LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Duam makina të reja, lëvizim me të 99-ës”/ Erinda Ballanca kërkon luks dhe komoditet

5 Nëntor 2021, 09:51, Aktualitet CNA
“Duam makina të reja, lëvizim me të 99-ës”/

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca është ankuar sot  në Komisionin e Ligjeve, për makina të reja.

Automjetet që kanë, sipas saj janë amortizuar pasi i përkasin vitit 99.

?Mundësitë teknike nuk janë ato që duhet, lëvizim me automjete të viteve ?99 apo 2002. Shpenzojmë shumë të ardhurave për mirëmbajtjen e tyre, sesa në rast se do të blinim një mjet me parametra më të mira. Jemi munduar që shumë nga çështjet ti zgjidhim me donatorë, duke u munduar që të mos prekim shifrën që na vjen nga buxheti i shtetit?, -deklaroi Ballanca.

Ndër të tjera Ballanca këktoi buxhet për shtimin e stafit, me të paktën një person, që do të merrej me adresimin e çështjeve klimaterike dhe me mbrojtjen e gjeneratave të ardhshme.

 ?Ministria e Financave nuk na akomodon fondin total, dhe kjo ka të bëjë kryesisht me pagat e komisionereve, që kanë 2/3 e pagës së avokates së popullit. Është në kundërshtim me vetë ligjin. Çdo e drejtë që unë kam, ato duhet të kenë 2/3 e tyre. Unë kam shënuar numrin total të stafit të avokatit të popullit, që janë 56 persona, përfshirë stafet mbështetëse. Hera e fundit që Avokati i Popullit ka pasur një shtesë punonjësish në nivel teknik ka qenë në 2014. Kam bërë kërkesë në mënyrë të vazhdueshme rritjen e stafit, të paktën të kemi të shtuar një punonjës në nivel ndihmës komisioneri. AP është mbrojtës i mbrojtësve të të drejtave të njeriut?, është shprehur Ballanca./CNA.al

Lajmet e fundit nga