LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Komisioni Hetimor për Inceneratorët/ Mazhoranca dhe Opozita bëjnë “paqe” 

5 Nëntor 2021, 11:32, Politikë CNA
Komisioni Hetimor për Inceneratorët/ Mazhoranca dhe Opozita

Mazhoranca dhe Opozita kanë miratuar sot rregulloren e brendshme të funksionimit të Komisionit Hetimor për Inceneratorët.

Fillimisht nënkryetarja e komisionit Ermonela Felaj e cila kërkoi që në rregullore të përfshiheshin edhe tre pika të tjera, të marra nga kodi i procedurës penale dhe ligji për komisionet hetimore.

“Duhet të shtrojmë dy tre paragrafë të marrë, dy nga kodi i procedurës penale dhe një nga ligji për komisionet hetimore. Rregulloren ne e morëm si rregullore të miratuar edhe nga një komision tjetër hetimor parlamentar. Ne nuk kemi pse i referohemi sikur ajo të ishte Kushtetuta. Por mendoj se duke shtuar dy-tre rregulla, ne krijojmë setin e plotë të rregullave”, u shpreh Felaj.

Por kjo u kundërshtua nga PD, ku kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku theksoi se ato pika që i përfshin Kushtetuta, nuk ka përse të jenë edhe te rregullorja.

“Ato që ka ligji nuk ka pse t’i ketë rregullorja. Ky komision funksionon mbi bazën e ligjit për Komisionet Hetimorë. Hajde ta lëmë fare rregulloren, marrim ligjin dhe e miratojmë”, tha Tabaku.

Pas kësaj, maxhoranca ra dakord për miratimin e rregullores së brendshme të Komisionit sikurse ishte propozuar nga Tabaku, në mënyrë që t’i hapet rruga nisjes së hetimeve.

Ndërkohë mësohet se mbledhja e radhës u përcaktua të mërkurën e javës që vjen./CNA.al

Lajmet e fundit nga