Connect with Us

Dyshime për bombë në Tiranë/ Policia jep detaje, pritet mbërritja e RENEA-s

Kronika

Dyshime për bombë në Tiranë/ Policia jep detaje, pritet mbërritja e RENEA-s

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Policia e Tiranës ka rrethuar zonën përballë “Maternitetit të Ri” në Tiranë pasi një objekt i dyshimtë është gjetur në rrugë.

Fillimisht u raportua se bëhej fjalë për një çantë e dyshimtë, në hyrje të një pallati në zonën e “Brrylit”, por policia në një njoftim zyrtar sqaron se në rrugën “Martin Canaj”, në trotuar, është gjetur një send i dyshimtë në dukje si radio, që përdoret nga shoqëritë private të ruajtjes dhe sigurimit fizik të objekteve.

LEXO EDHE:  Tiranë/ Vjehrri denoncon nusen: Më rreh kur bëj pis

“Më datë 05.11.2021, në rrugën “Martin Canaj”, në trotuar, është gjetur një send i dyshimtë në dukje si radio, që përdoret nga shoqëritë private të ruajtjes dhe sigurimit fizik të objekteve.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4 kanë vendosur perimetrin e sigurisë në zonën ku ndodhet sendi i dyshimtë dhe priten të mbërrijnë në vendngjarje ekspertët antieksploziv të RENEA-s.”-thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Gjendet një çantë e dyshimtë pranë një shkolle në Tiranë/ Dyshohet për bombë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Zbardhen emrat e trafikantëve të klandestinëve/ Mes tyre një grua

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Janë zbardhur emrat e 47 personave të arrestuar për trafik klandesinësh drejt Italisë.

Ata janë Dushan Spahiu, Paulin Koçi, Petrit Pashaj, Indrit Hita, Enjat Myrtaj, Roland Ramadani, Emiljano Likaj (Gaçaj), Qazim Ismailaj, Fatjon Belaj, Zamir Muliu, të gjithë banues në Vlorë.

Fatos Dusha, Robert Hysa, Arjol Lleshi, të tre banues në Tiranë

Fatjon Koçllari, banues në Durrës

Kristiana Sako, banuese në Divjakë

 Muhamed Abdurrahim Sherif (Alias) Abdel Rehim Muhamed Eli, banues në Egjipt

Mustafa Hysein Koseoglu, banues në Stamboll, Turqi

Mehdi Mamushli, banues në Iran

 Njoftimi i Policisë së Shtetit për operacionin ‘ASTROLABIO’:

 Policia e Shtetit, sot ka finalizuar operacionin ‘ASTROLABIO’, duke ekzekutuar vendimet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për 18 shtetas shqiptarë dhe të huaj.



Operacioni u shtri në Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë.

Ky operacion është në sinkron me autoritetet gjyqësore dhe ato të zbatimit të ligjit shqiptare, italiane dhe greke, në kuadër të një Skuadre të Përbashkët Hetimore (JIT), e krijuar midis Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri, Seksionit Antimafia të Prokurorisë së Lecces, Itali, dhe të Prokurorisë së Përgjithshme të Apelit Athinë, Greqi, me koordinimin e EUROJUST (AJA) dhe ndihmën e EUROPOL-it, të cilët kanë zhvilluar ditën e sotme, një operacion të përbashkët për ekzekutimin e 47 masave të sigurimit personal të miratuara lidhur me hetimet e zhvilluara në kuadër të kësaj Skuadre të Përbashkët Hetimore. Operacioni është zhvilluar njëkohësisht në tri shtetet që janë pjesë e skuadrës dhe në disa vende të tjera.

Gjatë hetimeve të kryera nga Skuadra e Përbashkët Hetimore (JIT) është dokumentuar fakti se pjesëtarët e katër grupeve kriminale ushtronin në bashkëpunim ndërmjet tyre, aktivitetin kriminal të kontrabandimit të personave të ndryshëm nga Lindja e Mesme, me destinacion Italinë e Jugut dhe në vijim drejt vendeve të tjera të BE-së. Pjesëtarët e këtyre grupeve kriminale, pasi siguronin persona të ndryshëm, kryesisht në Irak, Siri, Egjipt e vende të tjera, kundrejt një shpërblimi monetar që varionte nga 5000 deri në 10000 euro, i kontrabandonin ato në rrugë tokësore dhe detare, duke iu mundësuar kalimin në mënyrë të paligjshme nga njëri shtet në tjetrin, me destinacion përfundimtar vendet e BE-së. Nga hetimi i përbashkët i kryer janë dokumentuar 30 episode kontrabandimi, me 1120 emigrantë.

Nga hetimet e kryera në Shqipëri, nga shërbimet e Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe agjencive të tjera ligjzbatuese, në bashkëpunim të ngushtë dhe me udhëheqjen e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK, janë dokumentuar shtatë episode kontrabandimi të personave nga Lindja e Mesme, të kryera në Tiranë, Korçë, Gjirokastër, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Sarandë.

Janë kapur në flagrancë edhe personat e kontrabanduar për të kaluar kufijtë shtetërorë në mënyrë të paligjshme, si dhe është dokumentuar aktiviteti kriminal i këtij grupi të strukturuar.

Gjithashtu janë sekuestruar mjete lundruese (skafe), një anije velierë, automjete, si dhe sende të ndryshme, të cilat shërbenin për kontrabandimin e personave në rrugë tokësore dhe nëpërmjet detit.

Pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin për caktim masash sigurimi të dhënë nga gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është urdhëruar arrestimi i 25 personave në Shqipëri, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, nga të cilët 18 janë shtetas shqiptarë dhe 7 shtetas të huaj (palestinez, irakianë, iranianë, egjiptianë dhe turq).

Hetimet e kryera nga kjo Skuadër e Përbashkët Hetimore (JIT) kanë konfirmuar dhe një herë faktin se vetëm një bashkëpunim i ngushtë ndërmjet autoriteteve gjyqësore dhe ligjzbatuese të shteteve të ndryshme mund të garantojë sukses dhe efektivitet në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.

Në këtë kontekst theksojmë gjithashtu kontributin dhe ndihmën e dhënë në hetimet e kryera nga kjo Skuadër e Përbashkët Hetimore (JIT), nga shërbimet e Zyrës së Ekspertëve të Sigurisë Tiranë të Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë Italiane, si dhe nga Projekti i Bashkimit Europian ‘Countering Serious Crime in the Ëestern Balkans – CSCËB IPA 2019’./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kokainë në Tabakino/ Arrestohet 26 vjeçari

Publikuar

-

Nga

Itinerari i qarkullimit të drogës për në Europë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë policore për një shtetas që në dyqanin e tij tabakino, posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike të forta në doza, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Fier finalizuan operacionin policor të koduar “Tabacino”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen “11 Janari”, Fier, në dyqanin tabakino në pronësi të shtetasit A. M., si edhe më pas gjatë kontrollit të banesës së tij, u gjetën në total dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 88 doza me lëndë narkotike kokainë, 40 grirëse bimore si ato që përdoren për përgatitjen e lëndës narkotike kanabis sativa, qeska dhe sende të tjera që përdoreshin për përgatitjen dhe shitjen e lëndës narkotike të llojit Kokainë.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 26 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”./CNA.al
LEXO TE PLOTE

Kronika

Trafikonin emigrantë nga Lindja e Mesme/ Si u prishën “planet” grupeve kriminale

Publikuar

-

Nga

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me operacionin për shkatërrimin e 5 grupeve kriminale që kontrabandonin emigrantë nga Lindja e Mesme drejt vendeve të BE.

Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj tha se në Shqipëri janë arrestuar 25 persona, 18 prej të cilëve janë shqiptarë.

“Eurojust dhe Europol kanë finalizuar operacionin për ekzekutimin e 47 masave. Gjatë hetimeve të kryera është dokumentuar fakti që pjesëtarë të katër grupeve kriminale ushtronin në bashkëpunim kontrabandimin nga Lindja e Mesme drejt Italisë me destinacion vendet e BE.



Ata siguronin persona të ndryshëm nga shtetet e Irakut apo Sirisë dhe i kontrabandonin. Janë dokumentuar 30 episode të ndryshme kontrabandimi. Janë dokumentuar 7 episode të kontrabandimit nga Lindja e Mesme në Tiranë, Korçë, Gjirokastër, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Sarandë. Është dokumentuar aktiviteti kriminal i këtij grupi të strukturuar. Pas kërkesës nga SPAK me vendim përcaktimin e masës së sigurimit është urdhëruar arrestimi i 25 personave në Shqipëri. 18 janë shqiptar dhe 7 janë të huaj. Palestinez, Iranian dhe turq”, tha Vocaj.

Në total janë goditur 4 grupe kriminale dy prej të cilave operonin nga Italia, një në Shqipëri dhe një në Turqi të cilat bashkëpunonin për trafikimin e klandestinëve. Nga ky operacion, janë lëshuar në total 47 masave të sigurimit personal, ndërsa janë prangosur 25 persona, 18 prej tyre shqiptarë. Nga hetimi i përbashkët janë dokumentuar 30 episode kontrabandimi të 1120 emigrantëve. Grupet fillimisht siguronin persona të ndryshëm në Irak, Siri, Egjipt dhe iu premtonin kalim drejt vendeve të BE-së kundrejt një shpërblimi monetar nga 5 mijë deri në 10 mijë euro./CNA.al

LEXO TE PLOTE