Connect with Us

Ecte me shpejtësi skëterrë/ Aksident i trefishtë në Elbasan

Kronika

Ecte me shpejtësi skëterrë/ Aksident i trefishtë në Elbasan

Publikuar

-

/
cna lajm kronika

Një aksident i trefishtë është regjistruar ditën e sotme dhe për shkak të tij është paralizuar qarkullimi për më shumë se 30 minuta në aksin Elbasan-Ish Kombinati Metalurgjik.

Mëoshet se një mjet me shpejtësi skëterrë ka goditur njëri pas tjetrit dy automjete të tjera, duke u shkaktuar dëme të mëdha. Fatmirësisht nga përplasja nuk ka patur të lënduar me pasoja serioze.

LEXO EDHE:  Tentoi të kalonte kufirin me 67 mijë paund të padeklaruara/ E pëson keq 63-vjeçari

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po vijon hetimet për aksidentin e trefishtë dhe rikthim e normalitetit, për qarkullimin e automjeteve në këtë aks rrugor./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E rëndë në Prrenjas/ 16 vjeçari tenton ti japë fund jetës, policia jep detajet

Publikuar

-

Nga

Një 16 vjeçar në fshatin Qukës të Prrenjasit ka tentuar ti japë fund jetës duke u vetëvarur.

Sipas policisë, aktualisht i riu ndodhet në spitalin kirurgjik të Elbasanit dhe jashtë rrezikut për jetën.

Blutë theksojnë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.



Prrenjas/Informacion paraprak

Më datë 16.01.2022, në fshatin Qukës Shkumbin, Prrenjas, në banesë, një 16 vjeçar ka tentuar të vetvaret, ku si pasojë ndodhet në spitalin kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Policia bën bilancin/ Finalizohen 15 operacione brenda javës, disa të arrestuar për armë dhe drogë

Publikuar

-

Nga

Strukturat e Policisë së Shtetit, të angazhuara maksimalisht për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, krimit në përgjithësi dhe atij të organizuar në veçanti.

Si rezultat i kontrolleve dhe informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë kësaj jave u bë e mundur kapja e 28 personave në kërkim kombëtar për vepra të ndryshme penale dhe e 2 personave në kërkim ndërkombëtar.

Po gjatë kësaj jave, në të gjithë vendin janë zhvilluar 15 operacione policore të koduara, konkretisht operacionet: “Pararoja”, “Investigation”, “RED LINE”, “Fati i lojërave”, “Online”, “Identiteti”, “Disponimi 2”, “Midnight”, “FOLLOË”, “Evazioni”, “Vila”, “Bisakë”, ”Blic”, “Bërdica” dhe “Sergate”.

Në kuadër të këtyre operacioneve janë arrestuar 35 shtetas, 4 janë shpallur në kërkim dhe 5 të tjerë ndiqen në gjendje të lirë.

Janë zbuluar dy laboratorë, njëri për falsifikimin e dokumenteve dhe njëri për kultivimin e kanabisit me anë të llambave.

U sekuestruan 3 armë zjarri, municion luftarak, armë të ftohta dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Gjithashtu janë sekuestruar rreth 21 kilogramë lëndë narkotike cannabis, një sasi me kokainë, 1200 fidanë cannabis, 730 bimë cannabis, 64 llamba elektrike, 64 impiantë kondicionerësh për pastrim ajri dhe 40 stabilizatorë elektikë.



Në fushën e krimeve mjedisore janë evidentuar 27 raste, për të cilat janë arrestuar në flagrancë 12 persona, janë proceduar në gjendje të lirë 20 persona dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim.

LEXO EDHE:  E zhdukur që prej 1 janarit/ Flet me lot në sy e ëma e Kejsit: Vajza ime është e sëmurë dhe ka nevojë për mjekim

LEXO EDHE:  Me djegie të rënda në kokë, shpatulla dhe këmbë/ Protestuesi në gjendje të rëndë

Në fushën e lojërave të fatit janë evidentuar 15 raste, për të cilat janë arrestuar në flagrancë 4 persona dhe janë proceduar në gjendje të lirë 11 të tjerë, si dhe janë sekuestruar 93 kompjutera që shërbenin për lojëra fati, 8 ruleta, çipsa dhe telefona celular që shërbenin për zhvillimin e basteve online.

Në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, emigrantëve nga vendet e treta që hyjnë ilegalisht në vendin tonë nëpërmjet kufirit me shtetin grek, janë evidentuar 10 raste, për të cilat janë arrestuar 9 persona dhe janë proceduar në gjendje të lirë 6 të tjerë.

Në fushën e qarkullimit rrugor janë arrestuar 56 drejtues automjetesh, ndërsa 9 janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë arrestuar 17 persona për dhunë në familje dhe janë proceduar 5 të tjerë, ndërsa 3  janë shpallur në kërkim.

Gjithashtu janë arrestuar 10 persona dhe janë proceduar 2 të tjerë, për kundërshtim të punonjësve të Policisë.

Strukturat e Policisë do të vijojnë me përkushtim e profesionalizëm kontrollin e territorit, për evidentimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurt dhe në këtë kuadër fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligshmërisë, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kundërshtuan forcat e policisë/ Arrestohen tre të rinj në Lezhë

Publikuar

-

Nga

cna, lajme, kronike

Policia në Lezhë ka vënë në pranga tre qytetarë për kundërshtim me forcë të punonjësve të policisë. Bëhet e ditur se të arrestuarit janë  A. N., 35 vjeç, A. N., 35 vjeç dhe A. F., 28 vjeç, banues në Lezhë.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Forcës “Shqiponja”, pasi janë gjobitur për pushimin e mjetit në rrugë, duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve të tjera.



Punonjësit e Policisë i kanë dhënë urdhër për lëvizjen e mjetit, por tre të arrestuarit kanë kundërshtuar dhe kanë tentuar ta kthejnë mjetin në sensin e kundërt të lëvizjes, duke rrezikuar punonjësit e Policisë dhe mjetet e tjera.

LEXO EDHE:  Ushtroi dhunë nga bashkëshortes dhe kunatës/ Arrestohet 31-vjeçari në Lushnje

LEXO EDHE:  Me djegie të rënda në kokë, shpatulla dhe këmbë/ Protestuesi në gjendje të rëndë

Po ashtu njoftohet se Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë N. Ll., 38 vjeç, banues në Lezhë, pasi në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, është kapur duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, në gjendje të dehur, në masën 1.37 mg/l. Gjithashtu u arrestua në flagrancë A. N., 18 vjeç, banues në Rrëshen pasi u kap duke drejtuar mjetin tip “Benz” pa leje drejtimi./CNA.al

LEXO TE PLOTE