Connect with Us

Italiani lë punonjësit e fasonerisë të pasiguruar, mashtrimi që ka bërë

Denoncim

Italiani lë punonjësit e fasonerisë të pasiguruar, mashtrimi që ka bërë

Publikuar

-

/

Në redaksinë e emisionit “Stop” është drejtuar një zonjë, që prej 3 vitesh punon në një rrobaqepësi-fasoneri në Fier me administrator një qytetar italian Benito Lanari.

Zonja ka konstatuar se që prej Janarit deri në Shtator 2021 nuk janë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, për pasojë nuk ka mundur të përfitojë pagesën e raportit. Madje për muajin Gusht as nuk ishte deklaruar si punonjëse.

“Kontrolloj në e-albania dhe nga janari i këtij viti dhe deri në momentin që flasim unë nuk i kisha të paguara kontributet. Për më tepër vë re që në muajin Gusht pronari i fasonerisë Benito Lanari nuk na kishte deklaruar fare si punonjës. Unë kisha punuar gjithë muajin Gusht. Nuk guxova t’ia shpreh shqetësimin administratorëve sepse gjatë gjithë kësaj kohe që kemi punuar, kur është hasur që kemi pasur probleme në punë kur kemi tentuar ndonjëherë të flasim, na është thënë shkurtimisht që dera ja ku është dhe mund të largoheni. Kështu që të rrezikoj vendin e punës, nuk guxova. Për këtë arsye i jam drejtuar emisionit “Stop””, tha punonjësja.

Si funksionon fasoneria?

“Ne paguhemi me pagën minimale. Për 3 vite nuk është diskutuar asnjëherë të kemi rritje page, vetëm paga minimale, përveç kësaj, nuk është se po presim rritje page, por të paktën kontributet të na paguheshin”, tha punonjësja.

Pas një verifikimi “Stop” konstatoi, se italiani Benito Lanari ka hapur nipte njëri pas tjetrit dhe ka shumë detyrime të pashlyera.

Ai ka ardhur në vitin ’99 për herë të parë për të hapur biznesin fason. Ky është i vetmi Nipt i mbyllur pa detyrime në shtetin shqiptar. Në vitin 2013, Lanari hap një Nipt të dytë që figuron aktiv. Aty ka detyrime të papaguara të detyrimeve shoqërore dhe shëndetësore. Në 2015, Lanari figuron ortak në një kompani tjetër në Durrës dhe ky Nipt është pezulluar në 2018, por me detyrime të pashlyera.

Në 2017, biznesi fason kaloi në Tiranë dhe Lanari rezulton ortak me një Nipt të ri, aktiv dhe me detyrime në shtet. Në vitin 2018, ai zgjedh Fierin për të hapur një Nipt të ri, i pesti, me një tjetër emër tregtar. Sërish e njëjta histori, ende aktiv dhe ka detyrime në shtet. Niptin numër 6, Lanari e ka hapur sërish në Fier, por në vitin 2019. Këtu është situata e denoncuar në “Stop”.

“Stop” u drejtua në Inspektoratin e Punës, ku u pranuan shkeljet, por çështja, sipas këtij institucioni, i takon Drejtorisë së Tatimeve.

Gazetarja: Ky Administrator nuk ju bën pagesën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore, po flasim për një ambient të mbyllur. Unë sot vë në diskutim dhe trajtimin, që ju bëhet…

Përgjegjësi i Inspektoratit të Punës Fier: Po flasim për “Ago e Filo” apo..?

Gazetarja: “Ago e Filo” dhe “Parabola” janë e njëjta gjë, kemi të njëjtin administrator, thjeshtë kemi mbylljen e një Nipti dhe hapjen e një tjetri, SHPK.

Përgjegjësi i Inspektoratit të Punës Fier: Duhet t’i hap, që t’i shikoj!

Gazetarja: Hapi!

Përgjegjësi i Inspektoratit të Punës Fier: Si t’i hap? Dua dhe unë pak kohën time!

Gazetarja: Sa të duhet?

Përgjegjësi i Inspektoratit të Punës Fier: Më duhet një çikë kohë, prandaj të them!/tvklan.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Banka i jep të drejtë qytetares pas ankesës në Fiks Fare/ Përmbaruesi vazhdon ekzekutimin

Publikuar

-

Nga

cna denoncim

Qytetarja Katerina Shallo para 6 muajsh ka denoncuar në emisionin fiks fare një bankë të nivelit të dytë.

