Connect with Us

Komandojnë jashtë nga burgu/ Ismaili kërcënon “të fortët”: Ju pret “41-BIS”

Aktualitet

Komandojnë jashtë nga burgu/ Ismaili kërcënon “të fortët”: Ju pret “41-BIS”

Publikuar

-

/

Drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili në Komisionin e Sigurisë ka zbuluar se ka pasur raste kur “organizata kriminale” në burg kanë inskenuar ngjarje kriminale jashtë.

Më tej ai shtoi se ky realitet tashmë ka marrë fund dhe se çdokush që është i dyshuar për një gjë të tillë, e ka vendin në sistemin e izolimit “41 BIS”.

“Po është e vërtetë që ka patur probleme serioze në lidhje me këtë gjë, organizatat kriminale në burg kanë vazhduar thjesht kanë pasur rezidencë, kanë qenë në hapësirë gjeografike të kufizuar dhë liri mendimi dhe veprimi. Por ky realitet i përket të kaluarës sepse si kanë më ato komoditete, as kushte. Kjo nuk lidhet vetëm me masat, por edhe me masa dhe teknologji. 

Një kërkesë për shtim buxheti është edhe investimi për sistemin e hyrjeve dhe daljeve në burgje, për t’jua bërë më të qartë është TIMS i burgjeve. Mund të hynte kush të donte në burgje, i afërm, ose shoqërues avokatit etj. Duke investuar në teknologji i bie ta kemi burgun në telefon, ne kemi marrë shumë masa dhe sdo e pranoja që të burgosurit e dirigjojnë krimin nga burgu, janë në trysni. 

LEXO EDHE:  Izolimi në një ishull të shkretë/ Vloggerja polake tregon aventurat gjatë karantinës

Janë dënuar për vepra penale që kanë bërë në burg ka shumë të burgosur. 41 BIS është bërë pikërisht për këtë për ata që janë të dyshuar që bëjnë veprime nga brenda burgjeve, që vazhdojnë komunikimin me organizatat brenda burgut”, deklaroi Ismaili.

Nga ana tjetër ai tregoi se nga 7, aktualisht janë vetëm 4 të dënuar në izolimin “41 BIS” dhe se pritet të ketë edhe të tjerë që konstatohen në akte të tilla.

“Nga 7 që ishin janë 4 në atë regjim dhe do të ketë shumë shpejt dhe të tjerë. Tenkologjia do ndikojë për të shtuar sigurinë. Kamerat e trupit, për shembull gjatë kontrolleve në burgje, në dhomat e tyre s’ka kamera. Kemi propozuar edhe për kamera trupi si një masë të fortë sigurie”, shprehu Ismaili./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

“Do rikthehem me kryeministrin”/ Balluku inspekton punimet në tunelin e Llogarasë

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Ministria e Infrastrukturës Belinda Balluku  ka inspektuar sot punimet në “Urën e Llogarasë”.

Sipas saj puna ka ecur me ritme të kënaqshme.

 “Për mua është një ditë e shënuar, makineritë janë të gjitha në punë. Kemi një formacion që na jep shpresa që punimet mund të ecin shumë mirë tani e në vazhdim. Kompania fituese ka pasur dizajnin më të mirë të mundshme.  Ajo nuk është zgjedhur vetëm për funksionin, pro edhe për dizajni e veçantë. Duke dalë nga tuneli të gjitha automjetet do të hasen me urën e vetme të varur në Shqipëri.”, është shprehur Balluku.

LEXO EDHE:  Brizida Gjikondi “i përvishet” Metës/ Presidenti jashtë funksioneve, lëkundet mes burgut dhe psikiatrisë

LEXO EDHE:  Goditja me snajper në Vaqarr/Hetuesit, dyshime se autorët janë informuar nga një guardian



Më tej, ministrja tha, se në fund të shkurtit tunelin do ta vizitojë së bashku me kryeministrin Edi Rama.

“Kemi një plan për tu kthyer në fund të shkurti me kryeministrin për të bërë një vizitë mbikëqyrëse. nëse do të ketë progres, do të preferonim të kishim një vizitë edhe në pjesën jugore.”, tha Balluku.

Tuneli i Llogarasë parashikohet të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash, i cili nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 6 Marsit/ PS shkresë KQZ

Publikuar

-

Nga

Partia Socialiste ka dërguar në Komisionin Qendror Zgjedhor  shkresën për regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Shkresamban firmën e sekretarit të përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri.



Sipas dekretit të Presidentit Ilir Meta, me 6 Mars pritet të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 Bashki, në Durrës, Shkodër, Vorë, Dibër, Rrogozhinë e Lushnje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ambasadat shqiptare në 5 shtete ”mbyllin” dyert/ Zbardhen shkaqet

Publikuar

-

Nga

Ministria e Jashtme jep njoftimin e rëndësishëm/ Çfarë duhet të dinë qytetarët që shkojnë në Itali

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për shkak të kushteve të vështira klimatike dhe situatës nga pandemia Covid-19, do të ketë kufizime apo ndërprerje të punës në përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në Stamboll, Ankara, Mynih, Romë dhe Athinë.

Në disa prej shteteve të përmendura më lart, kufizimet apo ndërprerja e punës vijnë edhe si shkak i vendimit të qeverive përkatëse, për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia dhe kushtet e vështira klimatike.

LEXO EDHE:  Australia nuk regjistron asnjë rast të ri me Covid-19

LEXO EDHE:  Amnistia/ Lirohen 900 të burgosur, ulje e pjesshme për 3 mijë të tjerë

“Në raste emergjencash, lutem kontaktoni  në numrat e posaçëm të përfaqësive diplomatike:

Stamboll: +905459461456

Ankara: +905449622617



Mynih: +4915237913997

Romë: +393420498192

Athinë: +306941658183

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mbetet e angazhuar për t’iu përgjigjur qytetarëve në kohë reale”, thuhet në njoftimin e Ministrisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE