LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Interi blindon "yllin" e mesfushës deri në vitin 2026

5 Nëntor 2021, 18:03, Sport CNA
Interi blindon "yllin" e mesfushës deri në vitin 2026

Interi nuk ka ndër mend të heqë dorë nga elementët më cilësorë që në përbërje dhe tashmë ka nisur rinovimet afatgjata me ata të cilët ishin pranë fundit të marrëveshjeve të tyre apo për të cilët kishte nevojë për përmirësim të kushteve ekonomike.

Një prej tyre është Nikolo Barela, i kthyer në zbulimin e zikaltërve në sezonin e titullit, duke bërë shpesh diferencën për skuadrën që mbylli edicionin duke ngritur lart trofeun e Serisë A. Klubi ishte prej kohësh në bisedime me lojtarin dhe sot ka ardhur zyrtarizimi i marrëveshjes së re.

?FC Internacionale Milano komunikon se ka arritur akordin për zgjatjen e kontratës së lojtarit Nikolo Barela. Mesfushori i datëlindjes 1997 do të jetë zikaltër deri më 30 qershor 2026?, shkruhej në njoftimin e Interit për lojtarin.

Lajmet e fundit nga