Kontrata që kjo zonjë kishte lidhur me bankën për shlyerjen e një kredie në 3 kopje te saj mbante afatin kohor e 10 viteve. Ndërkohë vetëm një kopje që qëndronte në bankë kishte afatin kohor e shlyerjes prej 20 vitesh të së njëjtës kredi të marrë nga kjo zonjë. Ndaj sipas bankës Katerina Shallo duhet ti shlyejë bankës edhe 23 milionë lekë të vjetra.

Ky problem rikthehet serish në emisionin fiks fare. Znj Shallo u tregon gazetarëve se menjëherë pasi emisioni Fiks Fare ka transmetuar këtë problem Banka ka reaguar.

Banka sipas saj i ofroi një marrëveshje për të paguar 8 milionë lekë të vjetra sipas kontratës 10 vjeçare. Për këtë zonjë edhe kjo marrëveshje është e padrejtë dhe nuk e ka pranuar. Ndërkohë kjo çështje ka shkuar në gjykatë.



Por pavarësisht kësaj përmbarimi ka nxjerrë në ankand shtëpinë e zonjë Katerina Shallo duke kërkuar sërish që të paguhet vlera e 23 milionë lekëve të vjetra. Shpresa e vetme për këtë qytetare është emisioni Fiks Fare.

Në një telefonatë me gazetarët e Fiksit përmbaruesi, Kastriot Kumaraku ,thotë se nuk më ka ardhur një shkresë e tillë nga banka, ndaj unë po veproj mbi urdhrin e parë të ekzekutimit.

Z.Kumaraku thotë se nëse bie dakord banka me qytetaren çdo gjë zhbllokohet./tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Qindra milionë lekë nga inceneratorët/Dy kompanitë e Endrit Habilajt në godinën Top Channel

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

VOX TV dhe “Infinit Communication”, janë dy kompani  mediatike që kanë administrator Endrit Habilaj dhe që të dyja e kanë adresën në Top Channel, sipas të dhënave zyrtare në QKB. Vetë Habilaj është autori i emisionit Top Story në Top Channel dhe drejtues i gazetës Shqip.

Këto dy kompani, por edhe një e tretë që Habilaj mendon se e ka fshehur në emër të familjarëve të tij, kanë marrë para në mënyrë të vazhdueshme nga pronarët e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

CNA.al ka sjellë në mënyrë ekskluzive katër fatura, me të cilat është paguar VOX TV nga incenratorët dhe katër fatura të tjera me të cilat është bërë pagesa për kompaninë Infinit Communication”.

CNA.al ka nxjerrë shumat që këto dy kompani kanë marrë para në mënyrë të vazhdueshme nga inceneratorët.

Rezulton se me katër fatura nëpërmjet VOX TV, Endrit Habilaj, ka marrë 979 949 lekë të reja, në pak muaj të vitit 2021.

Ndërsa nëpërmjet kompanisë “Infinit Communication”, vetëm me 4 fatura ka marrë 1 774 872 kekë të reja

edhe kjo në vetem pak muaj të vitit 2021. Pagesat në vazhdimësi në totalin e tyre janë qindra milionë lekë

Çfarë janë këto dy kompani që janë në godinën e Top Channel?

 “Infinit Communication”, me numër identifikimi L91331028L, është themeluar me datë 25.01.2019.  Zyra qëndrore të kësaj kompanie, sipas ekstraktit të QKB, është në Tiranë, Kashar, Mëzez, rruga 17 Nëntori, Godina  nr. 20, kati i dytë.

Kompania është regjistruar në emrin e Endrit Habilaj me ortake Ornela Pango, kjo e fundit mban dhe pozicionin e Drejtores të marketingut në Top Channel.

Më vonë me datë, 24.02.2021, në QKB është bërë ndryshim i emrit të subjektit. Nga gazeta Shqip online është bërë Infinit Communication”.

Gazeta Shqip është në pronësi të Vjollca Hoxhës por në QKB është rregjistruar një tjetër subjekt dhe më pas i është ndryshuar emri. Kjo për të fshehur nga çfarë? A është ky subjekt mbulim për të paguar gazetën dhe stafin e saj? Emri ka qenë i njëjti dhe adresa e subjektit është i njëjti.

 

Kompania tjetër VOX TV, e themeluar me datë 14.12.2020 dhe me zyra qëndrore në adresën Tiranë, Kashar, Mëzez, rruga 17 Nëntori, Godina  nr. 20, kati i pestë është në pronësi të Endrit Habilaj.

Ashtu si kompania e parë edhe VOX TV me datë 24.02.2012 ka bërë ndryshim të emrit të subjektit.

