Connect with Us

Kodi i familjes/ Berisha thirrje Bashës: Kryetari pa parti të reagojë

Politikë

Kodi i familjes/ Berisha thirrje Bashës: Kryetari pa parti të reagojë

Publikuar

-

/
cna lajme politike

Lideri historik, Sali Berisha ka ngritur alarmin sa i takon formularit ku fjalët “nënë” e “baba” zëvendësohen nga termat “prindi 1” dhe “prindi 2”, duke theksuar se është sulmuar familja shqiptare.

Nga ana tjetër ai ka kritikuar edhe kreun e PD, Basha, i cili sipas Berishës nuk ka reaguar sa i takon këtij vendimi.

“Për këtë parti rrënjët e saj për këto 8 vite pothuajse u thanë, pothuajse nuk ekzistojnë.  Diskriminim të grave. Përsëri, kryetari pa parti nuk ka shqiptuar një fjalë të vetme në një kohë kur është sulmuar familja shqiptare. Ligjet e antifamiljes, që prekin birësimin, ndryshojnë rregullat pa pyetur fëmijët, për një ideologji ateiste. Feja e komunizmit është ateizmi.

Pa pyetur, bën ligje absolutisht për t’i hapur mundësi fëmijëve për adoptim jo në çifte, por në individë të vetëm. Çdo të thotë të miratosh ‘prindi 1 dhe 2”? Si do ta vlerësoje më shumë familjen? Mirë ai, se dihet kush është Edi Rama, por ‘kryetari pa parti’ nuk thotë dot gjë për këto ligje?, ka deklaruar Berisha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Agron Duka tregon qëndrimin për zgjedhjet e 6 marsit

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka treguar qëndrimin e partisë së tij për zgjedhjet e 6 marsit.

Duka theksoi se kanë zgjedhur të mbështesin kandidatin si individ dhe jo grupimin në të cilin bën pjesë.

“Kemi zgjedhur të mbështesim kanidatin si individin dhe jo grupimin në të cilin bën pjesë. Në bashki të ndryshme mund të ketë kandidatë me peshë të ndryshme. Do zgjedhim kandidatin që është më i pëlqyer nga qytetarët, s’ka rëndësi është i Bashës apo i Berishës”, tha Duka.

LEXO EDHE:  Foto-PD feston humbjen/ “Djegin” Tiranën duke kërcyer e kënduar

LEXO EDHE:  Devolli rekord kombëtar/ Refuzon deputetin e Bashës



Ai theksoi se në Durrës do preferojnë atë kandidat që do tentojë të fitojë bashkinë.

“Në këto kushte ne do shohim një kandidat preferencial atë që mendojmë se është më i preferuar për qytetarët. Do shohim nëse ka ndonje premisë që ndonjë kandaditat të mund të premtojë më shumë dhe ne ta mbështesim në mënyrë që ato vota që kemi t’ja japim atij”, tha Duka./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nikoll Lesi “shpërthen” ndaj deputetëve të Bashës/ O mosmirënjohës, Berisha ju bëri njerëz ju nuk i jepni as dorën

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish kryeministri Sali Berisha ishte paraditen e sotme në Kuvend, ku nga Foltorja foli për një sërë problematikash, për situatën politike dhe shqetësimet e qytetarëve.

Por ajo që ra në sy, ishte indiferentizmi i deputetëve të Lulzim Bashës, të cilët bënin sikur nuk e shikonin ish kryeministrin.

Lidhur me këtë veprim, ka reaguar ashpër edhe analisti Nikoll Lesi, i cili në një postim i cilëson deputetët e Bashës si mosmirënjohës, ndërsa shton se ishte Berisha që i bëri ata njerëz, ndërsa tashmë këta nuk i japin as dorën ish liderit të demokratëve.

Postimi i Lesit:

Sot shkoi në parlament, pas 4 muajve mungesë prej “Foltores”, ish-kryeministri Berisha.

Foli, trazoi, turbulloi qetësinë e parlamentit dhe iku. Por ajo që ra në sy ishte se vetëm një deputet i PD-së, Tomorr Alizoti, i dha dorën Berishës. Të tjerët deputetë nga radhët demokrate as nuk ngritën kokën për ta parë në sy kur ai doli e foli në podiumin e Kuvendit.

Bënin sikur nuk e shikonin!

Dakort se Basha ka shkuar deri në armiqësi me të, por të tjerët deputetë që para 9 shtatorit 2021 ngriheshin në këmbë apo turreshin me vrap ti jepnin dorën?! Natyrisht që sejcili ka bindjen vetjake apo interesin e momentit të pijë kafe me të, por së paku mirënjohja dhe respekti duhet të mbizotërojë te njeriu, aq me tepër kur flitet për “baballarët e kombit”. Kamera e TV kapi deputetët e PD-së të cilët kanë kaluar në anën e Bashës, që kur kaloi Berisha afër tyre në sallën e Kuvendit, bënin sikur nuk e kishin mendjen nga ish-lideri i tyre dhe shtrydheshin sikur po flisnin kokë me kokë!



LEXO EDHE:  Ben Blushi merr me qira Top Channel/ 2 milion euro në vit për televizionin e Vjollca Hoxhës

LEXO EDHE:  Zbulohet aksioni i radhës i opozitës

Edhe njëherë më duhet të sqarojë se nuk flitet se një dhënie dore apo përshendetje të bën të ndryshosh kauzën apo qëndrimin tënd në këtë duel Basha-Berisha.

Kjo lidhet me kulturën e munguar shqiptare, sidomos në politikë, që MOSMIRËNJOHJEN e ka si udhë për të bërë karrierë apo për të rrujt ndojë tendër ngqa buxheti i shtetit.

Po kështu ka ndodhur me ish-kryeministrin Fatos Nano, kur ra nga pushteti në shtator 2005, kur humbi edhe PS-në. Jam dëshmitar se si në hotel Rogner, asokohe, Nano rrinte vetëm me Bashkim Finon dhe kur kalonin deputetë apo ish-ministra të kohës së tij bënin sikur nuk e shikonin. Ose kur përballeshin, ndërronin udhë!

“Kultura” e mosmirënjohjes është e përhapur në Shqipëri, por sidomos në Tiranë te pjesa e politikës, por jo vetëm.

Kështu do t’i ndodhë me vonë edhe Edi Ramës, sapo të ikë nga pushteti. As Elisa Spiropali nuk do ta respektojë!

Le pastaj kryebashkiakët që do të jenë të parët që do të flasin për bëmat e Edi Ramës, si dikur Beria për Stalinin!

E kjo vjen se dhe vetë këta liderë apo ish-lider kanë zgjedhur jo meritokracinë në drejtim por servilët, shërbetorët,etj.

Dhe natyrisht kjo kategori, pa dinjitet, kështu vepron kur bien nga kali ata që i kanë emëruar pa meritë!/E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

U kap nga kamerat duke komunikuar me Nokën/ Ulsi Manja-Bashës: S’është faji im që ju e keni shpallur kulak

Publikuar

-

Nga

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka reaguar pas komenteve për bisedën e publikuar me deputetin demokrat Flamur Noka gjatë seancës së Kuvendit.

Nga foltorja e Kuvendit, Manja deklaroi se Alibeaj ka folur për një komplot me “Foltoren” e Berishës por theksoi se me Nokën ka 10 vite në një sallë parlamenti dhe nuk është faji i tij pse demokratët e kanë shpallur kulak.

“Mësova që zoti Alibeaj paska folur për një komplot te qeverise me foltoren, pa një sms timin me z.Noka. Po mor zotëri, njerëz jemi, shqiptar jemi. Kam 10 vjet me Flamur Nokën në këtë sallë. Po tani pse e keni shpallur ju Flamur Nokën kulak nuk është faji im.



Do flas edhe me Flamurin edhe me ju. Se ju nesër mund të pajtoheni. Komplot i madh i Foltores me qeverinë Rama. Tani që ju keni këtë hallin njëri thotë Rama është me Foltoren, tjetri thotë është me këtë tjetrën. Ju ftoj që mirë që nuk bëheni si formacion politik, por të paktën jepni kontributin si qytetar në këshillimin kombëtar.

Sa për luftën kundër korrupsionit këtu kemi diferencë. Po miratojmë disa ligje për të forcuar luftën kundër korrupsionit. Ky ishte sot debati real. Korrupsioni nuk luftohet vetëm me fjalë. Kush ka thënë në këtë sallë. Luftohet edhe përmes mekanizmit ligjor. Luftohet çdo ditë. Mos kujtoni se ata që na ndjekin ju besojnë ju në këtë që thoni. Sepse nuk i besoni ju vetë këto që thoni në Foltore. Duke qenë se jemi në ligjin e noterisë, nga mbi 400 licenca noterësh, 319 i keni dhënë ju. Tani flisni ju për sistemin noterial. Kjo nuk duhet t’iu pengojë të bashkoni votat me ne për ligjin e noterisë.  Janë rekomandime që na i kanë dhënë organizmat kombëtarë që kemi marrë”, deklaroi Manja

LEXO EDHE:  Berisha kryqëzon Bashën: Ka njerëz që janë komod në opozitë

LEXO EDHE:  “Basha vrau dhe preu’/ Astrit Patozi nuk kursen as Berishën

 

LEXO TE PLOTE