LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gol dhe asist në 3 minuta, Jurgen Bardhi bëhet hero në Turqi

5 Nëntor 2021, 21:40, Sport CNA
Gol dhe asist në 3 minuta, Jurgen Bardhi bëhet hero në Turqi

Jurgen Bardhi, ish-mesfushori i Partizanit, po përjeton një sezon fantastik në kategorinë e dytë turke, duke u bërë shpesh protagonist me skuadrën e Tuzlaspor. Ekipi i cili në fakt po kalonte një krizë të vogël pas tre humbjeve radhazi, është kthyer te sukseset vetëm falë magjive të mesfushorit shqiptar. Në ndeshjen kundër Denizlispor, Bardhi ishte protagonisti absolut i ndeshjes të fituar me shifrat 3-0 falë një paraqitje të jashtëzakonshme në 5 minutat e fundit. Pikërisht në minutën e 85-të ishte Bardhi ai i cili shënoi golin e avantazhit për ekipin e tij.

Vetëm 2 minuta më vonë, ai fitoi një top në gjysmëfushën e tij duke nisur një kundërsulm të shpejtë e dhënë asistin për golin e Basaran, ndërsa ndeshja më pas u mbyll 3-0 me një tjetër gol në minutat shtesë. Për Bardhin, ky ishte goli i dytë në kampionatin turk, ku ka dhënë edhe dy asiste në 11 paraqitjet e deritanishme.

Ndërkohë, në ndeshjet e tjera të luajtura sot, Istanbulspor është kthyer te fitoret falë dyshes shqiptare Et?hemi-Topalli. Ish-mesfushori i Kukësit shënoi ndaj Menemenspor në minutën e 33-të duke festuar në mënyrën më të mirë të mundshme ftesën e parë nga Maqedonia e Veriut. Kurse në minutën e 37 e kishte radhën sulmuesi i Kosovës që të gjente rrugën e rrjetës, në takimin i cili u pezullua në minutën e 62-të, pasi nuk mund të luhej më për shkak të mjegullës.

Lajmet e fundit nga