LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto- Deputetët e Bashës ia shtrojnë në Milano/ Relaksohen në një lokal luksoze

5 Nëntor 2021, 22:03, Politikë CNA
Foto- Deputetët e Bashës ia shtrojnë në Milano/ Relaksohen

Në një kohë kur kriza e brendshme në PD sa vjen dhe bëhet më e fortë, duket se deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit janë të qetë.

Në një denoncim që ka mbërritur në JOQ, shihen sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi, deputeti Agron Gjekmarkaj dhe deputeti Saimir Korreshi që marrin rreze dielli dhe relaksohen në një nga lokalet në Milano të Italisë.

Sipas denoncuesit, fatura e pijeve u vajti 250 euro, duke e vënë theksin se lokali që kishin zgjedhur ishte i kushtueshëm.

Denoncimi në JOQ!

Demokratët rrugëve të papunë, paria e partisë aranxhatë në mes të Piazza Duomo.

Emigranti dixhital na shkruan nga Milano:

?Pershendetje JOQ, tju nis disa foto të elitës të PD duke ber pall në milano në një nga lokalet me të shtrenjtë ku fatura e pijeve u vajti 250 euro, ndërsa populli i shkret pret ndonjë gjë nga ata legena, ndërkohë që litri i naftës në shqipëri po shkon 200 lek litri. Mes tyre edhe deputeti i lushnjës ka ardh ne milano se ktej nuk ka minj që ta hanë nga këmbët në hotelet qe flejnë.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga