonike, deri tek sifilizi dhe sëmundja e lisë. ?Njësia 731? u përfshi në disa nga mizoritë më të këqija që mund të imagjinohen, përfshirë viviseksionin e drejtpërdrejtë të të burgosurve.

Pas fundit të Luftës së Dytë Botërore dhe dorëzimit të Japonisë, shkencëtarët e ?Njësisë 731?u strehuan në SHBA. Në këmbim të shmangies së ndjekjes penale për krimet e luftës, ata ia dorëzuan SHBA-së të dhëna nga eksperimentet njerëzore dhe kërkimet mbi armët biologjike.

Pasi Lufta e Dytë Botërore mori fund dhe Japonia u dorëzua, shkencëtarëve të Njësisë 731 iu dha imunitet nga SHBA. Historia e Aum Shinrikyo është e njohur dhe e diskutuar në mesin e studiuesve që merrem me rrezikun e katastrofave globale dhe zhdukjet njerëzore.

Ajo përdoret shpesh si një shembull i rreziqeve,në rastin kur terroristët me motive apokaliptike janë të mirë-financuar dhe me dijet e duhura shkencore. Sikurse shkruan astronomi britanik Martin Ris në librin e tij ?Shekulli i fundit?, një apokalips i shkaktuar nga njeriu ka të ngjarë të vijë për shkak të një ?sulmi terrorist apo një gabimi njerëzor?, pra një veprim keqdashës nga një grupim i vogël njerëzisht ose një gabim nga liderët e plotfuqishëm të botës.

Dhe këtu terroristët dhe të ashtuquajtur ?ujqërit e vetmuar? janë padyshim një problem. Por   duket se ata nuk kanë gjasa të jenë burimi i shkatërrimit të botës. Realiteti historik dhe aktual i rreziqeve globale të krijuara nga njeriu, sugjeron se fajtorë mund të jenë një grup i ndryshëm aktorësh.

Shkatërrimi i pjesëve të mëdha të botës kërkon fuqi dhe fshehtësi. Gjatë hulumtimit tim, unë jam bindur se vetëm disa institucione zotërojnë burimet për ta vënë botën në rrezik. Ky është një problem i qëndrueshëm, që nuk ka gjasa të ndryshojë. Kërcënimet më të mëdha nuk vijnë nga qytetarët e zakonshëm, por nga dëshira e të fuqishmëve për kontroll, fitime dhe avantazh ushtarak.

Studiuesit e rrezikut apokaliptik, flasin shpesh për një sërë kërcënimesh globale të krijuara nga njeriu:inteligjenca e përgjithshme artificiale (AGI), kërcënimet nga armët biologjike, ndryshimet klimatike, armët autonome vdekjeprurëse, armët bërthamore dhe mbikëqyrja masive.

Këto quhen shpesh si ?Agjentët e Apokalipsit?. Disa studiues janë shumë të shqetësuar se krijimi i inteligjencës artificiale të avancuar, mund të ketë ndikime të tmerrshme. Në vitin 2020, rreth 72 projekte po hulumtonin hapur AGI në 37 vende.

Këto janë kryesisht projekte korporative dhe akademike. Ndërkohë rreth gjysma e tyre janë në SHBA, dhe 8 nga 9 projektet që kanë lidhje me ushtrinë po zbatohen në SHBA. Pas tyre vijnë kërcënimet nga armët biologjike. Zhvillimi i qëllimshëm i armëve të tilla nisi gjatë Luftës së Parë Botërore.

Deri më tani sulmi më i rëndë ishte përdorimi i tifos, kolerës dhe agjentëve të tjerë nga japonezët (përmes Njësisë 731) kundër Kinës gjatë Luftës së Dytë Botërore. Më vonë bio-terrorizmi ka qenë më i shpeshtë, por me pak ndikim. Shumica e sulmeve kanë shkaktuar vetëm disa viktima.

Një tjetër agjent i apokalipsit cilësohet ndryshimi i klimës. Vetëm 100 kompani janë përgjegjëse për 71 për qind të emetimeve globale të gazrave serë që prej vitit 1988. Disa prej këtyre gjigantëve kanë financuar një kompleks firmash, institutesh kërkimore dhe shkencëtarësh, që kanë qenë përgjegjës për hedhjen e dyshimeve mbi shkencën e klimës.

Lista përfshin sigurisht edhe armët bërthamore. Aktualisht, 89 për qind e tyre zotërohen nga dy vende:SHBA-ja dhe Rusia. I gjithë arsenali bërthamor global i përket vetëm 9 vendeve. Ndërkohë prodhimi dhe mirëmbajtja e armëve bërthamore varet kryesisht nga vetëm 28 kompani të mëdha (kryesisht me bazë në SHBA).

Por studiuesit kanë shqetësime jo vetëm për katastrofën globale, por rrezikun e distopive, sikurse është një shtet totalitar afatgjatë, i mbikëqyrur nga Inteligjenca Articiale. Studiuesja Shoshana Zubof e Universitetit të Harvardit e ka quajtur epokën moderne si Epokën e Kapitalizmit të Mbikëqyrjes.

E sotmja është një situatë në të cilën vëmendja, përvoja dhe të dhënat njerëzore kapen dhe komercializohen në masë. Ajo dominohet nga disa gjigantë të mirënjohur:Alphabet (Google), Microsoft, Facebook, Amazon, Tencent, Baidu, Alibaba dhe Apple.

Të gjitha renditen ndër10 kompanitë më të mëdha në botë. Këto shoqërohen nga kompani teknologjike të përshtatura për të ofruar armë kibernetike dhe mbikëqyrje, si Palantir dhe NSO Group. Kohët e fundit është zbuluar se Ky i fundit ka ofruar ?malware?, viruse që janë përdorur për të infektuar pajisjet elektronike të aktivistëve, politikanëve, liderëve të sindikatave dhe gazetarëve në mbarë botën, duke përfshirë edhe ato në regjimet represive.

Ndërkohë e ardhmja e teknologjive të mbikëqyrjes së AI, si teknologjia e njohjes së fytyrës dominohet nga kompanitë amerikane dhe kineze. Kina zotëron tashmë sisteme të avancuara mbikëqyrje, përfshirë përdorimin e gjerë të njohjes së fytyrës, madje edhe të dronëve për të ndihmuar në zbatimin e masave në kuadër të pandemisë së Covid-19.

Dhe këtu kemi 3 leksione të spikatura. Së pari, prodhimi i rreziqeve katastrofike globale të krijuara nga njeriu është shumë i përqendruar. Së dyti, prodhuesit e këtyre kërcënimeve kanë luajtur shpesh një rol aktiv në veprimet mbytëse për t?i adresuar ato. Dhe së treti, prodhimi i kërcënimeve më të rënda globale bëhet thuajse gjithmonë në fshehtësi.

Shënim:Luke Kemp, bashkëpunëtor kërkimor në Qendrën për Studimin e Riskut Ekzistencial në Universitetin e Kembrixhit.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

https://www.bbc.com/future/article/20211014-agents-of-doom-who-is-hastening-the-apocalypse-and-why

17:18 Blog

Ora më idiote

“Ke shpëtuar dy herë qytetërimin perëndimor. Tani e quajnë f...

Lajmet e fundit nga