Nga Top News është bërë VOX TV.

Edhe kjo kompani ka të njëjtin veprim si ajo më sipër. Top News ësëhtë një tjetër kompani e rregjistruar në QKB në emër të Vjollca Hoxhes, por Habilaj rregjistron një tjetër më pas i ndryshon emrin. Çfarë fshihet? Sërish e njëjta adresë, dhe emri i mëparshëm i njëjti me një kompani në pronësi të Vjollca Hoxhës, VOX TV  mos vallë është mbulesë për pagesat e Top News nga inceneratorët?

Lëkët janë paguar për të dy këto kompani të cilat në pak fatura e disa javë pagesa kanë përfituar gati 28 milionë lekë.

Të dyja kompanitë, të cilat  “rastësisht”, kanë ndryshuar emrat dhe  sistematikisht kanë marrë para nga pronarët e inceneratorëve janë në godinën e Top Channel.



Ndërkohë gazeta Shqip online dhe Top News ekzistojnë, sepse janë në pronësi të Vjollca Hoxhës. Po këto janë dy kompani të tjera.

 

 

Mos vallë është e njëjta skemë pagesash që inceneratorët kanë përdorur edhe për subjekte të tjera?

Sipas të dhënave të databases së famshme, që u bë publike,  në VOX TV, në muajin Prill, rezultojnë të punësuar 8 persona.

 

Ndërsa në kompaninë tjetër Infinit Communication, të punësuar në muajin Prill, sipas së njëjtës databases që doli në publik, janë 11 persona.

VOX TV nuk ekziston, nuk ka një televizion të tillë të licensuar nga AMA,  porInfinit Communication”,  çfarë ka në pronësi që ka staf 11 veta?

Ku shkojnë këto para, kush dhe pse paguhet me këto para që vijnë nga takstat e shqipotarëve kalojnë tek inceneratorët e më pas në subjekte në pronësi të Endrit Habilajt që ushtrojnë aktivitet në godinën e Top Channel?

Për çfarë i shërbejnë Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit të japë këto para tek këto kompani, që ndodhen të dyja në godinën e Top Channel?

Përgjigjet janë mjaft të thjeshta dhe SPAK mund ti gjejë lehtësisht, jo vetëm për këto kompani, por edhe për të tjera, që janë paguar nga inceneratorët. Ish-ministri Lefter Koka, u prangos për disa kompani që merrnin para nga inceneratorët, Endrit Habilaj ka jo vetyëm këto dy kompani, por edhe një të tretë e cila ka marrë dhjetra milionë lekë nga Klodian Zoto e Mirel Mërtiri.

Në dosjen inceneratorët në SPAK, duket se rradhën do e kenë edhe gazetarë apo ish drejtues mediash që kanë futur duart për të mbushur xhepat e tyre me paratë e aferës së inceneratorëve./E.S-CNA.al

Dokumenti-Si dhe sa është paguar Endrit Habilaj i Top Channel dhe Gazetës Shqip nga inceneratorët/ Zbulohen faturat me shuma të majme

Zbulohet kompania tjetër/ Endrit Habilaj i Top Channel dhjetra mijë euro nga inceneratorët

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Sulme dhe shantazhe ndaj drejtësisë/ Mediat e Vjollca Hoxhës, “peng” të historive rozë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

E përditshmja online “Shqip”, gazeta në pronësi të Vjollca Hoxhës, prej shumë kohësh është vënë në shërbim të një shantazhi, presioni të hapur dhe kërcënimi ndaj organeve të drejtësisë, por edhe ndaj biznesit.

Mjafton të kërkosh në gazetën “Shqip” dhe gjen shkrime pa fund për “Morava Resort”, apo Montrelux, që janë e njëjta vendndodhje. Pra, një hotel luksoz, i stilit me pesë yje, në Moravë të Korçës.

Historia

E gjithë historia nis me bashkëpunimin e dy biznesmenëve ku Arben Reli dhe Sefedin Bajraktari janë personat që përfshihen në një investim.

Por, gjithçka ka ndryshuar rrugës.

Fillimisht objekti është blerë nga shtetasi Sefedin Bajraktari. Më pas një pjesë i është shitur Zotit Arben Reli, i cili ka filluar dhe investimin për vite të tëra, ku janë hedhur disa miliona euro nga ky biznesmen dhe një objekt në rreth 1 mijë metër katëror, është çuar në gati 9 mijë metër katëror. Ndërtime me leje të marrë në nga Këshilli i Qarkut, ku ka firmosur për gjithçka edhe vetë Sefedin Bajraktari. Por, investimi është bërë nga Arben Reli.

Më pas një debat mes palëve. Zoti Reli i njeh Sefedin Bajraktarit gjysmën e objektit që ka qënë dhe ka administruar pjesën tjetër.

Por, Zoti Bajraktari nuk e pranon këtë pjesë. Ai edhe pse nuk ka hedhur asnjë lekë në të gjithë diferencën prej rreth 8 mijë metër katëror ndërtim dhe investim kërkon gjysmën e objektit.

Debate mes biznesmenësh, siç ndodh në Shqipëri sepse sherri bëhet edhe mes vëllezërish, jo më mes dy ortakëve.

Por në këtë rast jo çdo gjë kalon nga drejtësia, nga gjykatat, por çdo gjë kalon nga gazeta Shqip dhe Top Channel.

Së pari, përdoret emisioni “Fiks Fare”, i cili krijon një skenar. Një skenar i cili në finale del një mashtrim publik, sepse pretendohet për një ndërtim pa leje apo për prerje pemësh të cilat ishin bërë vite më parë dhe në fakt për disa ballkone të dhomave pretendohej se mungonte leja.

A thua halli i madh i ndërtimit në majë të malit në Korçë, po shqetësohej Fiks Fare me një denoncim i cili përfundoi dhe në prokurori, duke gjetur dhe një ekspert, i cili theksonte se ishin faksifikuar disa firma.

Pra, po i jepej drejtim dhe vetë prokurorisë për të hetuar.

Arben Reli shpallej në kërkim. Policia ndërhyn. Çështja zgjidhet me gjykatë dhe hapen hetimet.

Gazeta Shqip vazhdon sulmet në mënyrë të përsëritur.

Pse i digjej “barku” Top Channel dhe gazetës Shqip, për Montrelux? Për konfliktin mes dy biznesmenëve?

Kushdo mund të thotë se është investim i madh, se njëra palë paguan mediat, pala tjetër nuk ka media, e të tjera si këto.

Por, kjo nuk ka rëndësi. Thelbi janë historitë rozë.

Shpresim Bajraktari

Vjollca Hoxha dhe Lori Hoxha, vajza e saj, kanë pasur histori lidhjesh me fëmijët e Sefedin Bajraktarit. Me Vis dhe Shpresim Bajraktari, disa prej tyre shumë të raportuara nga gazetat e showbizz-it.

Pra, media Top Channel dhe gazeta Shqip, u vunë në shërbim të historive rozë, të cilat dihen mjaft mirë publikisht.

Përdoret një televizion, përdoret një gazetë online, thjeshtë dhe vetëm për të shantazhuar drejtësinë. Për të ushrtruar presion mbi një biznesmen. Për të pranuar çka kërkon pala tjetër.

Në fakt këto i zgjidh drejtësia. Nuk i zgjidh as Top Channel, as Fiks Fare, as gazeta Shqip me sulmet e saj të pandalura sa së fundi po flet edhe për qindra mijëra euro të paguara brenda sistemit të drejtësisë, por nuk jep asnjë fakt.

Ndoshta këto duhet të shkojë dhe t’i çojë para drejtësisë, apo do të duhet të jenë vetën gazetarët që të përfundojnë atje për të vërtetën.

Gazeta Shqip drejtohet nga Endrit Habilaj, i paguar nga njerëzit e korrupsionit të inceneratorëve, për të cilin ka përfunduar një ministër në burg, është njeriu që sulmon.

Gjatë kohës që ishte Ben Blushi drejtor i Top Channel filloi gjithçka dhe vazhdon edhe sot që ai është larguar.



Për Morava Resort, apo Montreluks, ku në fakt ka edhe një vepër tjetër penale, përtej shantazhit publik që bëhet dhe presionit ndaj drejtësisë apo biznesmenit, është fakti se është hapur një kompani me certifikata pronësie të vjetra, në emër të dikujt tjetër, në të njëjtën adresë. Këto hapen e mbyllen në mënyrë të shpeshtë por prokuroria hesht.

Prokuroria e Korçës mesa duket përpiqet të mbajë anën e njërës palë duke qënë pjesë e presionit të ushtruar nga Top Channel dhe gazeta Shqip.

Në fakt çështja ka shkuar në gjykatë. Ajo që tha Fiks Fare, sipas drejtësisë nuk ekzistonte. Edhe pse ishte marrë një ekspert privat nga Fiksi tashmë drejtësia merr pesë të tillë. Tre thonë se firma është e Sefedin Bajraktarit, dy të shtetit thonë mund të jetë dhe e tij.

Askush nga ekspertët nuk thonë që nuk është firma e Sefedin Bajraktarit në lidhje me çështjen dhe pretendimin se ishin falsifikuar firmat për investimet e bëra në Montrelux.

Nga ana tjetër ka edhe një detaj shumë domethënës. Pasi humbet gjyqi dhe Fiksi del zbuluar bashkë me shantazhet, pra del zbuluar se ka një kallëzim të rremë, ka një vepër penale, është mashtruar publiku. Sefedin Bajraktari ka kryer vepër penale.

Për këtë duhet të ketë hetim nga drejtësia. Por, drejtësia hesht, sepse është gjatë gjithë kohës nën presionin e gazetës Shqip apo Top Channel, gazetares në Korçë apo ndodnjë drejtor emisioni.

Historitë rozë të Vjollca Hoxhës apo Lori Hoxhës, të cilat janë bërë palë për të grabitur pronën e një investitori, duke shantazhuar drejtësinë, duke shantazhuar edhe institucionet e tjera shtetërore me anë të mediave që kanë në pronësi.

Në mënyrë kriminale Artan Lame ka ndërhyrë duke bërë regjistrime të pronësisë pa pasur vendime të gjykatave vetëm nga presioni mediatik dhe pazaret, tha një prej familjarëve të z. Reli për CNA.al. Ndërkohë, që investimi është bërë nga dikush tjetër, dhe pala që pretendon nuk ka asnjë investim. Ka pjesën e saj, atë që i takon por Lame ja 9-t fishon. SPAKU fle mbi dosjen e Lames

Por kërkohet më shumë, oreksi vjen duke ngrënë.

Po të kesh lidhje me gazetën Shqip, me Vjollca Hoxhën dhe me Lorin, gjithçka ecën përpara. Të sulmojnë mediat e tyre për të zgjidhur hallet personale të historive rozë.

E gjithë kjo histori përfundoi me një gjyq të humbur. Me disa padi në prokurori.

Të tjera kallëzime pritet të shkojnë. Palët po debatojnë. Palët po konfliktohen brenda sistemit të drejtësisë, e cila po shantazhohet nga njëra palë. Prokurorë që nuk veprojnë sepse kanë frikë, megjithëse kanë përpara dosje mashtrimi, dosje kallëzimesh të rreme. Gjithë kohës, duke qënë nën presion, janë të trembur dhe bëjnë një hap pas.

CNA.al ditë pas dite do të zbardhë me detaje gjithçka ka ndodhur në këtë process të bërë nga gazeta Shqip dhe Top Channel. Do të zbardhë sesi ranë pre shqiptarët të një sulmi publik të bërë nga “Fiks Fare”, më pas nga gazeta Shqip.

Si është mashtruar opinioni, sepse drejtësia ka thënë fjalën e saj. Kanë dalë fakte, kanë dalë prova të reja dhe pse nga ana tjetër, struktura të caktuara, si Prokuroria e Korçës heshtin dhe nuk veprojnë për të zbardhur të vërtetën por fshihen pas gishtit.

Shantazhi mediatik ndoshta i dha disa efekte dhe po frenon drejtësinë të veprojë, por nuk mund ta ndalë atë. Nuk mund të fshihet dhe grabitet prona e dikujt sepse një palë që nuk ka investuar kërkon të marrë atë që ka investuar dikush tjetër. Dhe në këtë rast turpësisht përdoret media, thuajse në mënyrë kriminale.

Faktet janë para drejtësisë. Faktet janë në prokurori. Faktet janë nëpër institucione, janë nëpër dokumente dhe nuk mund ta ndalë të vërtetën as Artan Lame me krimin e tij. As gazeta Shqip dhe Top Channel në shërbim të historive rozë, as telefonat e gazetarëve ndaj prokurorëve, dhe askush tjetër.

Faktet janë fakte. E vërteta është një dhe vetëm një. Nuk ka dy të vërteta.

Por, turpësisht me një media kombëtare, një media e paguar nga paratë e korrupsionit të inceneratorëve, përtej faktit që ka marrë këto para po kërkon të jetë palë edhe në një konflikt pronësie, ku dikush ka “armë” median dhe dikush tjetër po mbron investimin e bërë prej gati një dekade./CNA.al

Kush dhe pse po i vë gjobë biznesmenit Arben Reli?!

Vëzhgimi/ Zbulohen “armiqtë” e Vjollca Hoxhës dhe Ben Blushit

Çfarë halli ka Vjollca Hoxha në majë të Moravës?!

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: