Këlliçi i përgjigjet flakë për flakë Bashës/ “Nuk ke kompetencë për të shpallur zgjedhjet në FRPD”

5 Nëntor 2021, 19:08, Politikë CNA
Këlliçi i përgjigjet flakë për flakë

Në një deklaratë për mediat, kryetari i FRPD Belind Këlliçi ka deklaruar se nuk e njohin shpalljen e zgjedhjeve nga kreu i PD, Basha, sepse sipas tij, ky i fundit nuk ka kompetenca për një akt të tillë.

?Kam bërë fushatë në çdo dalje. Ky vendim nuk ka asnjë vlerë ligjore. Është përtej kompetencave të kryetarit. Ka një nen të caktuar për organizatat partnere, ku nuk flitet për një kompetencë të kryetarit për të shpallur zgjedhjet për një organizatë partnere. FRPD është organizatë partnere. 

Ai ka shtuar se statuti i FRPD bazohet në modelin e CDU dhe se atij i bazohen për vendimet.

“Kemi një statut në modelin e CDU gjermane dhe atij i bazohemi. Mandati im dhe i një pjese dërrmuese ka skaduar, por jemi në të drejtën e ushtrimit të mandatit deri në dorëzimin e mandatit tonë tek trupa e re?, deklaroi Këlliçi./CNA.al

Lajmet e fundit nga