Connect with Us

“Je akuzuar për korrupsion dhe imoralitet”/ Drejtori i RTSH: Portale terroriste që të bëjnë me 700 dashnore

Aktualitet

“Je akuzuar për korrupsion dhe imoralitet”/ Drejtori i RTSH: Portale terroriste që të bëjnë me 700 dashnore

Publikuar

-

/
cna lajme aktulitet

Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së i komanduar, Martin Leka është hakërryer ndaj portaleve në Komisionin e Medias, ndërsa iu përgjigjur deputetëve mbi akuzat për korrupsion dhe imoralitet.

Leka është pyetur nga deputetja e PD, Erlada Bano, se nëse ndiente për akuzat e ngritura ndaj tij.

“Për akuzat…. nëse i referoheni një portali që mund ta quaj terrorist, për korrupsionin ka organe kompetente, unë dërgoj në shpi vetëm rrogën time, jam i hapur ndaj kujtdo të bëjë çdo denoncim për personin Martin Leka për korrupsion. Këtu të bëjnë me 700 të dashura etj etj., por këto janë portale terroriste që terrorizojnë edhe kalamajtë në shpi, duke iu çuar atyre dashnoret në krevatin e gruas”, është përgjigjur ai./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident në Rrugën e Kombit/ Humb jetën një grua

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një aksident fatal ka ndodhur në Rrugën e Kombit. Sipas asaj që raporton Abc news, viktima është një grua.



Aksidneti ka ndodhur në aksin rrugore Fushë Milot-Rrëshen në afërsi të Milotit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

31 vjetori i rithemelimit të degës së PD-së në Lezhë/ Berisha feston me demokratët

Publikuar

-

Nga

cna politike

Sot në 31 vjetorin e rithemelimit të degës së Partisë Demokratike në Lezhë, ish kryeministri Sali Berisha, do të festojë me demokratët në orën 11:00.

Berisha ka bërë të ditur se sot do të jetë në Lezhë përmes një psotimi në rrjetet sociale ku shkruan:



Sot, në orën 11:00 festojmë 31 vjetorin e themelimit të degës së PD-së në Lezhë. Nderim themeluesve dhe të gjithë demokratëve e demokratëve të Lezhës! Sb”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

I ftohti do të na “ndjekë” edhe javën e ardhshme/ Parashikimi i motit për ditët në vijim

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

I gjithë territori shqiptar është përfshirë nga masa ajrore me origjinë polare të cilat kanë sjellë rrjedhimisht temperatura të ulëta, kryesisht në zonat veriore dhe veri-lindore ku temometri ka shënuar -5 gradë Celsius mëngjesin e sotëm, ndërsa gjatë orëve të mesditës do të bëjë që vlerat termike të ngjiten jo më shumë se 12 gradë Celsius. Ditët më të ftohta të kësaj jave do të jenë dita e enjte dhe e premte, ku pritet që në verilindje kryesisht në zona e bulqizës dhe edibrës të zbresë në -9 gradë Celsius ndërsa edhe në zonat lindore do të shënohen temperatura të ulëta ku termometri zbret në -7 dhe -8 gradë Celsius gjatë orëve të para të ditës.

Sipas Meteoalb, edhe fundjava do të mbetet e ftohtë pavarësisht se do të kemi tërheqjen e kësaj mase të ftohtë polare, sërish mbeten vlera negative në 70% të zonës malore. Ultësira Perëndimore  do të ketë një rritje të lehtë në orët e para të ditës ku pritet që gjatë fundjavës termometri të ngjitet në 4 apo 5 gradë Celsius. Përsa i përket orëve të mesditës maksimumi do të kulmojë deri në 13 gradë Celsius.

LEXO EDHE:  Salianji akuza Ristanit: I shkon Ramës në zyrë, nëse nuk është e vërtetë dorëzoj mandatin

LEXO EDHE:  “Ju duam, mos dëgjoni gojët e liga dhe mendjet e errëta”/ Thirrja e fortë e Kalos pas akuzave të Bashës



Sërish java e ardhshme do të mbetet e ftohtë  dhe me vlera negative. Përsa i përket vlerave termike do të kemi mot të kthjellët me vranësira të herë pas hershme ku më të dukshme do të jenë në veri-verilindje të Shqipërisë dhe nuk do të mungojnë as momentet e shkurtra me flokë dëbore ndrësa pjesa tjetër e territorit do të paraqitet me mot të kthjellët.

Vlen të theksjomë që  prania e erës me origjinë veriore-verilindore do të bëjë që i ftohti të ndihet akoma më tepër nëse në zonat e banuara termometri shënon -9 apo -10 gradë Celsius  do të ndihen 3-4 gradë më pak, pra -13 deri në -14 gradë Celsius./ CNA.al

LEXO TE PLOTE