Connect with Us

Futbollisti i Benfikës pranon ftesën e kombëtares shqiptare

Kombëtare

Futbollisti i Benfikës pranon ftesën e kombëtares shqiptare

Publikuar

-

/

Një tjetër prurje me vlerë vjen për Shqipërinë. Drejtuesit kanë punuar jo pak për të marrë Adrian Bajramin. Ky i fundit është pjesë e Benfikës dhe ka luajtur me grupmoshat e Zcivres, shkruan “Sport Ekspres”.

Kjo është risia që vjen te Shqipëria U-21, teksa do të përballen ndaj Sllovenisë dhe Kosovës për kualifikueset e Europianit. Aktualisht po punohet që të plotësohen të gjitha dokumentacionet në mënyeë që Bajrami të jetë gati për ndeshjet e nëntorit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

VIDEO/ Fantastik mesfushori i Shpresave të Shqipërisë, realizon supergol në Angli

Publikuar

-

Mesfushori i përfaqësueses Shpresa, Anis Mehmeti, ka filluar vitin si një protagonist me skuadrën e Uajkomb, ky ai është kthyer në një titullar të padiskutueshëm duke kthyer ekipin në pretendent për ngjitjen në kategori.

Në ndeshjen e Ligës së Parë angleze mes Uajkomb dhe Sandërlend, ai ka gjetur golin në minutën e 13 të duelit, duke barazuar përkohësisht duelin në shifrat 1-1. Futbollisti mori topin në kufijtë e zonës dhe lëshoi një gjuajtje të pakapshme për portierin kundërshtar.



Ndeshja përfundoi me shifrat 3-3 dhe nuk ndryshoi pozitat e të dy skuadrave, pasi Sandërlend mbetet në vendin e dytë me 50 pikë, ndërsa Uajkomb në të tretin me 46 pikë. Për Mehmetin ky është goli i katërt i këtij sezoni, ndërsa ka dhënë edhe një asist.

 

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Dueli me Levandovskin, Kumbulla tregon objektivin e tij për vitin 2022

Publikuar

-

Fundi i vitit po afron dhe në Itali skuadrat janë ende me pushime. Të shumtë janë ata lojtarë që postojnë urime nëpër rrjetet sociale. Këtë ka bërë dhe mbrojtësi i Romës, Marash Kumbulla.

Nëpërmjet një postimi në Instagram shqiptari ka uruar të gjithë për Vitin e Ri dhe shprehet i motivuar për sfidat që e presin.



“Jam falënderues për çdo gjë që kam përjetuar në vitin që kaloi, por jam i motivuar dhe me energji që ta bëj 2022-shin më special! Gëzuar Vitin e Ri të gjithëve!, shkruhej në postim.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

VIDEO/ UEFA “habitet” me pritjen e Thomas Strakoshës ndaj Harry Kane

Publikuar

-

Shqipëria pësoi pesë gola në Wembley kundër Anglisë, por UEFA në një nga faqet e dedikuara për Nations League, ka veçuar një pritje të Thomas Strakoshës.

Portieri i Lazios shfaqet duke devijuar një goditje të kalibruar të sulmuesit, i cili mban edhe shiritin e kapitenit te kombëtarja e “Tre Luanëve”, Harry Kane.

Veç shenjës së “Stop” vendosur me emoji, nuk mungon as shfaqja e habisë për pritjen e Strakoshës.



LEXO TE PLOTE