Connect with Us

Foltorja “shkundi” PD/ Ervin Goci: Berisha e ka të fituar betejën

Politikë

Foltorja “shkundi” PD/ Ervin Goci: Berisha e ka të fituar betejën

Publikuar

-

/

Pedagogu Ervin Goci ka dalë në mbështetje te “Foltores” të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas të njëjtit, “Foltorja” ka vetëm një fuqi, që artikulon çështjet që as nuk mund të pipëtijnë në forume.

Ekzistenca formale e partisë nëse nuk bën këtë punë, kthehet barriere, e cila do shembur me çdo kusht.

Të gjithë ata që mendojnë se kanë një kauzë kundër asaj që po ndodh në foltore, duhet të shkojnë të përballen në Kuvend.

E ç’a rëndësie ka se Kuvendi thirret formalisht apo jo formalisht?! A ka njerëz që kanë firmosur aty? Nese ju shqetëson populizmi, shkoni propozoni modele përfaqësuese të strukturave. Shikoni pak historine, nga vjen populizmi?

Sigurisht nga bllokimet, nga asnjë arsye tjetër”, shkruan Goci.

LEXO EDHE:  Agron Gjekmarkaj kundër Bashës/ “Duhet të largohet nga drejtimi i PD”

Sipas tij, nuk është debat të merresh personalisht me Berishën, e meqë ra fjala me këtë formë e kundër akuzave, Berisha e ka me 100% të fituar betejën.

Çështja është që palët të flasin dhe të dalë produkti më i mirë. Po do kjo kurajo, do integritet, mbi të gjitha do që të heqësh dorë nga pushteti i pamerituar. Në këtë moment partisë i duhej shkundja nga poshtë, po dhe me populizëm, por në momentin qe mblidhet kuvendi, debati duhet i strukturuar, duhet që palët të konkurojnë dhe delegatët të votojnë”, shkruan Goci./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Porti i Durrësit dhe afera e inceneratorëve/ Berisha “çmonton” paktin Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë lëvizje nga ana e tij për krijimin e një partie të re. Në një intervistë për emisionin Noë me Erla Mëhillin ai thekson se lëvizja e tij ka mbështetjen e të gjithë demokratëve, ndërsa shpreson për rikthimin e një opozite të vërtetë.

Ish kryeministri e ka cilësuar portin e Durrësit si një aferë korruptive dhe sipas tij nëkëtë aferë janë të përfshirë edhe Edi Rama edhe Lulzim Basha.

Berisha shtoi se po të drejtohej prej tij opozita nuk do të lejohej kurrë që të ndodhte korrupsioni me inceneratorët dhe se PD-ja e ka denoncuar vetëm dy herë këtë aferë dhe në padinë penale është hequr emri i Këshilltarit të Ramës, Engjëll Agaçi.



Jo sepse nuk ka asnjë arsye. Elektorati sicc e keni parë ju, ka mirëpritur këtë lëvizje dhe e ka mbështetur fuqimisht. Unë nuk kam autoritet. Ata kanë kërkuar rikthimin e vlerave në PD. Gjithë këta njerëz që e mbështesin vuajnë për kafshatë, për rroba, për tu mjekuar. Ata e dinë që me opozitën që do drejtoj Berisha do jetë më vështirë se do jetë e vërtetë. Pse do lëmë ne portin e Durrësit, 800 mijë metra katrot ti marrë Rama me Bashën. Po të kishim qënë në opozitë sdo pranonim kurrë aferën e inceneratorëve. Ka një njeri në PD që i ka denoncuar 298 herë? Me gjysëm zëri janë denoncuar vetëm 2 herë. E kanë hequr emrin e Ëngjëll Agaçit.  

Ëngjëll Agaçi është njeriu që i mbyll aferat atij në gjykata”, tha Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gazetari i kërkon duel me Bashën/ Berisha: I kam ofruar shumë zgjidhje

Publikuar

-

Nga

cna politike

Ish kryeministri Sali Berisha në një përballje me gazetarin Andi Tela në emisionin “Now” me moderatoren Erla Mëhilli ka treguar se e ka ftuar Lulzim Bashën në përballje.

Berisha u shpreh se i ka kërkuar Bashës mbledhjen e Këshillit Kombëtar dhe Kuvendit Kombëtar dhe nuk i mblodhi dhe në këtë moment shfrytëzoi nenin në statut për mbledhjen e anëtarësisë.

Unë i kërkova të mbledhë Këshillin Kombëtar nuk e mblodhi, i kërkova të mbledhi Kuvendin Kombëtar nuk e bëri, atëherë shfrytëzova nenin dhe thirra anëtarësinë.Kur kam nisur këtë betejë nuk e kam nisur duke menduar që mund të fitoj apo jo, e kam nisur këtë betejë për një kauzë të drejtë”, ka thënë Berisha.



Lideri historik i PD theksoi se Bashës i janë ofruar shumë zgjidhje por i ka refuzuar të gjitha.

LEXO EDHE:  Menjëherë pas largimit të shefes së ODHIR/ Një tjetër ambasador mbërrin në zyrën e Bashës

LEXO EDHE:  Agron Gjekmarkaj kundër Bashës/ “Duhet të largohet nga drejtimi i PD”

Lulzim Bashës iu porpozuan disa zgjidhje. Së pari të largohej vetë nga selia. Iu dërguan firmat dhe refuzoi të sjellë njerëzit t’i verifikojë. Iu dërgua kërkesa që sill njerëzit të mbikëqyrin Referendumin e refuzoi. I propozoi Edi Paloka të hapim garën për kryetar partie. I kërkuam të marrë pjesë në garë dhe nuk pranoi se është peng.

Edhe në minutën e fundit, për tu treguar njeri por ai nuk tregohet njeri se i refuzon të gjitha.Cila është zgjidhja kur ai refuzon zgjidhjet. Gjithë këto oferta i janë bërë dhe i ka refuzuar”, u shpreh Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kur do jetë protesta e radhës?/ Berisha flet për përgatitjet

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha u shpreh se protesta e radhës nuk është vendosur akoma, ndërsa thekson se po punohet për lëvizjen e dhe do të njoftohet së shpejti.

Në një intervistë për emisionin Now, i pyetur nga moderatorja Erla Mëhilli nëse protesta tjetër do të jetë e njëjtë me 8 janarin, Berisha tha se qëllimi është çlirimi i tempullit nga bandat dhe se do jetë paqësore.

LEXO EDHE:  A do jetë Berisha në parlament në shtator?/ Ja si përgjigjet ish-deputeti i PD 

LEXO EDHE:  Agron Gjekmarkaj kundër Bashës/ “Duhet të largohet nga drejtimi i PD”

Po përgatittet dhe do njoftohet së shpejti. Krahas këtij aktiviteti, PD parashikon edhe një diservitet aktivitetesh. Protesta është për të çliruar tempullin nga bandat. PD ka detyra shumë më të rëndësishme.



Po i studiojmë të gjitha. Selia është e patjetërsueshme. Protesta do jetë paqësore”, tha Berisha./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE